Real Madrid shet xhevahirin Martin Odegaard tek Arsenal. 6 vite më parë Los Blancos e morën adoleshent për rreth 3 mln euro te klubi norvegjez Stromsgodset. Sot tashmë është 22 vjeç, në kulmin e formës, por nuk ka vend për të te skuadra e Ancelottit. Duhet të ishte një aventurë e bukur, por “Bernabeu” u kthye në një “tranzit” për talentin norvegjez, që nisi udhëtimin e tij nëpër huazime pa u stabilizuar askund! Më në fund, Real Madrid vendosi të shesë Martin Odegaard tek Arsenali pas huazimit të vjetshëm! Spanjollët do të përfitojnë nga ky transferim 40 milion euro, ndërkohë…
Author: tirana
Ish-presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani është strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme atje. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar e Emirateve të Bashkuara Arabe mund të konfirmojë se për arsye humanitare, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur presidentin Ashraf Ghani dhe familjen e tij”, thuhet në një njoftim të ministrisë që u publikua në faqen zyrtare të këtij institucioni më 18 gusht. Ish-presidenti Ghani u largua nga vendi të dielën, ndërsa talebanët vijon të pushtonin territore të tëra të Afganistanit dhe hynë deri në Kabul. Përmes një komenti në…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kërkoi që qytetarët të vaksinohen sa më parë, pasi varianti Delta përhapet shpejt. Ndërsa Shefja e e Epidemiologjisë Silva Bino i adresoi një thirrje edhe mësuesve të kryejnë vaksinimin si një detyrim moral në prag të nisjes së vitit shkollor. Ky apel u bë gjatë inspektimit të hapjes së 4 poliklinikave të specialiteteve në Tiranë për vaksinimin anticovid për qytetarët. Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, prof. Silva Bino, tha se është rritur vaksinimi me dozat e para, ndërkohë që vaksinimin e mësuesve dhe mjekëve e quajti ‘detyrim moral’. “Kjo është një javë e…
Fjoralba Ponari ka folur së fundmi për problemet me peshën që ka pasur dikur. Moderatorja sot duket në super dormë, por më parë i është dashur të mbajë dietë për të ruajtur linjat trupore. Gjatë një bisede virtuale të zhvilluar me ndjekësit mbrëmjen e djeshme, këngëtarja u pyet: “Si u dobësove o goce, sa kilogramë ishe?”. “Kam qenë 70 kilogramë, shkova 50 (por dukesha dhe ndihesha jo mirë), tani jam 56 plus minus 2 kilogramë, në varësi të stresit dhe ngarkesës në punë! Për t’u dobësuar haja vakte çdo tre orë, por me porcione të vogla! Omëletë të pjekur me…
Viktimat janë të moshuarit Fadil dhe Sanije Bandulla. Ndërkohë, policia njofton se 79-vjeçari ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten e tij, dhe më pas ka vrarë edhe veten. Krimi i dyfishtë brenda familjes ka ndodhur në lagjen “Ahmet Haxhia” të qytetit verior, ku sipas policisë, në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, me të cilën dyshohet se ka ndodhur vrasja. Mendohet se ki dyfishtë në Shkodër ka ndodhur para disa ditësh edhe pse trupat e pajetë u gjetën sot.
Në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten . Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh . Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Denalda Kuzumi, shqiptarja që ka jetuar për tre vite dhe ka punuar në Kabul ka rrëfyer periudhën e kaluar mes njerëzve që sot u kërcënohet jeta. Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, Kuzumi tregon për jetën në Afganistan dhe bashkëpunimin me vendasit përkrahës të një rendi të ri demokratik që nuk u mundësua. “Më kanë ndodhur gjëra shumë të bukura atje, por ka qenë prezent elementi i frikës dhe sigurisë që ka qenë prezent duke qenë se unë kam punuar për një projekt të qeverisë amerikane USAID. Është një miks ndjesish. Mund t’u them se momentalisht…
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 10,258 testime, 2,110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. MSH njofton se janë shëruar 130 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408. Në total numri i rasteve aktive është 12.159. Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës. Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me…
Në datën 5 shtator Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushën e “Air Albania”-s për t’u përballur me Hungarinë, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Ndërkohë FSHF duket në luftë me kohën, teksa ditën e sotme ka nisur shtrimi i tapetit të ri në impiantin modern. Problematika e shumta të shfaqura të fushës, e detyruan Federatën Shqiptare të Futbollit të bënte një investim të rëndësishëm, që shkon në rreth 1 milion euro. Fusha e re do të jetë hibride, si një zgjidhje më e mirë për të shmangur problemet si më parë. Puna ka nisur dhe momentalisht është…
Talebanët duket se i kanë tradhtuar shumë shpejt premtimet e tyre për një qeverisje të re dhe më të moderuar nga ajo e dekadave më parë në Afganistan. Pamje të tmerrshme kanë dalë sot nga Kabuli, ku hajdutë të dyshuar u torturuan në mes të qytetit. Në video shfaqen persona të dyshuar për grabitje që janë mbuluar me zift, dhe janë lidhur në kamionë duke u torturuar publikisht. Po ashtu xhihadistët dyshohet se kanë qëlluar për vdekje një grua në një provincë rurale pasi ajo refuzonte veshjen e burkës. Më herët talebanët deklaruan se i detyrueshëm do të ishte vetëm…
Dashi Nuk do ta dini me siguri se si ta bëni një punë pa ia nisur më parë. Fatmirësisht, ju jeni ndër ata persona që i pëlqen sfidat. Përveshni mëngët dhe futuni punës. Jo nesër, tani! Demi Mund t’ju duket herë pas herë se bota është kundër jush, por kjo nuk është e vërtetë. Aktiviteti kozmik zhvendoset në favorin tuaj sot dhe opinionet tuaja do të ndryshojnë për mirë. Binjakët Ju nuk keni bërë një gabim që ka rëndësi të madhe, siç pretendoni. Çdokush gabon nganjëherë. Kështu që merrni përgjegjësitë dhe rregulloheni gabimin. Gaforrja Nëse marrëdhënia juaj duket shumë e…
E mbani mend herën e fundit kur ju ka ngelur hatri për diçka? Mund të duket si diçka fëmijërore në pamje të parë, por disa njerëz ndihen vërtetë të cënuar dhe nuk duan të shohin përtej interesit personal. Natyrisht që një rol të madh më mënyrën se si reagoni kur iu ngel hatri luan edhe shenja juaj e horoskopit. Por cilat janë shenjat, të cilave iu ngel hatri direkt? 1-Virgjëresha Njihet si një ndër shenjat më korrekte të horoskopit, me shumë ambicie, perfeksioniste e lindur, dhe shumë kërkuese tek vetja e të tjerët, por ama mbetjen e hatrit e ka…