Author: tirana

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump i ka kërkuar Joe Biden të japë dorëheqjen. Trump ka deklaruar se ajo çfarë Biden ka bërë në Afganistan kohët e fundit është legjendare dhe situata aktuale është një turp. “Koha që Joe Biden të japë dorëheqjen në turp për atë që ka lejuar t’i ndodhë Afganistanit, së bashku me rritjen e jashtëzakonshme të COVID, katastrofën e kufirit, shkatërrimin e pavarësisë energjetike dhe ekonominë tonë të gjymtuar. Nuk duhet të jetë një punë e madhe, sepse ai nuk u zgjodh në mënyrë legjitime në radhë të parë!”- tha Trump. Po ashtu Trump thekson se ky…

Read More

Rudina Hajdari, e cila nuk arriti të fitonte mandatin e deputetes në zgjedhjet e 25 prillit ka festuar ditëlindjen e saj të 34-të. Mirëpo, si rrallëherë, është publikuar një foto e politikanes nga koha kur jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ndoshta, ish-deputetja mund të ketë qenë në periudhën që ndiqte studimet dhe ka pasur mundësi të eksperimentojë me pamjen e saj, për shkak të moshës dhe që atëherë nuk ishte ende pjesë e politikës. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ‘look-u’ i Rudinës, e cila shfaqet në praninë e dy mikeshave me flokët shumë të shkurtër, në…

Read More

Në Shqipëri varianti Delta po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin. Pas Tiranës, Shkodra eshte qarku me numrin më të lartë të rasteve pozitive me Covid 19. Sipas epidemiologes Dhurata Hysa nga 300 testime në një ditë rreth 30 prej tyre rezultojnë pozitive. Në një pronocim për Fax News ajo u shpreh se më të prekur nga ky variant është grupmosha 20 – 45 vjeç , por nuk janë të përjashtuar dhe fëmijët .Nderkohe rritja e numrit te infektuarve me mutacionin Delta ka sjelle shtrime në spitalin e Shkodrës . “Javët e fundit ka pasur një numër të madh…

Read More

Një numër shtetesh kanë nisur evakuminin e shtetasve të tyre nga Kabuli. Një grua afgane e cila mbërrin në Dehli e tronditur thotë se nuk e beson se bota po e braktis Afganistanin. Ajo thotë se ka frikë që miqtë e saj do të vriten. Nuk dua ta besoj që bota po braktis Afganistanin. Ata do të na vrasin. Gratë tona nuk do të kenë më të drejta” thotë gruaja duke qarë në një prononcim për gazetarët sapo zbriti në aeroportin e Dehlit. Dhe një ish deputet afgan thotë se askush nuk e di më se çfarë do të ndodhë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se nga 1-15 gusht, Shqipëria është vizituar nga të huajt 4.5% më shumë sesa e njëjta periudhë në vitin 2019. “Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë #ShqipëriaeArdhmjaJonë”, shkruan Rama.

Read More

Tifozët Kuq e Zi kanë nisur aksionin kundër mbajtjes së koncertit të këngëtarit serb Goran Bregoviçit në qytetin e Korçës. Ata kanë sulmuar duke hedhur bojë të kuqe në objektin e Bashkisë së Korçës, duke paralajmëruar njëherësh se ky është edhe aksioni i parë dhe nuk do të ndalen. “Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë. Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin. Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook. Ky grupim i ka kërkuar bashkisë…

Read More

Një qytetar ka krikuar në Facebook, kryeministrin Rama për vendimin për të strehuar afganë në Shqipëri. Qytetari nuk është kundër ardhjes së afganëve, por i shkruan Ramës se merr vendime në kokën e tij pa u diskutuar me asnjë. ”O Edi ti po sillesh sikur t’a kesh cliruar ti ket vend ,dhe po e përdore sikur te jete pron e jotja ,nuk jam kundra emigranteve po jam kundra sjelljes Tana ,te duket vetja se je baba i gjith kombit dhe i merr vendimet vete pa e diskutu me njeri ,mos harro se nuk ashte pron e jotja Shqiperia ,kan luftu…

Read More

Pas Shqipërisë dhe Kosovës edhe Maqedonia e Veriut po bashkëpunon me autoritetet amerikane dhe ato të Aleancës Veri-atlantike (NATO) për të strehuar civilët afganët. Situata e sigurisë në Afganistan është përkeqësuar që prej kohës kur trupat ndërkombëtare, në krye me SHBA-në, njoftuan në maj se deri më 31 gusht do të tërhiqen nga vendi. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha për Radion Evropa e Lirë se autoritetet po bëjnë përgatitje për strehimin e afganëve, “Qeveria në komunikim me partnerët amerikanë dhe të NATO-s ka ofruar të strehojë civilë afganë të cilët ikin nga zhvillimet atje dhe…

Read More

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në rrugën me kalldrëm që të çon drejt Kalasë së Beratit. Dy të rinj, Suela dhe Erald Xhafa, kanë qenë zbritur me motor nga Kalaja në drejtim të qytetit, por janë përplasur me një mjet tip “Benz”, që ndodhej i parkuar në anë të rrugës. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe dy të rinjtë kanë përfunduar pa ndjenja në tokë. Të plagosurit Suela dhe Erald Xhafa janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Berat në gjendje të rëndë. Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se gjendja e tyre është tejet kritike…

Read More

Vijon pa u ndalur puna për shuarjen e zjarreve në vend. Ministria e Mbrojtjes deklaron se aktualisht po punohet për vatrën e shfaqur në anën tjetër të Malit të Tërbunit e cila është zhvilluar nën ndikimin e erës. 42 efektivë të FA dhe rreth 30 forca te pushtetit vendor po punojnë për vatrat e zjarrit në fshatin Flet në bashkinë e Fushë-Arrëzit dhe në fshatin Dardhë ku situata është delikate dhe po punohet nga ajri me helikopterin tonë për ta izoluar. Në fshatin Thirrë aktualisht situata është më e qetë dhe punohet për vënien nën kontroll të vatrave, ndërkohë vijon…

Read More

Japonia është tërhequr më shpejt sesa është parashikuar nga rënia ekonomike, e nxitur nga pandemia e koronavirusit, në prag të Lojërave Olimpike të Tokios. Të dhënat zyrtare tregojnë se ekonomia e tretë më e madhe në botë është rritur dy herë më shumë sesa është parashikuar në periudhën prill-qershor. Mirëpo analistët kanë paralajmëruar se rritja do të jetë modeste këtë çerek, pasi gjendja e jashtëzakonshme është rikthyer për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ndërkohë, të dhënat e reja tregojnë se rimëkëmbja ekonomike e vendit fqinj, Kinës, është duke humbur ritmin. Prodhimi dhe shitjet me pakicë në Kinë është thënë se…

Read More

Dy fëmijë shqiptarë emigrant në Gjermani, rezultojnë të zhdukur prej 7 muajsh. Ata jetonin me të ëmën në Gjermani dhe në atë vend dyshohet se është bërë rrëmbimi i tyre. Aktualisht të miturit po kërkohen nga autoritetet spanjolle të Tenerife. Zhdukja, është denoncuar nga mamaja e fëmijëve e cila tha se fëmijët janë marrë nga babai i tyre dhe nuk dihet se ku janë. Dy fëmijë shqiptarë rezultojnë të zhdukur prej 7 muajsh. Fëmijët kishin prindër emigrantë në Gjermani, ku është bërë dhe rrëmbimi i tyre. Nëna ka bërë denoncimin më 17 janar të këtij viti për rrëmbimin e fëmijëve…

Read More