Kritikat për strehimin e afganëve, reagon kryeministri Edi Rama. “Është me të vërtet shqetësuese teksa lexojmë se Shqipëria po strehon afganët vetëm se një gjë e tillë është kërkuar nga SHBA. Njëjtë siç është qesharake t’u kthesh atyre kurrizin dhe të fajësosh vetëm SHBA-në. Ne ishin të gjithë si pjesë e NATO-S dhe ata njerëz ishin në krahun tonë, sepse ata besonin në idealet mbi të cilat bazohet SHBA dhe BE. Shqipëria po përmbush përgjegjësinë e saj si anëtare e NATO-s dhe për shkak të asaj që ne përfaqësojmë si komb. Ne mund të mos jemi shumë të pasur, po…
Author: tirana
Talebanët kanë marrë sërish kryesimin e Afganistanit pas 20 vitesh pritje. Frika qëndron në rregullat strikte që ata do të vendosin, që prekin kryesisht gratë. Kur talebanët kanë qenë për herë të fundit në pushtet, gratë, nuk lejoheshin të dilnin vetëm nga shtëpitë, të dilnin në rrugë të zbuluara apo të shkollohen. Duket se këto masa do të hynë sërish në fuqi, e kjo është konfirmuar nga përfaqësues të talebanëve. “Nuk ka asnjë hakmarrje. Afganistni nuk është një fushë beteje. Ne kemi liruar veten nga të huajt. Sa i përket grave, ato do t’i nënshtrohen të gjitha të drejtave që…
Autori i dhjetra librave dhe përkthimeve u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare në banesën e tij në Tiranë. Abedin Preza ka qenë një shkrimtar dhe përkthyesi i mirënjohur. Lindur më 5 tetor 1928, Abedin Preza ia kushtoi jetën e tij librave dhe përkthimeve në gjuhën italiane. Ai është ndër të parët që ka hartuar fjalorët shqip-italisht dhe italisht-shqip me 70 dhe 50 mijë fjalë e shprehje. Preza gjithashtu ka realizuar përkthime të poezive të disa prej autorëve më të mirë shqiptarë duke i përshtatur në gjuhën italiane. Ndër veprat që mund të përmendim janë “La Storia di Scanderbeg”, poema…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale një minireportazh të realizuar nga televizioni “France 2”, ku promovohet turizmi shqiptar dhe bukuritë e radha që mbart vendi ynë. “Kudo që të ndodheni deti dhe malet janë përpara syve tuaj. Në horizont, kështjella mbi shpate të thepisur. Në bregdet, një det akuamarinë, 4 orë nga Parisi, Shqipëria, një destinacion lehtësisht i arritshëm në Europë. E mbiquajtur si “Tajlanda e Vogël” nga banorët, gjendemi në Ksamil me ujin e tij ngjyrë gurkali, një plazh shumë i preferuar nga turistët.”, në këtë mënyrë nis reportazhi i dedikuar Shqipërisë së bukur. Në…
Policia e Shtetit ka vënë në pranga ish-zv.ministrin e Integrimit, Albert Gajo. Mësohet se Gajo është arrestuar pasi ka djegur një sipërfaqe me vreshtari dhe si pasojë e kësaj u përfshi nga flakët edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi. Njoftimi: Kolonjë Dogji me zjarr një sipërfaqe me vreshtari, zjarri përfshiu më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi të ndryshme, vihet në pranga autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Albert Gajo, 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Sarandapor”, në Leskovik, Kolonjë, me veprimet…
Kida ka qenë mjaft aktive së fundmi me projekte të reja muzikore dhe më së shumti me bashkëpunime. Dy këngët e saj të fundit “Lila” me reperin Samra dhe “Dale” në bashkëpunim me Ledrin dhe Butrintin u pëlqyen shumë nga ndjekësit e saj duke numëruar miliona klikime. Ky i fundit ndërkohë ka afro 40 milionë duke u cilësuar padyshim si një nga këngët më të pëlqyera të kësaj vere. Në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën zvicerane 20 minuten, teksa është pyetur për bashkëpunimin e saj të ëndrrave, ajo ka treguar dy idhujt e saj ndërkombëtarë dhe me…
Dy ish-konkurrentët e ‘Përputhen’ Iliri dhe Gilberta i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmin e bëri të ditur vetë Gilberta së fundmi. “Jo, nuk jam me Ilirin. Jam e lirë po shijoj verën. E vërteta, e hapur, e kthjellët, jeta kjo është. S’do rrimë mbyllur me frikën e lëndimit, njerëzit shprehin atë ç’ka po jetojnë në atë fazë që ne kemi ose jo fatin t’i njohim, ne mësojmë, përjetojmë, gjallë jemi, kjo është jeta. E vijojmë para! Kush do na shoqëron”, shkruante Gilberta. Së fundmi ish-konkurrentja ka treguar se gjithçka me Ilirin ka mbaruar pas një mesazhi të saj.…
Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Vlorë. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është përfshirë nga flakët kati i dytë i banesës së shtetasit K. B., 60 vjeç. Fatmirësisht familjarët kanë arritur të dalin në kohë dhe zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
Gazetarja Sonila Meço njoftoi dje se ka vendosur të largohet nga televizioni “Ora News”, ku drejtonte emisionin “Tempora”. Ndërkohë burime për “IconStyle” kanë bërë të ditur se Sonila do të jetë pjesë e një televizioni tjetër dhe do të na shoqërojë nga ekrani i “MCN TV”. Shkrimi i plotë: “Kur i hyn më së pari gazetarisë, jetës publike dhe medias nuk mendon me gjithsej, por përqendrohesh tek fakti se ke mjetin, vëmendjen dhe aftësinë të ndikosh. Mandej do duhet të mësosh se t’i mbijetosh këtij profesioni për atë që e ke dashur qysh në krye do të thotë të rezistosh,…
Një lajm i rëndë për familjarët e 6-vjeçarit që u përplas nga një furgon mëngjesin e sotëm në Shëngjin. I mituri ka ndërruar jetë pavarësisht dërgimit në spital, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Mësohet se furgoni i kishte kaluar përsipër 6-vjeçarit duke i marrë kështu jetën. Më datë 18.08.2021, rreth për 08.45, në Shëngjin, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e…
Situata në Afganistan është dramatike. Aty ku po përsëritet situata e 20 viteve më parë. Ardhja e talebanëve në pushtet ka bërë që mijëra qytetarë të braktisin strehat e tyre dhe të largohen nëpër vende të sigurta. Aeroporti i Kabulit, shihet si pika kryesore për të dalë nga vendi. Atje ndodhen aktualisht mijëra njerëz, që presin me dëshpërim radhën për t’u larguar. Disa kanë mundur të ikin, e të tjerë, qajnë me ngashërim pasi ndihen të pasigurt për të ardhmen. Në pamjet e publikuara nga Daily Mail, shihen disa vajza, teksa zgjasin duart përtej kangjellave të hekurta dhe i luten…
Policia Britanike ka goditur një bandë të krimit të organizuar, mes të cilëve kishte dhe shqiptarë. Sipas mediave britanike, Policia ka rënë në gjurmë të tyre falë mbetjeve me kanabisit që ishin hedhur në rrugë nga një prej makinë që përdorej nga banda. Duke ndjekur mbetjet e drogës, policia ka arritur në një fermë në zonën e North Yorkshire. Atje, gjatë kontrolleve ato kanë gjetur hashash me vlerë 240 mijë paund, ndërsa brenda në makinë kishte 300 mijë funte kanabis. Efektivët kanë arrestuar 6 shqiptarë që mendohet se janë dhe mirëmbajtësit e fermës së hashashit. Ndërsa si pronare është një…