Paloma është një nga konkurrentet e “Big Brother VIP Albania”, e cila ka marrë goxha vëmendje nga ndjekëdit e programit. Ajo është vlerëduar shumë për energjinë dhe pozitivitetin të transmeton e duket një nga banoret më aktive në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Bashkëshorti i saj, Alandy, ishte sot i ftuar në emisionin “Live From Tirana”. Paloma dhe Alandi, së bashku janë prindër të vajzës 6-vjeçare të quajtur Luna. Ai ka treguar me humor se tashmë që Paloma është pjesë e “Big Brother VIP” atij i ka mbetur e gjithë koha e duhur për të bërë të gjitha punët.…
Author: tirana
Talebanët kanë arritur të marrin nën kontroll Asadabad, kryeqytetin e Provincës Kunar si dhe disa qytete të tjera. Në fakt, në vetëm 8 ditë talebanët kanë arritur të marrin nën kontroll 20 nga 34 provincat afgane, edhe pse më të pakët në numër krahasuar me Forcat Afgane të Sigurisë që janë rreth 170 mijë apo trefish më tepër. Por gjatë ditës së sotme, talebanët kanë arritur të sekuestrojnë disa helikopterë të lënë pas nga ushtria amerikane. Helikopterët janë luftarakë të modeleve UH-60 Blackhawk dhe dy Mi-17 që ndodheshin në aeroportin e Kandaharit.
Rihapet portali e-Albania për regjistrimin online të fëmijëve në shkolla. Gjimnazi “Ismail Qemali” në kryeqytet ka publikuar kriteret ku për periudhën 15 – 30 gusht prindërit do të kenë mundësinë e regjistrimit përmes portalit e-Albania të nxënësve,në klasën e X: 1-për nxënësit që janë në hartën e shkollave të cilat i mbulon gjimnazi; 2-për ata nxënës që janë jashtë juridiksionit të shkollës sonë. Në këtë rast u jepet mundësia prindërve të bëjnë kërkesën, si dhe të parashtrojnë arsyen e regjistrimit në gjimnazin “Ismail Qemali”👍 Regjistrimi do të jetë vetëm përmes portalit e-albania. Në rast se shkolla do të ketë kapacitet…
Plagoset me armë zjarri një 25-vjeçar në Laç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, teksa Policia e Komisariatit Kurbin, ka marrë informacion se në lagjen nr.2 Laç është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E.P. (T) 25 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit K.K. (I) 27 vjeç, banues në Kurbin, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes. Shërbimet e policisë në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar…
Kina po e shqyrton prej vitesh, por kohët e fundit, zërat për ndërtimin e një rruge tregtare ujore nga Ballkani në Europë, përmes lumenjve, janë shtuar. Ky projekt do të ishte pjesë e nismës “One Road, one Belt” për të mbushur hendekun e infrastrukturës përgjatë rrugëve tregtare drejt Afrikës, Azisë dhe Europës. Ky projekt gjithashtu sinjalizon ambicien e Kinës për të luajtur një rol edhe më të spikatur në çështjet globale. Kina tashmë ka arritur të ketë një ndikim të fortë në Mesdhe duke zotëruar portin më të rëndësishëm të Greqisë, portin e Pireut, përmes kompanisë COSCO. Kompania po e…
Një 24-vjeçar ka goditur me grusht në kokë efektivin e policisë në Pogradec. Bëhet me dije i riu me iniciale A. M., 24 vjeç, banues në Fier, mbrëmjen e djeshme, përballë një lokali në rrugën e Volorekës, Pogradec, ka kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë dhe ka goditur me grusht në kokë, njërin prej tyre. Pas kësaj ngjarje policia ka bërë të mundur arrestimin e të riut nga Fieri. Njoftimi i policisë: Qarku Korçë Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit…
“Mos u ngjit lart, nuk do të të pëlqejë ajo që do të gjesh”, ishte letra e fundit që i la të birit Shkëlqim Bedeli, autori i krimit makabër në Itali. Para se të vriste veten, 56-vjeçari i la këtë mesazh djalit, i cili kishte shkuar me pushime dhe e kishte vendosur në një tabelë para se të hynte në apartament. Ngjarja e rëndë ndodhi në San Martino të Italisë në mëngjesin e dy ditëve më parë. Shkëlqim Bedeli, 55-vjeç dhe Shegushe Paeshti, 55-vjeç, burrë e grua që kanë jetuar në Itali për gati 20 vjet u gjetën të pajetë…
Një 50-vjeçar është arrestuar nën akuzën e falsifikimit të lejeve të qëndrimit dhe të kalimit të emigrantëve në shtete fqinje. Pas hetimeve 2 mujore, u arrestua në flagrancë Nikolla Jesku, 50 vjeç, i cili falsifikonte lejet e qëndrimit të emigrantëve të paligjshme apo edhe ato të kalimit të tyre në shtet fqinje. Policia ndërkohë vijon hetimet për rastin pasi dyshohet se ka dhe bashkëpunëtorë të tjerë në Korçë dhe Devoll.
Nuk janë vetëm gjendjet e llogarisë bankare që ndajnë të pasurit nga klasa e mesme. Njerëzit më të pasur, më të suksesshëm kanë tendencë të mendojnë ndryshe. “Të pasurohesh fillon me mënyrën se si mendon dhe çfarë beson për të fituar para,” shkruan milioneri Steve Siebold në “Si mendojnë njerëzit e pasur”, të cilën ai e shkroi pasi studioi milionerë për mbi 25 vjet. Pas qindra intervistave, Siebold zbuloi se “nuk ishte mungesa e dëshirës që i pengon masat të pasurohen, por mungesa e besimit në aftësinë e tyre për ta bërë atë të ndodhë.” Ja cilat janë gjashtë truket…
Rey Manaj është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës. Klubi katalanas njofton se lushnjari, së bashku me Depay e Garcia janë federuar në La Liga si pjesë e ekipit A. Problemet ekonomike të klubit kanë bërë disa nga lojtarët që të ulin pagat më shumë se dyfish. Gerard Pique ka pranuar të ulë ndjeshëm pagën, duke regjistruar lojtarët e tjerë në La Liga. Kështu, sulmuesi i kombëtares ka marrë një asist duke qenë pjesë e ekipit A të Koeman. Pritet që Manaj të jetë alternativë te Barcelona, që për këto probleme nuk federoi dot kontratën e Messit në La…
Ministria e Drejtësisë ka vendosur t’u japë mbrojtje të posaçme punonjësve të Policisë së Burgjeve apo drejtuesve të tyre në rastet kur u kanoset jeta. Nëpërmjet një udhëzuesi të botuar në fletoren zyrtare, Ministria përcakton mbrojtje të tyre, familjarëve apo pronës për një afat deri në deri në katër muaj. “Punonjësit e Policisë së Burgjeve dhe drejtuesit e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale, të cilëve për shkak të detyrës që kryejnë ose kanë kryer u rrezikohet jeta, familja apo prona nga veprime të paligjshme të të tretëve, kanë të drejtë t’u sigurohet mbrojtje e veçantë fizike nga Policia e…
Ndonëse Festivali i Birrës së Korçës ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, nuk është i vetmi festival që po mbahet në vend. Shumë Bashki, nga jugu në veri janë duke organizuar koncerte, panaire dhe evente të ndryshme ku në qendër është kultura, tradita, arti, muzika mbarëshqiptare. Një prej tyre është edhe Lezha, qyteti që duket se ka patur një sezon të mirë turistik është duke zhvilluar një koncert me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare që prej ditësh tashmë mbahet në sheshin “Skënderbej”. Gjatë pjesëmarrjes së Sabri Fejzullahut, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, teksa e ka…