Author: tirana

Kosova ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të rasteve me COVID_19. 1 mijë e 765 të infektuar janë shënuar në 24 orët e fundit. Po ashtu 5 pacientë kanë humbur jetën në po kaq orë. Kosova vijon me vaksinimin të popullatës teksa 601 mijë e 701 qytetarë kanë marrë të paktën 1 dozë, por kjo nuk po ndikon aspak tek ndikimi i variantit Delta. Duket se Kosova po kalon një tjetër valë të COVID-19 dhe qeveria për këtë ka marrë masa sidomos për të pavaksinuarit. NJOFTIMI NGA IKSHPK Sot në vend janë shëruar 121 qytetarë 17 Gusht 2021: Ministria e…

Read More

Arjan Konomi dhe Mevlan Shaba ngacmohen vazhdimisht me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Opinionisti i njohur e ngacmon shpesh ish-konkurrentin duke i përmendur femrat me të cilat ka dalë në program dhe ‘dështimin’ e tij për të dalë i ‘përputhur’ me ndonjërën. Së fundmi Arjani ka publikuar një fotografi nga pushimet e tij në Karaibe dhe nuk mungoi një koment nga Mevlani. “Byrazer qenke bo kolumbian”, i ka shkruar ish-konkurrenti por përgjigja e Arjanit ishte ajo që shkaktoi shumë të qeshura. “Meqë s’të eci me të bardha po të gjej një me ngjyrë këtej o mavri”, ia ktheu opinionisti.

Read More

Sipas një studimi në Shkencën e Ushqimit dhe Mirëqenien e Njeriut, hudhra ndikon në rritjen e bakterieve ‘shoqërore’ në zorrë dhe parandalon rritjen në të njëjtën kohë të bakterieve që shkaktojnë sëmundje. Hudhra është e pasur në mënyrë natyrale me një lloj karbohidrati që ushqen bakteriet e mira në sistemin tuaj tretës. Ajo shërben si furnizues për këto bakterie që ta bëjnë punën e tyre më mirë. Gjithashtu, hudhra është e njohur për vetitë e saj antioksiduese dhe antikancerogjene, dhe mund të parandalojë sëmundjet e zemrës. Në mënyrë që vlerat e hudhrës të mos zbehen, provoni ta përfshini atë në…

Read More

Në një kohë kur burrat po largohen nga Afganistani në çdo mënyrë, gratë po lihen prapa, duke pasur frikë për jetën e tyre. Çfarë do të thotë një kthim në regjimin taleban, sipas raporteve të Departamentit të Shtetit nga 2001. Marrja e pushtetit në Afganistan nga talebanët “e kthen” vendin 20 vjet mbrapa, siç përshkruajnë diplomatët dhe analistët e huaj. Nga viti 1996 deri në vitin 2001, kur talebanët ishin në pushtet në Afganistan, gratë nuk lejoheshin të punonin, vajzat e reja nuk lejoheshin të shkonin në shkollë dhe ishte e detyrueshme që të gjitha gratë të mbanin shami. Për…

Read More

Gazetari i njohur shqiptar Kosta Grillo prej disa është prekur nga COVID-19. Gjendja e ikonës së mikrofonit sportiv është përkeqësuar dhe familjarët e kanë transportuar me urgjencë drejt Turqisë për një kurim më të specializuar. Mirëpo kolegu i tij, gazetari Ervin Baku njofton se gjendja e kolegut të tij është përkeqësuar dhe i rrezikohet seriozisht jeta.

Read More

Ditën e sotme pritet të mbërrijë në Shqipëri një kontigjent afganësh, të cilët janë arratisur nga vendi i tyre, pas vendosjes së rrëgjimit të talebanëve. Afganët priten të strehohen në godinat e konvikteve si dhe në disa hotele në Tiranë dhe Durrës. Për të rritur sigurinë forcat e policisë kanë rrethuar godinat e konvikteve në Qytetin Studenti. Shihni pamjet e siguruara nga Tirananews.al Ndërkohë që godinat janë gati!

Read More

Kryebashkiaku i ishullit Mykonos, Konstantinos Koukas, është arrestuar nga policia ditën e sotme. Innews.gr shkruan se sipas informacioneve, kryebashkiaku mori përsipër drejtimin në mobilizimet e banorëve me rastin e ndërtimeve që u gjetën në plazhin e Kalo Livadit. Mëngjesin e sotëm tre makina gërmuese të autoritetit komunal shkatërruan ndërtesat ilegale, të cilat dyshohet se janë ndërtuar nga një hotel në atë zonë. Ndërkohë që pas pas prishjes, hotelierja ngriti një padi kundër kryebashkiakut, Konstantinos Koukas, i cili u arrestua më pas.

Read More

COVID-19 mbyll dy qendra shëndetësore në Libohovë. Lajmi bëhet i ditur nga Inspektorati Shëndetësor Shtetëror Gjirokastër, i cili ka mbyllur përkohësisht dy qendrat shëndetësore në Bashkinë e Libohovës, pasi 4 infermiere dhe një recepsioniste kanë rezultuar të prekur me koronavirus. Ndërkaq edhe në universitetin “Eqrem Çabej” janë kyçur dy zyra të administratës pasi një punonjës rezulton me Covid.

Read More

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, ka bërë disa ndryshime në fizikun e saj. Fillimisht, 22-vjeçarja vendosi balonin gastrik për të rënë në peshë e më pas iu nënshtrua një ndërhyrjeje në gjoks për ta zmadhuar atë. Ndonëse nuk ka reaguar ende për ndryshimin në trup, duket qartë se madhësia e gjoksit të saj është më e madhe krahasuar me atë që kishte kur hyri për herë të parë në programin e dashurisë. Mbrëmjen e djeshme, Trifoni publikoi një foto të vetes, ku shfaqej e përkulur para kamerës, duke treguar kështu asetet e reja. Mirëpo, ndjekësit kanë nisur kritikat e madje…

Read More

Kreu i Kadastrës Artan Lame, studiues i historisë e shikon episodin e mbrëmshëm me Sarajet e Toptanëve si një mundësi të fundit për të ndërprerë shpronësimin. Në një postim në “Facebook”, Lame shkruan se që përpara rreth dy vjetësh, i është kërkuar mendim nga Bashkia Tiranë për disa objekte që mund të shpronësoheshin për t’u vënë në dispozicion të qytetit si destinacione kulturore, një prej tyre dhe Sarajet, për të cilat kishin nisur procedurat e shpronësimit. Sipas tij, procedurat e shpronësimit, janë në fazën e përmbylljes së tyre dhe ndoshta nga dikush mundësia e djegies është parë si mundësi të…

Read More

Vjollca Shkreli, një nga bashkëpronaret e Monumentit Kulturor “Sarajet e Toptanit” ka thënë në një intervistë televizive se zjarri është vënë qëllimisht nga trashëgimtarët e tjerë. “Burri im është trashëgimtar i Zija Toptanit. Kemi 15 vjet që jemi në gjykatë. Ne i disponojmë të gjitha lejet e ndërtimit. E kanë vënë qëllimisht zjarrin trashëgimtarët e Zija Toptanit. Kini kujdes sepse do digjet edhe muzeu etnografik. I vunë zjarr për të ndërtuar pallate. Ne jemi në një konflikt me njëri-tjetrin me Rajmond Toptanin, që babai i tij ka lindur këtu dhe cuditërisht nuk do ta marrim. Kam dyshime, e kanë bërë…

Read More