Rihapet portali e-Albania për regjistrimin online të fëmijëve në shkolla.
Gjimnazi “Ismail Qemali” në kryeqytet ka publikuar kriteret ku për periudhën 15 – 30 gusht prindërit do të kenë mundësinë e regjistrimit përmes portalit e-Albania të nxënësve,në klasën e X:
1-për nxënësit që janë në hartën e shkollave të cilat i mbulon gjimnazi;
2-për ata nxënës që janë jashtë juridiksionit të shkollës sonë.
Në këtë rast u jepet mundësia prindërve të bëjnë kërkesën, si dhe të parashtrojnë arsyen e regjistrimit në gjimnazin “Ismail Qemali”👍
Regjistrimi do të jetë vetëm përmes portalit e-albania.
Në rast se shkolla do të ketë kapacitet të mjaftueshëm,mund të regjistrojê edhe nxënës jashtë zonës së banimit, pas miratimit nga ZVAT mbi bazën e arsyeve të legjitimuara.
Brenda 24 orëve pas kërkesës për regjistrim, do të kthehet pergjigja.Në rast refuzimi, të interesuarit duhet të vazhdojnë aplikimin brenda afatit në shkollën ku u takon regjistrimi.


