Ka shkuar në 40 numri i të vdekurve nga përmbytjet në tre qytete veriore të Turqisë. Autoritetet raportojnë se krahas tyre ka ende njerëz të humbur, të cilët po kërkohen ndërsa pamjet që vijnë nga vendi janë frikësuese. Nëpër rrjetet sociale janë duke qarkulluar video të qytetarëve që futen në detin e pushtuar ngë trungjet e zbritur nga mali për të nxjerrë trupa të vdekur, ndërsa sëfundmi është publikuar një foto satelitore që tregon plotësisht tmerrin që kanë përjetuar banorët e qytezës Bozkurt, e cila u godit më së shumti. Ölü bir bedeni ailesine, mezarına kavuşturmak için nasıl bir çaba…
Author: tirana
Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Bieta Sulo ka marrë një nismë shumë të veçantë duke kërkuar që të gjithë të postojnë nga një foto me vende plot gjelbërim për t’ju rikujtuar njerëzve sa i rëndësishëm është mjedisi. “Në raportin e fundit të OKB-së për mjedisin parashikoheshin vite më të nxehtë në vijim, kështu që le t’i përvishemi punës… meqë jemi me pushime e nisim nga Instagrami, si shenja sensibilizimi virtual për gjithë sa po i ndodh natyrës (jo vetëm) përgjatë këtyre ditëve”, shkroi Bieta. Mirëpo këtë nismë duket se moderatorja Balina Bodinaku nuk e ka pritur mirë, e cila…
Pas lajmeve se Shqipëria është në negociata për të strehuar shtetas afganë, kanë nisur edhe reagimet. Ish-ministri i LSI në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka deklaruar se Qeveria Shqiptare do ta pranojë këtë kërkesë të Amerikës por jo për humanizëm, po për politikë. Sipas Manjanit, Rama për të mbajtur pushtetin do t’u hapë dyert afganëve. “Amerika që ka shpenzuar 2.261 trilion dollarë për luftë kundër talebanëve dhe ku humbi rreth 180 000 njerëz atje, nuk paska sot një vendstrehim të përkohshëm në një shtet kufitar me Afganistanin për të strehuar bashkëpunëtorët e saj?! E meqë nuk ka atje, REUTERS…
Vëllezërit korçarë Stefi dhe Endri Prifti janë përballuar me një situatë të “sikletshme” mbrëmjen e djeshme. Ata ishin duke zhvilluar një koncert, por teksa po këndonin këngën popullore “Barbabro vasiliko”, në një lokal, akrepat e orës shënuan 11:01, pra kishte vetëm 1 minutë nga ora policore. Në videon e publikuar nga Stefi, dëgjohet vëllai i tij, Endri i cili thotë: “O shefi vetëm një minutë”. View this post on Instagram A post shared by Stefi Prifti (@stefi_prifti07)
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me lajmin e mirë se 23,342 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes këtë vit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama bën të ditur se që prej fillimit të këtij programi universal në vitin 2019, janë 95,524 fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes, 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë. “MIRËMËNGJES dhe me lajmin e bukur se 23,342 fëmijë që kanë sjellë gëzim për familjet e tyre këtë vit, kanë ardhur në jetë bashkë me bonusin e bebes falë mbështetjes…
Një 33-vjeçar, pronar i një firme ndërftimi në Durrës është arrestuar nga Policia për shkak të një aksidenti në punë që ka pësuar punonjësi i tij. 33-vjeçari i arrestuar akuzohet për veprën penale ”shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa 34-veçari i aksidentuar, është në gjendje të rëndë për jetën në spital. “Specialistët e Hetimit të Krimve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin M. P., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi duke punuar në një objekt është aksidentuar duke rënë nga lartësia, punonjësi i tij, shtetasi…
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka lëshuar një paralajmërim për sulme të mundshme terroriste në përvjetorin e 11 Shtatorit. Buletini i Sistemit Këshillimor për Terrorizmin Kombëtar tha se Shtetet e Bashkuara përballen me një “mjedis kërcënimi të shtuar” nga terroristët vendas “dhe ata të frymëzuar ose të motivuar nga terroristët e huaj dhe ndikimet e tjera të huaja”. Në raport citohet rritja e përdorimit të forumeve në internet për të ndikuar dhe përhapur narracionet ekstremiste të dhunshme dhe për të promovuar aktivitetin e dhunshëm”. Alarmi i radhës nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare vjen pas atij të bërë në janar…
Një 60-vjeçar është aksidentuar për vdekje mëngjesin e kësaj të shtune. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. 60-vjeçari është përplasur me makinë nga N. K., 71 vjeç, rreth orës 05:20. Këmbësori nuk mundi t’u mbijetonte plagëve ndërsa shoferi i mjetit tip “Benz” është vënë në pranga.
Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, përmes një shkrimi në gazetën “Sot” ka analizuar situatën politike në vend dhe jo vetëm. Braho e ka nisur shkrimin e tij me situatën e zjarreve, ku ngre dyshime mbi dorën që fshihet pas tyre. Sipas tij, shumë zjarre janë të qëllimshme dhe i vetmi person që e do Shqipërinë në flakë, është ish-kryeministri Berisha. Sipas Brahos, ai tani është në grahmat fundit për shkak të konfliktit me SHBA dhe do që të shohë vetëm tym e flakë. Nga ana tjetër, ai ka replikuar dhe me ata që kërkojnë që PS të mos futet…
Real Madrid është gati për sezonin e ri në La Liga. Ndeshja e parë do të zhvillohet në fushën e Alaves të shtunën në mbrëmje, duke filluar nga ora 22:00. Trajneri i ekipit spanjoll, Carlo Ancelotti ka prekur disa tema të ndryshme në prononcimin për mediet, mes tyre edhe Leo Messi. “Më ka befasuar largimi i Messit. Ai ka qenë një flamur i Barcelonës që kur ishte i vogël, por çdo futbollist mund të ndërrojë fanellë. E respektoj vendimin e klubit, por edhe të Leos. Ne duhet të konkurrojmë me Barcelonën për të fituar titullin. Me apo pa Messin, katalanasit…
Administrata e Presidentit Joe Biden ka zhvilluar bisedime të fshehta me më shumë vende sesa ato që ishin bërë publike për të siguruara marrëveshje, me qëëllim strehimin e përkohshëm të afganëve, që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, kanë deklaruar katër zyrtarë amerikanë për agjencinë Reuters. Diskutimet e pa raportuara më parë janë Kosova dhe Shqipëria. Admiministrata e Biden nga diskutuar me këro dy vende, duke arritur marrëveshje për të strehuar afganët nga hakmarrja talebane, derisa të përfundojë procesi i miratimit të vizave të tyre amerikane. Vendet e thera me të vilat po negocion SHBA janë edhe Kazakistani, Taxhikistani…
Një bazë ushtarake në Uashington ka njoftuar se ka mbyllur objektet e saj sot për shkak të pranisë së mundshme të një personi të armatosur. Ky i fundit përshkruhet si një njeri me ngjyrë, me gjatësi mesatare, i cili u pa “duke mbajtur një çantë Gucci” në bazë. “Ekziston një person i armatosur i mundshëm në Bazën e Përbashkët Anacosta-Bowling ,” tha faqja e bazës ushtarake në Facebook, duke i bërë thirrje kujtdo që e shihte burrin të ikte ose të fshihej. Burri u gjet për herë të fundit në anën jugore të bazës, sipas njoftimit në Facebook.