Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

MSH përditëson të dhënat: 2 humbje jete nga Covid-19 dhe 200 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë

18:14 / August 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid 19 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Brenda 24 orëve të fundit, 2 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit. Të dy viktimat janë nga Tirana dhe nga Elbasani, të moshave 53 dhe 80 vjeç. Sa i përket rasteve të reja, nga 2,183 testime të bëra, kanë dalë pozitivë 200 persona, ndrësa janë shëruar 27 të tjerë. Edhe për sot, rekordin me raste të reja e mban Tirana, e cila shënon qindra të infektuar. Ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 47 pacientë, por nuk bëhen me dije detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2183 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 200 qytetarë, në këto bashki: 45 raste në Shkodër, 20 në Durrës, 16 në Lezhë, nga 14 raste në Tiranë, Pogradec, 12 në Malësi e Madhe, 10 në Divjakë, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Gjirokastër, Lushnje, nga 5 raste në Sarandë, Mallakastër, nga 4 raste në Librazhd, Kavajë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Kukës, Kurbin, Fier, Tepelenë, nga 2 raste në Peqin, Përmet, nga 1 rast në Has, Mirditë, Dibër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan.

Aktualisht janë 2,981 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 47 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë një qytetar 53 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 80 vjeç nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve. Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,700 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 200

Të shëruar në 24 orë 27

Të shtruar në spitale 47

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2183

Testime totale 959,984

Raste pozitive 136,147

Raste të shëruara 130,700

Raste Aktive 2,981

Humbje jete 2,466

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1078

Shkodër 440

Fier 309

Vlorë 281

Elbasan 183

Durrës 180

Lezhë 169

Gjirokastër 97

Berat 84

Korçë 68

Kukës 57

Dibër 35

COVID-19 MSH
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.