Sipas MeteoAlb kthjellime dhe temperatura të larta vijojnë të dominojnë në të gjithë Republikën e Shqipërisë gjatë paradites. Parashikohet që pasditja të lërë me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulta por vranësira të lehta do të shfaqen në zonat lindore ndersa shira të papërfillshëm rrezikohen sërish në skajin verior. Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por ulen në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 19°C mëngjesi deri në 37°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.
Author: tirana
BE synon të garantojë evakuimet nga Afganistani, ky është synim parësor, tha shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell.Rënia e Afganistanit në duart e talibanëve është “ngjarja më e rëndësishme gjeopolitike që nga aneksimi i Krimesë”, tha Josep Borrell pas një takimi krize me ministrat e Jashtëm të BE. Tani duhet të mësojmë nga ngjarjet dhe të përballemi me të ardhmen. Borrell tha se ishin bërë gabime, përfshirë edhe në vlerësimin e ushtrisë afgane. Të gjithë u befasuan nga dobësia e saj pasi ajo kishte marrë kaq shumë ndihma. Një nga pasojat për BE-në është që për shkak të së ardhmes…
Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se ambasadorja Yuri Kim ka vlerësuar me një çmim Gledis Nanon, drejtor i Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit Shqiptar. Ambasada bën me dije se Nano është vlerësuar për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar terrorizmin global. “Më 17 gusht, Ambasadorja Yuri Kim dorëzoi një Çmim Vlerësimi për Gledis Nano, Drejtor i Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit Shqiptar. Çmimi e vlerësoi Z. Nano për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës Amerikane me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar terrorizmin global.…
Një fëmijë ka mbetur i plagosur në një aksident mëngjesin e sotëm në Shëngjin. Ngjarja ndodhur në qendër të Shëngjinit, ku një mjet ka përplasur një fëmijë që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Fëmija është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin. Mësohet se fëmija ka qenë i shoqëruar me prindërit dhe në momentin që po kalonin rrugën është shkëputur nga duart. Sipas bluzave të bardha, fëmija ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “Korieri”, duke arrestuar një person pasi transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit monetar. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar “Korieri”, në kuadër të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. S., 19 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u…
Policia e Korçës ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e festës së Birrës që starton sot në këtë qytet. Më datë 18.08.2021 deri më 22.08.2021, në qytetin e Korçës, prej orës 18:00 deri në orën 24:00, në ambientet e brendshme të “Terminalit të Autobusave” në lagjen nr. 17, si edhe në ambientet e “Pazarit të Vjetër”, Korçë, do të zhvillohet eventi i Festës së Birrës. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ka marrë një sërë masash në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin dhe manifestimin sa më normal të këtij aktiviteti. Nga shërbimet e Sektorit të…
Nënkampioni i botës, peshëngritësi ynë i njohur, Briken Calja, i cili vetëm për një kg nuk arriti të merrte medaljen e bronzit më Lojërat Olimpike të “Tokyo 2020”, është prekur nga Covid-19. Edhe pse sportisti ynë, para nisjes drejt Japonisë për Lojërat Olimpike, ishte vaksinuar me vaksinën ‘Pfizer’, pas kthimit në Shqipëri ai është infektuar me virusin famëkeq të Covid-19, çka e ka detyruar peshëngritësin tone të vetëkarantinohej.
Teksa bota po shkon drejt dixhitalizimit dhe shumica e shërbimeve do të ofrohen nëpërmjet kësaj forme, të rriturit shqiptarë kanë njohuri të dobëta në krahasim me vendet të tjera të Europës. Statistikat krahasuese të Eurostat për të gjitha vendet e Europës gjeten se, në vitin 2019 vetëm 21 për qind e shqiptarëve të moshës 16-deri në 74 vjeç kishin njohuritë bazë dixhitale. Kjo ishte përqindja më e ulët ndër shtetet Europiane. Pas nesh vjen Bosnja ku, 24 për qind e popullsisë së rritur ka aftësi sado të pakta dixhitale, me pas Kosova me 28 për qind të popullsisë së rritur,…
Shërbimi Informativ Shtetëror ka publikuar sot raportin mbi situatën me të cilën u përball Shqipëria përgjatë vitit 2020, me në fokus pandeminë e koronavirusit. Në raport, SHISH thekson mes të tjerash se agjentë të huaj kanë shfrytëzuar pandeminë e COVID-19 për të grumbulluar informacione në Shqipëri. “Aktorët kibernetikë shtetërorë e jo-shtetërorë që veprojnë për llogari të tyre, kanë shfrytëzuar pandeminë e COVID-19 edhe për të grumbulluar inteligjencë, me synim influencimin e opinionit publik sipas interesave të tyre. Shërbimet e inteligjencës së këtyre vendeve u angazhuan në operacione informative, grumbullim informacioni për synime konkurruese gjeostrategjike. Kriminelët kibernetikë dhe shtete ose aktorë…
Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën ‘’Besim Alla’’ në Kombinat të Tiranës. Një këmbësore ka rënë viktimë e një përplasjeje mes dy automjeteve në këtë rrugë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti që shkaktoi vdekjen e këmbësores.
Nga Tony Walker/ Gjatë shekullit XIX, termi “Loja e Madhe” përdorej për të përshkruar konkurrencën për pushtet dhe ndikim në Afganistan, dhe territoret fqinje të Azisë Qendrore dhe Jugore, midis perandorive britanike dhe asaj ruse. Asnjëra palë nuk dominonte në atë që u bë e njohur si “varreza e perandorive”. Dy shekuj më vonë, një superfuqie sikurse është SHBA-ja iu kujtua një realitet i ngjashëm. Dështimi në Afganistan, vend në të cilin një ushtri afgane e përbërë nga 300 mijë burra të stërvitur dhe armatosur nga amerikanët u mposht brenda pak orësh, shërben si një kujtesë e limiteve të fuqisë…
Pikat e mëposhtme do të të shërbejnë si orientim për të kuptuar ku qëndron problemi në lidhjen tënde. Se nëse je i/e lumtur nuk ke asnjë nevojë ta zbulosh këtu. Dobësinë po, atë mund ta zbulosh lehtësisht. Para se të flenë çiftet e lumtura: I lënë telefonët silent dhe i largojnë nga vetja. E harrojnë punën dhe gjithçka që ka ndodhur në të. Shkojnë në shtrat në të njëjtën kohë. Ndjekin një rutinë të caktuar bashkë, si ushqimi, larja e dhëmëbve. Bëjnë një bisedë me zemër, sado të shkurtër. Nuk debatojnë apo hapin tema që i acarojnë. Nuk i mbajnë…