Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Jetoi e punoi tre vite në Kabul, shqiptarja rrëfen periudhën e kaluar në Afganistan: Mos kini frikë, nuk vjen asnjë e keqe prej tyre, ende ruaj kontaktet me ish-bashkëpunëtorët

15:38 / August 18, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Denalda Kuzumi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Denalda Kuzumi, shqiptarja që ka jetuar për tre vite dhe ka punuar në Kabul ka rrëfyer periudhën e kaluar mes njerëzve që sot u kërcënohet jeta. Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, Kuzumi tregon për jetën në Afganistan dhe bashkëpunimin me vendasit përkrahës të një rendi të ri demokratik që nuk u mundësua.

“Më kanë ndodhur gjëra shumë të bukura atje, por ka qenë prezent elementi i frikës dhe sigurisë që ka qenë prezent duke qenë se unë kam punuar për një projekt të qeverisë amerikane USAID. Është një miks ndjesish. Mund t’u them se momentalisht ka shumë debat për këtë çështje momente të bukura për mua ka patur plot nga Afganistani dhe nga njohja me njerëzit dhe bashkëpunimi. Unë nuk kam jetuar në “Green Zone” por në një zonë të mbrojtur mirë nga sigurim privat,”- tha shqiptarja.

Denalda tregon se është kontakt me ish-bashkëpunëtorët e saj afganë të cilët ndodhen në pamundësi për të blerë ushqime apo shkuar në bankë e tërhequr kursimet e tyre për të jetuar.

“Njerëzit që janë në Kabul apo qytete të tjera janë të shqetësuar. Disa presin që të tërhiqen nga Ambasada Amerikane. Kujtoni nëse dikush ka qenë jashtë në vitin 1997 çfarë ankthi ka patur për familjet e tyre dhe shumëzojeni këtë me 100. Sigurisht që kemi eupati për këtë e kemi përjetuar vetë. Mund të them se afganët janë shumë të aftë me një botëkuptim dhe inteligjencë e cila ka lidhje me mbijetesën më shumë se çdo gjë për arsye të kontekstit atje. Por unë mendoj që afganët janë njerëz shumë inteligjentë dhe nëqoftëse sistemi arrin ti akomodojë, kudo që të jenë, ashtu siç e shoh unë nga eksperienca personale patjetër ata arrin të adaptohen,”- shtoi Kuzumi.

Përballë furisë së komenteve të tipit, afganët që do të vinë në Shqipëri janë të dhunshëm dhe do të cënojnë sigurinë kombëtare, Denalda ka një mendim krejt ndryshe. Ajo shton se instancat përkatëse do të merren me këtë çështje në mënyrë që asnjë e keqe të mos ndodhë.

“Nuk e shikoj shumë problematike këtë por sigurisht duhet të trajtohet me kujdes dhe mendoj që instancat që po merren do ta trajtojnë me kujdes dhe mënyra se si njerëzit do tu përqasen do të kuptohen e kjo do të bëj që asnjë gjë e keqe do të ndodhi. Unë mendoj se e keqja absolute tek ata njerëz është ajo e keqe delute që e ka secili prej nesh brenda,”- tha ajo më tej.

afganistan Kabul
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Tërmeti me magnitudë 6.3 godet Afganistanin, mbi 20 viktima dhe qindra të plagosur

09:34 / November 3, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.