Policia e Shkodrës bëri të mundur arrestimin e Kastriot Gurajt, një 44-vjeçari i cili u kap duke transportuar lëndë narkotike. Policia kishte marrë disa informacione se disa persona kishin kultivuar bimë narkotike canabis sativa, në zonën Rapshë, Malësi e Madhe, dhe po e transportojnë në drejtim të Vermosh-Koplik. Policia bllokoi mjetin që tranportonte lëndën narkotike në gjendje të njomë. Guraj i cili u ndalua nga efektivët do të akuzohet për veprat penale ”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim. Guraj ka qënë i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihmë për…
Author: tirana
Qeveria e Haitit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi një tërmet me magnitudë 7.2 goditi vendin të Shtunën, duke lënë të paktën 1,297 njerëz të vdekur dhe më shumë se 5,700 të plagosur, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të vendit. Tërmeti shkatërroi 13,694 shtëpi dhe dëmtoi 13,785 të tjera, thanë zyrtarët e agjencisë së mbrojtjes civile. Shkatërrimi ka shtyrë spitalet në prag dhe ka bllokuar rrugët që do të mbartnin furnizime vitale. “Kur bëhet fjalë për nevojat mjekësore, kjo është urgjenca jonë më e madhe. Ne kemi filluar të dërgojmë ilaçe dhe personel mjekësor në objektet që preken,” tha kryeministri Ariel…
Qytetarët maqedonas kanë protestuar ditën e djeshme në Shkup kundër masave të reja anti-Covid që hyjnë sot në fuqi. ‘’Stop vaksinimit të dunshëm’’ ishte motoja e maqedonasev të cilët nuk pranojnë masat e reja nga qeveria që prekin kryesisht të pavaksinuarit. Fillimisht protesta nisi para parlamentit dhe përfundoi tek qeveria. Maqedonia e Veriut nuk është rasti i parë dhe i vetëm që me masat kufizuese do të diferencojë të vaksinuarit nga të pavaksinuarit.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot, për të diskutuar në lidhje me situatën në Afganistan. Lajmin e bëri të ditur një burim diplomatik për CNN. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres pritet të informojë Këshillin, me konsultimet private që do të pasojnë, tha po i njëjti burim. Në fjalimet e së Premtes, Guterres u bëri thirrje talebanëve të ndalojnë ofensivën e tyre në Afganistan dhe nuk u përgjigj drejtpërdrejt kur u pyet se çfarë do t’u thoshte atyre që mendojnë se Afganistani është braktisur nga bashkësia ndërkombëtare.
Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime në ultësirën perëndimore, Ndërsa kalime të pakta vranësirash do të ketë përgjate zonave malore. Por në orët vijuese vranësirat do të bëhen më të dukshme, duke u shfaqur dhe në zonën e ulët. Temperaturat e ajrit do të rriten ne mengjes, por mbeten kostante ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 38°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi 40 km/h nga drejtimi Jugor -Jugperendimor duke krijuar ne det dallgëzim 4 balle. Rajoni dhe Europa: Pjeserisht Europa Qendrore do te jete me vranesira te cilat do te…
Qarku i Kukësit edhe pse ka normat më të larta të lindjeve në vend në raport me vetveten ka shënuar rënien më të madhe të lindshmërisë në rang vendi në katër vitet e fundit me rreth 28%, sipas te dhënave te përpunuara nga INSTAT. Pas Kukësit më rënie drastike të lindshmërisë janë për përballuar edhe qarqet e Fierit (-27%), Vlora me (-26%) dhe Berati po me (-26%) gjatë periudhës 2017-2021. Të dhënat tregojnë se, qarqet më rënien më të madhe të lindjes kanë edhe shifra të larta të zhvendosjes së popullsisë si brenda dhe jashtë vendit. Vala e azilkërkuesve që…
Dashi Do të përjetoni një surprizë që do të ketë të bëjë me çështjet tuaja financiare, një dokument ose shfaqjen e një angazhimi të ri profesional. Do të jetë shumë e rëndësishme këtë javë të ruheni nga vendimet e nxituara në lidhje me premtimet joshëse. Kontrolloni emocionet, të cilat gjithashtu mund të jenë armiku juaj. Kini kujdes me ofertat, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me punë jashtë vendit, ose me punë që ju sjellin fitime të shpejta. Kini kujdes nga çdo formë mashtrimi ose manipulimi nga njerëz ose kompani që nuk i njihni. Emocionalisht, java do të jetë dinamike…
Jorgji Qirjako, filolog, historian, përkthyes i më shumë se 70 veprave ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, në Londër. Qirjako ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, veçanërisht në organizimin e Muzeut Historik të Kolonjës, duke e bërë atë një nga muzetë më të pasur me objekte arkeologjike, që nga lashtësia dhe me mjaft vepra të artistëve të njohur, si Odise Paskali, Janaq Paço, Thoma Thomai, Llazar Nikolla, Guri Madhi, Agim Nebiu e shumë të tjerë. Po ashtu, Muzeu i Kulturës Popullore, Muzeu i Arsimit në Rrethin e Kolonjës, si edhe Muzeu i Borovës kanë si hartues projekti zotin Qirjaqi, i…
Luftëtarët talebanë hynë në pallatin presidencial të Afganistanit disa orë pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi, duke shënuar një moment historik në marrjen e kontrollit nga grupi kryengritës. Duket se përfaqësuesit talebanë biseduan me qeverinë për orë të tëra se kush do të sundonte kombin. Më pas situata vijoi me përparimin e shpejtë të grupit militant në të gjithë vendin, ku morën pushtetin në mbi dhjetëra qytete kryesore, shpesh me pak ose aspak rezistencë. Kush janë talebanët? Taleban është një organizatë sunite islamike që veprojnë kryesisht në Afganistan dhe Pakistan. Ata u formuan në 1994 nën udhëheqjen e…
Një aksident ka ndodhur në orët e mesnatës në lagjen Vasil Shanto në Tiranë. Në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku shikohet qartë në një video të publikuar nga FaxWeb, që në aksident është edhe një makinë tip BMW me targa angleze. Deri në këto momente nuk dihet nësa ka të lënduar por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Aksidenti ka shkaktuar trafik në rrugë.
Kolonel Dritan Demiraj i cili ka udhëhequr disa misione të forcave shqiptare në Afganistan i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se “Përkthyesit afganë kanë qenë pjesë shumë e rëndësishme e misioneve tona. Pa mbështetjen e tyre”, thotë ai “do te ishte e pamundur realizimi me sukses i misioneve tona”. “Puna e tyre konsistonte jo vetëm në përkthimin e takimeve me liderët e Shuras të fshatrave që takonim 2-3 herë në javë, por edhe në grumbullimin e inteligjencës kur kalonim netët pas misioneve në stacionet e policisë dhe shkëmbenim me orë biseda me përfaqësuesit e policisë dhe ushtrisë kombëtare…
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është takuar me shkrimtarin tonë të shquar, Ismail Kadare. “Një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë”, e cilëson ajo gjeniun e gjallë të letrave shqipe. Kim zbulon se kanë folur në veçanti për veprën e tij “Identiteti evropian i shqiptarëve”, ese për të cilën thotë se është aq bindëse saç ishte edhe në 2006 kur u shkruajt nga Kadare.