Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka aprovuar rekomandimin e dhënë nga trupa profesionale kompetente-Komiteti për imunizim kundër COVID-19, për plotësimin e Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19. Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12-vjeç, plotësimi i planit përfshin vaksinimin e personave mbi 16-vjeç me vaksinën Pfizer dhe të grup-moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore. Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 5.646 testime, 740 qytetarë kanë rezultuar pozitiv sot me virusin COVID-19. Sipas…
Author: tirana
Komuniteti Mysliman Shqiptar është shprehur se shqiptarëve u takon të jenë mikpritës dhe bujar me afganët që do të vijnë në Shqipëri. Komuniteti Mysliman ka shprehur gatishmërinë për t’i dhënë ndihmën në lidhje me afganët nëse është e nevojshme. “Mysafiri është amanet i Zotit për mikpritësin”, shkruan komuniteti Mysliman ndërsa u bën thirrje besimtarëve të tregohen bujarë me afganët që do të vijën këtu. “Me emrin e Zotit, Mëshiruesit Mëshirëbërësit! Të dashur qytetarë, myslimanët anë e kënd botës, këto ditë, janë në muajin e parë të vitit të ri hixhri. Viti i ri në fenë islame është përkujtimi i emigrimit…
Ministria e Mbrojtjes informon sërish mbi situatën e zjarreve në vend, ku thekson se vazhdon të jetë akoma problematike situata me flakët në Malin e Tërbunit në Pukë. Sipas MM, 50 efektivë të FA, 12 zjarrfikës, 8 punonjës të shërbimit pyjor, 20 vullnetarë po punojnë për mbajtjen në kontroll te situatës që të mos rrezikohet kurora e qytetit te Pukës. Gjithashtu, sipas ministrisë, situata vijon të jetë problematike edhe në fshatin Dardhë, Thirrë dhe “Majën e Rrunës”, si dhe është riaktivizuar vatra e zjarrit ndërmjet fshatrave Drisht, Mazrek, Lundertune dhe Rragam në njësinë administrative Guri Zi dhe Pobtribe, duke e…
Gazetarja e mediumit CNN, Clarissa Ward është mbuluar me hixhab (veshje për gratë myslimane)në mënyrë që të raportojë ngjarjet në Kabul. Në lidhjet e drejtpërdrejta, Ward është parë me një hixhab dhe e rrethuar nga talebanët, teksa raportonte mbi ngjarjet e ndodhura në Afganistan dhe përshkruante situatën e ndodhur në vend. “Në rrugët e Kabulit sot- ndjej se jemi dëshmitarë të historisë“, shkruan ajo në Twitter.
Zarifa Ghafari, zyrtarja e lartë në Afganistan, ndodhet në rrezik pasi i gjithë shteti është në duar të talebanëve. “Jam ulur këtu duke pritur që ata të vijnë. Nuk ka asnjë që të më ndihmojë mua apo familjen time. Ata do të vijnë për njerëz si unë, të më vrasin”, janë fjalët zemërthyese të Zarifa Ghafarit. Fjalë rrëqethëse nga kryebashkiakja e parë femër e guximshme Zarifa Ghafari. Gjithçka duket e parëndësishme pranë britmave të grave afgane”, shkruan në Twitter novelistja Elif Shafak. Për të tillë postim ka reaguar dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Shumë e…
Gjermania duhet të evakuojë urgjentisht deri në 10.000 njerëz nga Afganistani për të cilët ka përgjegjësi. Ishte kjo deklarata e kancelares Angela Merkel drejtuar kolegëve të partisë, duke paralajmëruar se pasojat nga konflikti do të zgjasin për një kohë shumë të gjatë. Vërejtjet, të bëra në një takim me dyer të mbyllura të partisë së saj të Unionit Kristian Demokratik (CDU) të hënën dhe të transmetuara nga pjesëmarrësit në takim, pasqyrojnë shqetësimin në rritje për gjakderdhjen në Afganistan pasi talebanët kapën kryeqytetin dhe shpallën paqen. “Ne jemi dëshmitarë të kohëve të vështira,”.Tani ne duhet të përqëndrohemi në misionin e shpëtimit”-…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot për “The Guardian”, lidhur me pranimin e kërkesës së SHBA për të strehuar qindra afganë, të cilët rrezikohen nga talebanët. Kryeministri Rama është shprehur për medien britanike se Shqipëria do të presë emigrantët nga Afganistani, pasi e di se si është të jetosh nën një diktaturë. “Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe dua t’u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri. Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet…
Brenda 24 orëve të fundit, 2 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit. Të dy viktimat janë nga Tirana dhe nga Elbasani, të moshave 53 dhe 80 vjeç. Sa i përket rasteve të reja, nga 2,183 testime të bëra, kanë dalë pozitivë 200 persona, ndrësa janë shëruar 27 të tjerë. Edhe për sot, rekordin me raste të reja e mban Tirana, e cila shënon qindra të infektuar. Ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 47 pacientë, por nuk bëhen me dije detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë i…
Një vatër e re zjarri është krijuar pak momente më parë në fshatin “Andon Poçi”, në qytetin e Gjirokastrës. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se situata paraqitet e rënduar dhe tepër agresive në një zonë me shkurre në hyrje të fshatit. Ndërkohë që dhjetëra forca policore kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët. Situata jo e favorshme e motit me erë të fortë po i ndihmon flakët të cilat po afrohen drejt banesave.
Ndërsa Afganistani ka rënë në duart e talebanëve, një grua 24-vjeçare në Kabul tregon se ka parë përreth saj “fytyrat e frikësuara të grave dhe fytyrat e shëmtuara të burrave që urrejnë gratë”. Një studente e cila ka kërkuar anonimat shkroi në “The Guardian”: “Si grua, ndjehem sikur jam viktimë e kësaj lufte politike që burrat e filluan. Ndihem sikur nuk mund të qesh më me zë të lartë, nuk mund të dëgjoj më këngët e mia të preferuara, nuk mund të takoj më miqtë e mi në kafenenë tonë të preferuar, nuk mund të vesh më fustanin tim të…
Nichole Scherzinger është padyshim një nga këngëtaret me fizikun më të mirë. Në çdo dalje të saj publike ajo shfaqet e kuruar dhe hiret e saj bien shumë në sy. Ashtu siç ka ndodhur së fundmi, teksa anëtarja e grupit të famshëm ‘Pussycat Dolls’, paneliste në ‘The Masked Singer’, një shoë televiziv që transmetohet të dielën në mbrëmje është shfaqur me një fustan të gjelbër. 43- vjeçarja mahniti me format e saj dhe fustani i saj i shkurtër që zbulonte më së miri këmbët e saj na treguan se Nicole nuk njeh moshë. Me detajin e një rripi të hollë…
Në Kabul të Afganistanit ndodhet edhe një shtetase shqiptare, e cila punon aty prej vitesh për llogari të një OJF-je ndërkombëtare. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtem e Shqipërisë për Neës 24. Ministria njofton se informacionin për shqiptaren e ka marrë pak orë më parë, pasi vajza nuk kishte deklaruar më parë pranë autoriteteve shqiptare që ishte në Afganistan. Ajo ka dhënë alarmin nga Kabuli, pasi situata në Afganistan u tensionua dhe vendi ra në duart e talebanëve. Siç thekson Ministria e Jashtme prej 24 orësh amerikanët po punojnë për të nxjerrë shqiptaren nga Afganistani.