Policia ka dhënë detaje për sherrin në Elbasan ku u raportua në media se u goditën dhe punonjës policie. Mësohet se në momentin që kanë shkuar shërbimet e Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, personat e përfshirë në konflikt fizik nuk i janë bindur punonjësve të policisë. Njoftimi Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”, Elbasan, po ndodhte një konflikt midis disa të rrinjve dhe menjëherë shërbimet kanë shkuar në vendgjarje. Në momentin që kanë shkuar shërbimet e Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, personat e përfshirë në konflikt fizik nuk i janë bindur…
Author: tirana
Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një informacion të përditësuar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Sipas MM, qarku më problematik është ai i Shkodrës, ku raportohet për 4 vatra zjarri. Sipas ministrisë, situata vazhdon të jetë problematike në Malin e Tërbunit. Në terren janë angazhuar 40 forca te FA, 60 forca te bashkisë dhe helikopteri holandez, i cili ka operuar nga ajri duke ulur intensitetin e flakëve. Në Thirrë, njësia administrative Fan, vatra e zjarrit ka një shtrirje shumë të madhe duke kaluar në fshatin Xhuxhë. Situata e zjarreve në vend, 17.08.2021 Qarku Shkodër: 1.Mali i Tërbunit,…
Facebook ka konfirmuar se do të vazhdojë të ndalojë përmbajtjen talebane nga platformat e saj pasi e konsideron grupin si një organizatë terroriste. Kompania thotë se ka një ekip të dedikuar ekspertësh afganë për të monitoruar dhe hequr përmbajtjen e lidhur me grupin. Për vite me radhë, talebanët kanë përdorur mediat sociale për të përhapur mesazhet e tyre. Pushtimi i shpejtë i Afganistanit ngre sfida të reja për firmat teknologjike se si të merren me përmbajtje të lidhura me grupin. Një zëdhënës i FB tha për BBC: “Talebanët janë të sanksionuar si një organizatë terroriste sipas ligjit amerikan dhe ne…
Një 23-vjeçar dyshohet se është mbytur duke u larë në plazhin e Gjirin e Lalëzit. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Më datë 17.08.2021, rreth orës 14:40, te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A. S., 23 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes.
Greqia ka regjistruar mbi 4 mijë të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Në krahasim me dje shifrat e rasteve thuajse janë dyfishuar pasi nga 2 mijë e 218 të infektuar që pati dje, sot janë 4 mijë e 206. 16 pacientë kanë humbur jetën së fundmi teksa 258 të tjerë vijojnë të trajtohen në intubim. Vetëm 21 prej rasteve të reja janë regjistruar në portat hyrëse të vendit, çfarë do të thotë se varianti Delta është dukshëm prezent në popullatën greke.
Një grua 32 vjeçe është gjetur e pajetë në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Policia bën me dije se ka gjetur të vetëvarur në pemë shtetasen e identifikuar me inicialet A.D. Nga deklarimet e para ka dalë se gruaja vuante nga çrregullimet e ankthit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Rreth zonës së Liqenit Artificial, është gjetur e vetëvarur në një pemë shtetësja A. D., 32 vjeçe. Nga deklarimet paraprake dyshohet se shtetasja A. D, vuante nga çrregullimet e ankthit. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin…
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë paralajmëron se më 20 gusht do të ketë vendime për masa të reja kufizuese. Përfaqësuesit e Odës njoftojnë se ka qenë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që ia ka njoftuar gjatë një takimi masat e reja. Sipas Odës, klubet e natës do të mbyllen deri më 1 shtator, pasuar nga një orar kufizues për restorantet e kafenetë që do të punojnë deri në 22:30. Po ashtu dnuk do të lejohet në asnjë hotel apo restorant hyrja pa certifikatë vaksinim apo testi PCR. NJOFTIMI NGA ODA E HOTELERISË DHE TURIZMIT Njoftim! Pas takimit të…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Elbasan. Disa persona, të cilët i përfshinë në një konflikt në një nga rrugët kryesore në qytetin e Elbasan, kanë kundërshtuar dhe dhunuar edhe efektivët e policisë, duke i qëlluar me sende të forta. Gjatë incidentit, është dëmtuar me mjete të forta automjeti i patrullës së policisë. Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar disa persona, si dhe është sekuestruar edhe një mjet prerës në vendngjarje.
Princi Harry dhe Meghan Markle kanë reaguar pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan. Ata kanë thënë se janë ‘pa fjalë’ dhe ‘zemërthyer’ në një deklaratë të gjerë që trajton gjithashtu krizën COVID-19 dhe katastrofën natyrore në Haiti. Në deklaratë ata zotohen për mbështetje ndaj organizatave të ndihmës, por nuk cilësuan sa do të ishin donacionet e tyre. Duka i Sussex i cili ka ka kryer 10 vjet shërbim me ushtrinë britanike me dy misione në Afganistan, kishte kërkuar më herët që veteranët britanikë të luftës atje të kontaktojnë me njëri-tjetrin për të ofruar mbështetje. Në deklaratën e Harry…
“Mendja intuitive është një dhuratë e shenjtë!”, kështu tha Ajnshtajn dhe kjo është e vërteta. Po cilat janë shenjat që e zotërojnë këtë dhunti të veçantë. Gaforrja Të lindurit nën shenjën e Gaforres përpiqen të shfaqen si njerëz racionalë dhe me logjikë, por në të vërtetë ata kanë intuitë të pazakontë. Peshorja Peshorja është midis shenjave me një intuitë shumë të zhvilluar. Për këtë arsye përdoret gjithashtu për të ndërmjetësuar konfliktet duke përdorur arsyen. Ka sukses në këtë talent pasi ka kuptuar shumë shpejt se si qëndrojnë gjërat. Akrepi Dihet mirë se kur një Akrep shikon një person në sy,…
Nga Genc Kojdheli/ Një vështrim sado sipërfaqësor i historisë së njerëzimit mjafton për të kuptuar se migrimi ka qenë e mbetet një element thelbësor i species sonë dhe i dominimit të planetit ku jetojmë. Pavarësisht arsyeve, qofshin ato ekonomike, sociale, fetare apo dhe thjesht kurioziteti për të eksploruar të panjohurën, humanët kanë migruar prej mijëvjeçarësh, dhe lëvizja “e lirë” e njerëzve ka qenë mëse normale e natyrale deri në instalimin e sistemit të konsoliduar të kufijëve, pasaportave e vizave, diku nga fundi i shekullit të 19të. E me gjithë kufizimet e vështirësitë që emigrantët kanë hasur e vijojnë të hasin…
Në një kohë kur e gjithë bota po ndjek me drithërimë situatën në Afganistan, me marrjen e pushtetit në duart e talebanëve, prestigjiozja italiane Huffington post në një artikull të tij sot, e konsideron një genocid që po ndodh para syve tanë. Në artikullin e shkruar nga gazetarja e njohur shqiptare dhe njëkohësisht një nga emrat e njohur në fushën e politikës dhe ekonomisë italiane për idetë e saj inovatore të përkthyera në biznes të suksesshëm në teknologjinë e informacionit, Anita Likmeta, thuhet se arratisja e burrave, grave, të moshuarve e të rinjve dhe fëmijëve nuk është rastësi. Në analizën…