Rreth 1 mijë refugjatë afganë pritet të vijnë brenda kësaj jave në Shqipëri. Këtë e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për një media spanjolle. Sipas kryeministrit, në Shqipëri do të mbërrijnë gazetarë, punonjës social, mësues dhe bashkëpunëtorë të trupave diplomatike amerikane. Më tej, media spanjolle shkruan se Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të vogla në Europë të cilat kanë pranuar të strehojnë refugjatët që largohen nga Afganistani. Krahas Kosovës dhe Shqipërisë, edhe Maqedonia e Veriut ka pranuar strehimin e afganëve në vendin tonë. Ditën e djeshme, Ministri i Jashtëm i Greqisë, deklaroi se vendi…
Author: tirana
Andi dhe Melida u bënë kryefjalë në media disa javë më parë, kur u ndanë publikisht. Ishte Melisa ajo që postoi statuse thumbues e plot mllef, teksa fshinë fotot që kishin së bashku e po ashtu u bënë unfollow. Megjithatë, kjo zgjati për më pak se 24 orë, pasi ata u ribashkuan dhe Melisa tha se gjëra të tilla ndodhin në çdo çift dhe se zënka mes tyre nuk ishte serioze. Ndërkohë duket se skenari po përsëritet. Kjo pasi Melisa ka ndarë me ndjekësit disa vargje poezie për ndarjen, duke bërë që fansat të dyshojnë dhe të vënë re se…
Një rrëfim tronditës vjen nga një nënë 33-vjeçare, e cila është torturuar nga talebanët kur ishte 2-muajshe shtatzënë. Ajo shprehet se ka frikë për të ardhmen e grave pasi grupi militant do t’i ushqejë qentë me mishin e tyre. Khatera, 33 vjeç, duke folur nga Delhi, tha se sytë e saj i janë nxjerrë në një sulm që ishte komplotuar nga babai i saj, një ish -luftëtar taleban.Në një rrëfim tronditës, ajo tha për News18 se u qëllua tetë herë në pjesën e sipërme të trupit nga talebanët në provincën Ghazni të Afganistanit vitin e kaluar. “Gratë i vrasin dhe…
Firma hapësinore e Jeff Bezos, Blue Origin po padit NASA’n për vendimin për t’i dhënë një kontratë të uljes hënore (prej 2.9 miliardë dollarësh) kompanisë SpaceX të Elon Musk. Firma e Bezos, tha se kishte “probleme themelore” me marrëveshjen, duke e quajtur atë të padrejtë. Mosmarrëveshja buron nga një vendim në prill për t’ia dhënë kontratën një kompanie, jo dy siç pritej, për shkak të një mungese financimi. Në një paraqitje gjyqësore të premten, Blue Origin tha se vazhdoi të besonte se duheshin dy ofrues për të ndërtuar sistemin e uljes, i cili do të transportonte astronautët në sipërfaqen e…
Tre persona janë lënduar këtë të mërkurë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Milot-Morinë. Policia bën me dije se në Milot mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.Sh., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës. Ndër të tjera se të lënduar nga aksidenti kanë ngelur dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B. “Në aksin rrugor Milot-Morinë, në Milot , mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka humbur kontrollin e mjetit…
Të krijuara dhe stërvitura me një kosto prej 83 miliardë dollarësh gjatë dy-dekadave, forcat afgane të sigurisë u rrëzuan aq shpejt dhe plotësisht – në disa raste pa qëlluar asnjë të shtënë – saqë duket se ata që përfituan përfundimisht nga investimi amerikan ishin talibanët. Ata morën jo vetëm pushtetin politik, por edhe kapacitetet luftarake të ofruara nga SHBA – armë, municion, helikopterë dhe më shumë. Talibanët kapën një sërë pajisjesh ushtarake moderne kur mposhtën forcat afgane, të cilat nuk arritën të mbrojnë kryeqytetet krahinore. Aty ndodheshin edhe materialet më të vyera, përfshirë avionët luftarakë që talibanët i shtjenë në…
Pas një viti në hije, Thomas Strakosha kërkon të caktojë të ardhmen. Portieri i Kombëtares shqiptare humbi vendin e titullarit në portën e Lazios sezonin e shkuar, duke shkaktuar kështu shumë pakënaqësi me hierarkinë e re të vendosur në klub. Në portë thuajse gjatë gjithë vitit qëndroi Pepe Reina. Gardiani shqiptar nuk e toleron dot një tjetër vit nën hijen e tij, prandaj dëshiron që të qartësojë njëherë e mirë pozitën e tij në ekip pa nisur ende kampionati. Siç raportojnë mediat italiane, menaxheri i Strakoshës ka kërkuar një takim me drejtuesit e Lazios për të qartësuar të ardhmen e…
Janë arrestuar në Francë dhe Gjermani dy truprojat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Hekuran Marku është arrestuar në Gjermani, ndërsa Paul Deda, në Francë. Prokuroria e Posaçme ka dërguar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tyre në Shqipëri. Emrat e dy ish-truprojave dolën në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”, operacion ky që vendosi në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.
Një e moshuar greke është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se ka mbytur me rripin e çantës motrën e saj. Raportohet se autorja është një 73-vjeçare, ndërsa viktima rreth 2 vite më e madhe. Dyshohet paraprakisht se e moshuara që kreu krimin vuante nga problemet e shëndetit mendorë. Sipas informacioneve dy motrat fillimisht janë konfliktuar mes njëra-tjetrën. Kjo dëshmohet nga fqinjët, të cilët thonë se kanë dëgjuar zhurma të shumta. Ishin pikërisht fqinjët ata që kanë lajmëruar autoritetet për këtë ngjarje.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka aktualisht ndodhet në Aeroportin e Rinasit. Ajo po inspekton qendrën e pritjes së afganëve në këtë zonë. Gjatë orëve të pasdites së kësaj të mërkure rreth 300 shtetas afganë priten të mbërrijnë në Shqipëri. Kujtojmë se ata janë larguar nga shteti i tyre, pasi atje pushtetin e kanë marrë talenabët. Një ndër vendet pritëse të tyre është dhe Shqipëria. Afganët e ardhur priten të strehohen në konviktet e Tiranës dhe në hotele të zonës së Durrësit.
Mural Fest fillon nesër duke sjellë një numër të konsiderueshëm prej 20 artistësh nga vende të ndryshme të botës që do të pikturojnë dhjetë mure të Tiranës. Këto godina nga më të lartat d të vishen me ngjyra nga më të ndryshmet duke sjellë një pamje tjetër në artin publik në kryeqytet. “Vendosëm këtë këtë vit ta bënin bashkë me dekor Tiranën. Mu kërkua të bëj kuratorin dhe unë atë e ndaj me një nga djemtë më me eksperiencë, Qirjako Jozifidhis, i cili është ai që krijuar revistën e parë Carpen Diem, me eksterieret e pikturimit, ku ka përfshirë edhe…
Një medalje argjendi olimpike doli në ankand për të ndihmuar në pagimin e operacionit të zemrës së një foshnjeje 8-muajshe, por ofertuesi fitues ia ktheu sërish fitueses. ”Hedhësja polake e shtizës, Maria Andrejczyk fitoi një nga 14 medaljet e vendit të saj në Tokio dhe ajo ishte e vendosur të ndihmonte dikë në një farë mënyre”, sipas faqes së saj në Facebook. Andrejczyk, 25 vjeçe, zbuloi një mbledhje fondesh për vogëlushin Miloszek Malysa, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë e zemrës dhe do të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale për të mbijetuar. Ajo vendosi ta nxirrte medaljen…