Fatura për t’u paguar, çmime që rritet çdo ditë me shpejtësinë e dritës, pamundësia për t’u shkolluar apo punësuar etj, le të tregohemi të sinqertë jeta ka ndryshuar me ritme të frikshme dhe njeriu modern i 2019-s gjendet gjithnjë e më i ekspozuar ndaj një lufte të paepur emocionale brenda vetes. Nuk është legjendë urbane, por stresi është kthyer vërtetë në armikun e të gjithëve, sidomos 3 shenjave të mëposhtme të horoskopit që i kanë nervat aq TEL sa mund të shpërthejnë në çdo moment. E dini cilat janë? 1.GAFORRJA-Të lindurit e shenjës së Gaforres u druhen shumë ndryshimeve që…
Author: tirana
Gjendja në Kabul paraqitet tepër kritike pas hyrjes së trupave talebane. Qytetarët afganë, por edhe ata ndërkombëtarë që gjendeshin atje janë dyndur në aeroport për t’u larguar sa më parë nga vendi. Ato që bënë xhiron e rrjetit pak më parë ishin pamjet ku qytetarët tentonin të hipnin në avion pa pritur radhën. Ndërsa tashmë shokuese janë pamjet që vijnë nga një avion, i cili është ngritur nga Kabuli dhe ka nisur të fluturojë. Prej tij bie një qytetar, por nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja. Pak më herët u raportua edhe për tre viktima në aeroport, një ngjarje…
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës, aty ku një makinë tip Mini Cooper ka përplasur një këmbësore në Terminalin e autobuzëve dyke e lënë pa ndjenja. Në vendgjarje ka mbërritur menëjeherë Policia, ndërkohë që ende pritet ambulanca për transportimin e menjëhershëm në urgjencë të vajzës.
Nga dita e sotme qytetarët në Maqedoninë e Veriut do të duhet të tregojnë një certifikatë vaksinimi për të frekuentuar restorante, kafene apo ndonjë aktivitet shoqëror. Nëse personat nuk janë të vaksinuar ende kundër COVID-19 ata duhet të tregojnë minimalisht një dëshmi se kanë kaluar COVID-19, së paku para një muaj e gjysmë. Autoritetet thonë se masat e reja anti-Covid kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.Masat e reja kufizuese të cilat hyjnë në fuqi nga dita e sotme merren pas rritjes së numrit të të infektuarve. Vetëm gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë regjistroi 807 raste të reja…
Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili drejtonte në gjendej të dehur një mjet ‘Audi’ dhe qëllonte me armë zjarri në ajër. NJOFTIMI I POLICISË: Drejtonte mjetin në gjëndje të dehur dhe qëllonte me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Policisë u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi i 31-vjeçarit. 31-vjeçari, i dënuar më parë në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe automjeti me të cilën qarkullonte. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas një telefonate nga qytetarët në Sallën Operative,…
Shkrimtari afgano-amerikan, Khaled Hosseini ka reaguar për situatën në vendin e tij pasi talebanët kanë marrë kontrollin e vendit dhe qytetarët duan të largohen. Hosseini i cili në librat e tij ka përshkruar tmerret e luftës në Afganistan thotë se makthi që kishin afganët prej vitesh tashmë po shpaloset pas vendimit të amerikanëve për t’u tërhequr. Ai gjithashtu kërkon që populli afgan të mos braktiset pasi ka 40 vjet që kërkon paqe. STATUSI NGA KHALED HOSSEINI Vendimi amerikan është marrë. Dhe makthi që afganët kishin frikë po shpaloset para syve tanë. Ne nuk mund të braktisim një popull që ka…
Policia e Lushnjës ka goditur një grup kriminal në fushën e narkotikëve. Si rezultat i këtij operacioni kanë rënë në pranga 4 persona. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit “Mërtishi” u arrestuan shtetasit; L.Mihali, J.Mihali, E.Mihali dhe E.Dhori. Sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa, 800.00 lekë të rinj dhe automjeti tip furgon me të cilën autorët shpërndanin lëndën narkotike. “Këta shtetas u kapën në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në fshatin Mërtish, në banesën e shtetasit L. M., me një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 800.000 lekë të rinj të cilat dyshohen…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar laboratorin e ri të instaluar në Maternitetin ‘’Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Manastirliu thotë se tashmë laboratorët me shërbim të standartizuar janë funksionalë në 10 spitale në Shqipëri. Ai thekson që rrjeti i digjitalizuar i 18 laboratorëve në spitalet publike ofrojnë cilësi e siguri më të lartë. STATUSI NGA MANASTIRLIU -Me stafin mjekësor në inspektim në laboratorin e ri të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, i cili i shtohet rrjetit të laboratorëve publikë me standarde ndërkombëtare, duke rritur cilësinë e shërbimit për nënat dhe fëmijët Laboratorët me shërbim të standartizuar, tashmë janë funksionalë në 10 spitale,…
Lufta në Afganistan pas 20 vitesh ka marrë një tjetër rrjedhë teksa janë talebanët ata që kanë nën kontroll vendin. Emri i Abdul Ghani Baradar ka dalë në skenë si lideri i cili çoi në fitoren e padiskutueshme teksa ka gjasa që ai të bëhet President i Afganistanit me largimin e Ashraf Ghani. Baradar është lideri politik i talebanëve pasi lideri i përgjithshëm është Haibatullah Akhundzada. Por kush është Bdul Ghani Baradar? I lindur në provincën Uruzgan në 1968, ai luftoi në muxhahidët afganë kundër sovjetikëve në vitet 1980. Pasi rusët u dëbuan në 1992 dhe vendi ra në luftë…
Sukses me dozat anti-koronavirus në Gjermani. Ja përse nuk ka shumë persona që refuzojnë. Gjermania po debaton për privilegjet që mund të krijohen për të vaksinuarit. Kjo që të inkurajohen ata që refuzojnë vaksinimin për t’u vaksinuar dhe për të arritur në Gjermani atë që quhet imunitet i tufës. Politika dhe mediat në Gjermani diskutojnë shumë për një çështje: Si të binden personat që nuk e kanë bërë ende vaksinën, që ta bëjnë edhe të imunizohen ndaj Covid-19. A do të ndihmonte përshembull që analizat e Coronës të mos ofrohen më falas, por të bëhen me pagesë? Kur dëgjon këtë…
Partneri i këngëtares Fjolla Morina është infektuar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fisnik Syla përmes një postimi në Instastory, duke deklaruar se është infektuar me variantin Delta të Covid-19. Ai ka thënë se është vaksinuar, prandaj gjendja e tij shëndetësore rezulton të jetë e mirë. “Të dashur miq, unë edhe pse jam i vaksinuar, jam infektuar me virusin Covid 19, variantin Delta. Nuk po ndihme edhe aq mirë, por sigurisht po të mos isha i vaksinuar do të isha edhe shumë më keq. Porosia ime për të gjithë: Ju lutem vaksinohuni me parë, sepse është e…
Vijon zjarri në Majën e Rrunës në Kukës. Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit njofton se situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Njësia Administrative Malzi vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës. Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 6 punonjës të pyjores dhe Njësisë Administrative Malzi, 4 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Ndërkohë që pritet mbërritja e një helikopteri për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e zjarrit.