Zbulohen detaje të reja mbi strehimin e shtetasve afganë në Shqipëri. Pak më herët, “Zëri i Amerikës” njoftoi se brenda javës do të strehohen në vendin tonë grupi i parë prej 250 shtetasve afganë, ndërsa në vijim pritet të vijnë edhe të tjerë. Afganët do të strehohen në struktura konviktore dhe hotelerie në Tiranë dhe Durrës. Balkanweb shkruan se shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit do të mbulohen nga NATO.
Author: tirana
Sudentë të shqetësuar bëjnë me dije se nga administratorët e konvikteve të tyre u kanë thënë se duhet të lirojnë dhomat për afganët që do të vijnë në Shqipëri. “Na kanë thënë të marrim rrobat të lirojmë dhomën se do të strehohen afganët që do të vijnë në Shqipëri”, thotë për faxweb një student. Pjesë nga biseda: Gazetarja e FaxNews: Përshëndetje jam e interesuar për të ditur nëse ka vende për tu futur në konvikt, jo për vete por për një të afërmin tim që jeton jashtë. Përgjegjësja e konviktit: Jo për momentin jo, se jemi duke akomoduar studentët që…
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Flutura Açka, ka reaguar mbi plakjen e popullsisë dhe lindjet e pakta në Shqipëri. Sipas deputetes, Shqipëria është parajsë fiskale vetëm për një pakicë të zgjedhur të oligarkëve ku të gjitha premtimet për rritje pagash e pensionesh, mbetën në propagandën e tetë viteve të pushtetit të socialistëve Ajo ka ftuar qytetarët të bashkohen me opozitën në ‘Platformën Qytetare për Demokracinë’ për t’i kthyer Shqipërinë shqiptarëve, e zënë peng nga një pakicë e sponsorizuar nga regjimi që na ka pushtuar. Postimi i plotë Shqiptarët po mpaken, Shqipëria po tkurret! Shqipëria po mpaket përditë. Ikin shqiptarët…
Ministria e mbrojtjes në Uzbekistan thotë se forcat e saj të mbrojtjes ajrore kanë parë se është rrëzuar një avion ushtarak afgan pasi kaloi kufirin e tyre. BBC shkruan se një zëdhënës i ministrisë tha se avioni ishte përpjekur të kalonte ilegalisht në hapësirën ajrore të vendit të Azisë Qendrore. Ai nuk tha se sa njerëz ishin në bord apo nëse kishte ndonjë të mbijetuar.
Policia e Shtetit vijon kontrollet dhe monitorimet me radarë, dronë e kamera në akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat e këtij monitorimi vetëm gjatë fundjavës janë arrestuar 43 shoferë, janë konstatuar drejtues mjetesh që qarkullonin me 186 km në orë. Po ashtu, policia bën me dije se janë pezulluar 186 leje drejtimi dhe janë vendosur 4981 gjoba për shkelje të rregullave për qarkullimin rrugore. Njoftimi i plotë i policisë: Si rezultat i kontrolleve të shtuara, gjatë fundjavës në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 43 drejtues mjetesh, nga të cilët 17 për drejtim mjeti pa…
ryegjyshata Botërore Bektashiane reagon për situatën e krijuar në Afganistan dhe vendimin e Shqipërisë për të pranuar afganë, që kanë punuar për qeverinë amerikane. Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi, shprehet se mbështet nismën për pranimin e afganëve në vendin tonë, ndërsa ju drejtohet shqiptarëve me thirrjen “Hapni zemrat Shqiptarë ashtu siç ju ka hije ,e tradita e shqiptarit e ka zakon dhe pranoni këta njerëz të pafajshëm që aq shumë e duan jetën e luftojnë për të!”. Deklarata e Kryegjyshit Botëror: Ashtu sikundër çdo shtet demokratik , çdo shtet paqedashës , edhe shteti Shqiptarë dhe qeveria shqiptare renditet ndër shtetet që…
Në Shqipëri do të strehohen të paktën 2 mijë afganë, ata janë bashkëpunëtorë të ushtrive të NATOS dhe po largohen prej andej bashkë me familjet e tyre. Po ethshëm për të siguruar strehimin e tyre në Durrës por edhe në Tiranë. Janë duke u parë hotelet në Durrës nëse kanë vende të lira. Një pjesë e madhe janë plot me pushues. Ndërsa në Tiranë është duke u kontrolluar kapaciteti i konvikteve të universiteteve dhe shkollave të mesme. Një pjesë e madhe e afganëve do të qëndrojnë përkohësisht në godinat e qytetit studenti, ose në konviktet e tjera në kryeqytet. Vijon..
Sekuestrohen mbi 65 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Sipas burimeve zyrtare, droga u kap në Kostur. Në pranga kanë rënë 5 shqiptarë të moshave 29-33 vjeç dhe një shtetase greke 32 vjeçe. Konkretisht në një mjet që drejtohej nga një shqiptar 29 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan 4 çanta që përmbanin 62 pako me 63 kg 850 gram marijuanë, 1 kg 441 gram hashash e llojit çokollatë, 168 gram vaj hashashi. Pranë vendit të ngjarjes u ndaluan edhe dy mjete të tjera ku ndodheshin 4 shqiptarë dhe shtetasja greke që shërbenin për kontrollin e rrugës. Në banesën e shqiptarit 29…
Një grup i parë prej 250 afganësh pritet të mbërrijë në Shqipëri brenda kësaj jave. Burime diplomatike i shpjeguan Zërit të Amerikës se bëhet fjalë për përkthyes dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan. Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre. Një prej anëtarëve të kabinetit Rama, është caktuar të merret me organizimin e të gjithë procesit të pritjes dhe akomodimit të afganëve, të cilët parashikohet të ndahen në disa grupe duke u strehuar në struktura të veçanta. Sot, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ndërsa ripostonte një Twitter të Sekretarit amerikan të Shtetit…
Tottenham arriti të marrë një fitore të madhe 1-0 në javën e parë të Premier League kundër Manchester City, duke u hakmarrë në një farë mënyrë për të gjithë pakënaqësitë që i ka sjellë tratativa e “qytetarëve” me sulmuesin Harry Kane. Por si duket, klubi ja ka dalë të bindë sulmuesin të qëndroje teksa trajneri Nuno Santos e ka përfshirë Kane në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Portugalisë për ndeshjes që Tottenham do të luajë të enjten kundër skuadrës portugeze të Ferreriras në kuadër të Conference League. Një vendim papritur ky nga ana e klubit londinez i…
Dashi Sa vështirë nesër për të bërë edhe gjërat më elementare! Është Marsi ai që jua turbullon idetë e sjell pështjellim, duke iu bërë konfuzë e të pavendosur. Kujdes kanë filluar tensionet në raportet me partnerin. Demi Një dëshirë të marrë për t’u hedhur në aventura, apo është thjesht një moment për të nxjerrë gjithë marazin e akumuluar gjatë këtyre ditëve? Bëni më të mirën që ju duket, por mos abuzoni me forcat dhe energjitë tuaja. Binjakët Mbështetja që do t’ju japë Afërdita sot është shumë domethënëse, për arsye se pikërisht në planin sentimental keni shumë nevojë. Mosmarrëveshjet me dikë…
Loredana dhe Mozzik janë padyshim një makineri hitesh dhe jo vetëm. Çdo gjë që ata bëjnë prodhon lajm dhe së fundmi dyshja kanë qenë kryefjala e mediave dhe portaleve. Vetëm pak kohë pas ribashkimit, ku gjërat po shkonin më së miri mes tyre dhe po lançonin albumin më të ri “No Rich Parents”, mes tyre duket se ka ndodhur sërish një krisje. Pas postimeve të njëpasnjëshme të dyshes që habitën ndjekësit e tyre, ku Mozzik shprehej se “Vetëm se të mungon dikush, nuk do të thotë se ke nevojë për të në jetën tënde” dhe më pas Loredana me dedikimet…