Në Shqipëri varianti Delta po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin. Pas Tiranës, Shkodra eshte qarku me numrin më të lartë të rasteve pozitive me Covid 19. Sipas epidemiologes Dhurata Hysa nga 300 testime në një ditë rreth 30 prej tyre rezultojnë pozitive.
Në një pronocim për Fax News ajo u shpreh se më të prekur nga ky variant është grupmosha 20 – 45 vjeç , por nuk janë të përjashtuar dhe fëmijët .Nderkohe rritja e numrit te infektuarve me mutacionin Delta ka sjelle shtrime në spitalin e Shkodrës .
“Javët e fundit ka pasur një numër të madh të rasteve të reja, në Shkodër ka numër të lartë të të testuarve dhe janë të shpërndarë, 10% janë pozitive.
Rastet janë të variantit Delta, vijnë nga jashtë dhe për shkak të grumbullimeve vijnë këto. Në ditë nga 200 deri në 300 raste, varianti ka një transmetueshmëti shumë të lartë.
Sa i përket simptomave janë si të Covid-19, dallimi është i ulët, me dhimnje koke, gryke dhe shenja të tjera dhe sigurisht virusi vepron shumë shpejt në gjendjen shëndetësore. 40-45 vjec janë më të prekurit, përqindja më e lartë janë të pavaksinuar, edhe sikur me një dozë të vetme vaksine janë më të mbrojtur”– u shpreh epidemiologia.
