Ish-Presidenti George W Bush, i cili udhëhoqi SHBA-në në luftë në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit, gati 20 vjet më parë, ka thënë se ai dhe gruaja e tij kanë parë ngjarjet tragjike që po ndodhin në Afganistan, me trishtim të thellë. “Zemrat tona janë të pikëlluara si për njerëzit afganë që kanë vuajtur aq shumë dhe për amerikanët dhe aleatët e NATO-s që kanë sakrifikuar aq shumë”, tha ai në një deklaratë të lëshuar nga Qendra Presidenciale George W Bush të hënën. Ai deklaroi se SHBA kishte autoritetin dhe përgjegjësinë për të shkurtuar burokracinë për evakuimet gjatë krizave…
Author: tirana
Me anë të një shkrimi në rrjete sociale, Meta i uron shëndet dhe jetë të gjatë ish-presidentit shqiptar, si dhe thotë, se ka qenë model frymëzues i shtetarit dhe politikanit të përgjegjshëm, mbrojtës i interesit kombëtar dhe ka kontribuar për demokratizimin e vendit. Postimi i Ilir Metës: Urimet më të ngrohta dhe përzemërta në 77-vjetorin e lindjes për Prof. Dr. Rexhep Meidanin: Gëzuar, me jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe energji të pashtershme! Model frymëzues i shtetarit dhe i politikanit të përgjegjshëm dhe atdhetar, mbrojtës i interesit kombëtar dhe respektimit të institucioneve, personalitet i jashtëzakonshëm i shkencës dhe shembull…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit. Luan Hysi, 65 vjeç ka ndërruar jetë në ambientet e poliklinikës ku kishte shkuar të merrte ilaçet. 65-vjeçari ishte në radhë për të pritur vizitën e tij e më pas të merrte ilaçet e të shkonte në banesë. Ngjarja e trishtë ka ndodhur brenda ambienteve të poliklinikës, ndërsa pamjet ku i moshuari shihet teksa dergjet në një stol janë të rënda. Akoma nuk ka një njoftim nga autoritetet për shkakun e vdekjes apo nëse të moshuarit iu dha ndihma e parë apo jo.
Klea Huta është një ndër prezantueset më të pëlqyera nga publiku. Ndër vite Kleas i është besuar prezantimi i emisoneve dhe shoë-ve të ndryshme. Megjithatë, pas lindjes së Krid, prezantuesja bukuroshe nuk ka qenë më aq shumë aktive në televizion. Megjithatë, ajo ka qenë e angazhuar me akademinë e saj më të re të aktrimit. Kjo gjë i ka bërë ndjekësit e saj të dyshojnë se mos ndoshta ajo nuk do t’i kthehet më televizionit dhe do të vazhdojë me biznesin e saj dhe rolet si aktore. Në një ‘bisedë online’ të bërë së fundmi me ndjekësit e saj, e…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha sot se prej një muaji janë duke u përgatitur për strehimin e një grupi të shtetasve nga Afganistani pas konfliktit në këtë shtet. Këtë përgatitje Kurti tha se janë duke e bërë në koordinim të plotë me SHBA-në, duke shtuar se këtë punë e kanë bërë pa zhurmë e me shumë seriozitet. Duke e quajtur aleatin kryesor e të pazëvendësueshëm, Kurti pohoi se bashkëpunimi dhe ndihma ndaj SHBA-së është më e pakta që Kosova mund të bëjë. Kreu i ekzekutivit shtoi se për të gjitha detaje janë duke u marr vesh ekipet nga të…
Mbërrin sot në Rinas avioni i parë që sjell 300 shtetas afganë për t’u strehuar përkohësisht në Shqipëri, për shkak të situatës në Afganistan, ku talebanët kanë rimarrë kontrollin e vendit pas tërheqjes së trupave amerikane. Sipas burimeve avioni i parë me afganë pritet të mbërrijë brenda 24 orëve në Rinas. Afganët do të strehohen në struktura konviktore dhe hotelerie në Tiranë dhe Durrës dhe shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit do të mbulohen nga NATO. Bëhet fjalë për një grup bashkëpunëtorësh të SHBA-ve, të cilëve iu rrezikohet jeta pas marrjes së Afganistanit nga talebanët.
Qeveria gjermane e konsideron si “detyrë urgjente” nënshkrimin e marrëveshjeve të Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe kërkon që marrëveshjet të nënshkruhen deri më 6 tetor. Qeveria gjermane e konsideron si “detyrë urgjente” jetësimin e marrëveshjeve të Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, miratuar në samitin e Sofjes në 2020. Në një përgjigje me shkrim për Deutsche Wellen, një zëdhënës i qeverisë gjermane kujton se “krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samitin e fundit të “Procesit të Berlinit”, më 5 korrik me ftesë të kancelares federale, pohuan përpjekjet e…
Imazhet e shpërndara në rrjetet sociale me afganë të frikësuar, gra që i frikësohen të kthyerit në jetën e mëparshme , pa të drejta në anën tjetër disa luftëtarë talebanë janë filmuar duke u argëtuar në një park lodrash për fëmijë. Një video postuar në Tëitter nga reporteri i Reuters Hamid Salizi, shihet një grup talebanësh duke u argëtuar në një park lojrash në qytet, duke luajtur me makinat dhe madje duke u ngjitur mbi kuajt e karuselit. Në videot e çuditshme, talebanët e moshave të ndryshme shfaqen duke qeshur, disa ende me armë në duar. Edhe më të çuditshme…
Ministria turke e Shëndetësisë ka vendosur nisjen e vaksinimit për grupmoshat mbi 15 vjeç. Në kuadrin e luftës kundër COVID-19, ministria mori vendime të reja në lidhje me numrin e dozave të vaksinës dhe për grupmoshat për të cilën aplikohet vaksina. Në këtë kuadër, e drejta për t’u vaksinuar është përcaktuar për personat mbi 15-vjeç dhe për personat mbi 12-vjeç me sëmundje kronike. Po ashtu është miratuar doza përforcuese e vaksinës për punonjësit e shëndetësisë dhe të personat në grupet me përparësi.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, ku Monumenti i Kulturës “Sarajet e Toptanit” u përfshi nga flakët. Veliaj jep disa detaje të rëndësishme si ndodhi ngjarja përmes statusit më poshte dhe videove e fotove në rrjetet sociale: “1. Mbrëmë në orën 23h49 @policia_bashkia pranë AMK – po, ata që sulmonte Presidenti – kanë njoftuar sallën operative për zjarrvënie pranë Monumentit të Kulturës njohur gjerësisht si Sarajet. Ne pak minuta zjarrfikësit e @CityOfTirana kane shuar zjarrin e qëllimte ne 2 vatra 🚒 Ne dallim nga shume…
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në Tiranë ku një 46-vjeçar pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe fëmijët është hedhur nga kati i katërt. E gjithë ngjarja është shënuar në Linzë në rrugën “Sotir Caci” ku 46-vjeçari Etmond (Edison) Cenollari pasi ka hyrë në banesë ka filluar të dhunoj bashkëshorten. Kanë qenë fqinjët ata që kanë ndërhyrë dhe kanë arritur të shpëtojnë gruan pasi kanë dëgjuar britmat e fëmijëve të cilët kërkonin ndihmë. Gjatë kohës që fqinjët po i jepnin ndihmë gruas siç duket dhe në këtë video ekskluzive të siguruar nga gazetari Enrik Mehmeti, 46-vjeçari Cenollari është…
Një zjarr përfshiu dje në mesnatë Sarajet e Tiranës. publikoi dje pamjet, ku flakë kishte pushtuar godinën që është monument kulture. Ndërkaq sot policia ka dalë me një njoftim ku bën me dije se zjarri ka rënë në një lokal dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Tiranë/Informacione paraprake Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit. Më datë…