Author: tirana

Presidenti Biden po flet në konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me situatën në Afganistan. Në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv, ai thotë se ekipi i tij i sigurisë kombëtare po “monitoron nga afër” situatën në terren në Afganistan. Në vërejtjet e para të presidentit që kur qeveria afgane ra në duart e talebanëve, ai thotë se misioni amerikan në Afganistan “kurrë nuk ishte menduar të ishte ndërtim kombi”, por përkundrazi ishte projektuar për të parandaluar “një sulm terrorist në tokën amerikane”. “Ne nuk mund të lejonin që të vriteshin amerikanë, kur vetë afganët nuk janë në…

Read More

Të tjera vaksina anti-Covid kanë mbërritur këtë mbrëmje në vendin tonë. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili thekson se sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza 44,460 doza të vaksinës Pfizer. Mesazhi i Ramës: 44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”👉duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv🙏 #MbroShëndetin #VaksinatShpëtojnëJetë💉 #ShqipëriaBuzëqesh🌼

Read More

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, reagoi për situatën kaotike të krijuar në Afganistan, me marrjen e pushtetit nga talebanët. Në një fjalim televiziv të dhënë këtë mbrëmje, Macron deklaroi se duhen larguar me urgjencë të gjithë bashkëatdhetarët dhe afganët që kanë punuar për Francën. “Gati 800 njerëz janë tashmë në tokën franceze”, tha Kreu i Shtetit Francez, duke shtuar se “dy aeroplanë ushtarakë dhe forcat tona speciale do të jenë në vend në orët në vijim për të kryer evakuimet e fundit”. Ai u shpreh se është nder për Francën që të mirëpresin personat e kërcënuar nga talebanët, ndërsa theksoi…

Read More

Kanalet kryesore televizive të Afganistanit janë ende duke transmetuar, por me disa dallime të dukshme – përfshirë zhdukjen e të gjitha prezantuesve femra nga ekrani. Ka pasur një rritje të madhe të komenteve të favorshme për talebanët në kanale të tilla si TV Kombëtar i Afganistanit shtetëror dhe Tolo Neës, Ariana, Shamshad dhe 1TV në pronësi private. Pak kritika ndaj grupit janë parë deri më tani në çdo televizon dhe është ndaluar transmetimi i muzikës dhe telenovelave. Tolo Neës dhe 1TV kryesisht kanë përsëritur programet e transmetuara dje, ndoshta për shkak të vështirësive me punën e tyre. Televizioni shtetëror, i…

Read More

Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore duhet të japin ndihmë për vendet fqinje me Afganistanin për t’i ndihmuar ata të përballen me fluksin e afganëve që po arratisen nga talebanët. Kjo është ajo që ka thënë Angela Merkel gjatë një konference për shtyp, në të cilën komentoi situatën në Afganistan. Ajo ka thënë se misioni në Afganistan nuk ishte edhe aq i sukseshëm, duke dalë hapur kundër deklaratës së bërë nga SHBA-të, që deklaruan se kishin dalë me kokën lart nga Afganistani. “Ne duhet të sigurohemi që shumë njerëz që kanë shqetësime dhe shqetësime të mëdha edhe pse nuk kanë…

Read More

Princ Leka së bashku me vajzën e tij Princesh Geraldinë ka përshëndetur ndjekësit në rrjetet sociale nga pushimet e tyre. Në një foto në Instagram Leka duke mbajtur mbi supe vogëlushen Geraldinë, tregon se kanë zgjedhur Gjirin e Lalëzit si destinacion pushimesh këtë vit. Princ Leka në foto është me flokë të shpushpurisura dhe ka lënë mjekër, ndërkohë që vogëlushja Geraldinë është duke buzëqeshur. “Duke ju përshendetur nga pushimet e verës me beben Geraldinë“, shkruan Princ Leka. View this post on Instagram A post shared by HRH Crown Prince Leka (@princleka)

Read More

Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet pas pak vendit nga Shtëpia e Bardhë lidhur me përpjekjet për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani. Tërheqja e planifikuar e forcave amerikane u shoqërua me disa viktima në aeroportin e Kabulit të hënën, ndërsa mijëra njerëz u përpoqën të largohen nga Afganistani një ditë pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët. Shtëpia e Bardhë tha se zoti Biden do të kthehet në Uashington nga vendpushimi presidencial “Camp David” për t’iu drejtuar vendit. Ky do të jetë fjalimi i parë publik mbi situatën në Afganistan në afro një javë. Zyrtarë të lartë…

Read More

Një vatër zjarri është aktivizuar në aksin Durrës-Kavajë. Dosja.al shkruan se zjarri po ndihmohet nga era dhe se përhapja e tij po vijon me shpejtësi. Dëshmitarët dhe banorët e zonës kanë njoftuar zjarrfikësen për zjarrin, të cilët ende nuk kanë shkuar në vendngjarje. Ende nuk dihet se cili është shkaku i zjarrit në këtë aks, ndërkohë që banorët e zonës me mjete rrethanore po mundohen të shuajnë flakët.

Read More

“Nëse do të vazhdojmë si sot padyshim nuk ka asnjë arsye që shkollat të mos fillojnë normalisht, kur jemi përpara faktit kur arsimtarët janë të vaksinuar, shumica e fëmijëve kanë edhe prindërit dhe gjyshërit të vaksinuar. Por do të shikojmë situatën dhe në varësi të saj do të jetë edhe vendimi për shkollat”. Kështu deklaronte disa javë më parë, në 26 Korrik Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, por situata nga atëherë ka ndryshuar shumë dhe sot gjendemi përballë faktit që shifrat e të infektuarve që zbulohen cdo ditë nuk numërohen më me gishtat e dorës, por…

Read More

Lionel Messi do të bëjë debutimin e parë me PSG në ndeshjen e 4-të dhe në ndeshjen jashtë fushe kundër Reims më 29 gusht. Messi u stërvit për të tretën herë ditën e sotme pas kalimit të tij historik nga Barcelona dhe është në procesin e arritjes së standardeve të larta të fitnesit të trajnerit Mauricio Pochettino. Ai nuk ka pasur një para-sezon të plotë këtë verë, pasi ka shkuar deri në fund për të fituar Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe pastaj fluturoi drejtpërdrejt nga pushimet e tij në takimin e daljes nga Barcelona. Ylli argjentinas është vendosur me…

Read More

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen 18 tetori. Zjarri sipas zjarrfikësve është vënë nga ndonjë person i pandërgjegjshëm. Në banesë fatmirësisht nuk ka pasur asnjë prej familjarëve, pasi jetojnë jashtë shtetit. Zjarri ka djegur gjithçka pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses. Për shkak se ishte e pabanuar nga dy pronarët dyshohet se zjarri është vendosur nga ndonjë endacak. Banesa pothuajse është shkrumbuar totalisht, ndërkohë që zjarrfikësit vunë nën kontroll flakët për të mos rrezikuar banesat e tjera.

Read More

Aktivistja e njohur, laureatja e Nobelit për paqen, Malala Yousafzai, i tha BBC-së se vendet e botës duhet të hapin kufijtë e tyre për refugjatët afganë, pas rënies së qeverisë së vendit ndaj talebanëve. Malala Yousafzai i tha Sima Kotecha të BBC Newsnight se bota duhet të veprojë dhe se çdo shtet tani më shumë se kurrë, duhet të luajë rolin e tij. “Ne po shohim disa imazhe shokuese në rrjetet sociale. Njerëzit po arratisen. Po gjejnë një mënyrë për të qenë të sigurt. Kështu që kur ti shikon këtë, e kupton që kjo është një emergjencë humanitare mbarë botërore.…

Read More