Author: tirana

Chelsea ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka nënshkruar me sulmuesin Romelu Lukaku pas marrëveshjes me Interin për 115 milion euro. Nga kontrata e tij me klubin e ri Lukaku do të përfitojë 12 milionë euro në sezon ndërsa është shprehur shumë i lumtur me rikthimin e tij në “Stamford Bridge”. “Jam i lumtur dhe i bekuar që u riktheva në këtë klub të mrekullueshëm. Kam mbështetur Chelsean si fëmijë. Mënyra se si klubi po rritet përshtatet me ambiciet e mia në mënyrë perfekte. Kjo mundësi vjen në momentin e duhur dhe mund të kemi shumë suksese së bashku”, ka thënë…

Read More

Deputeti i zgjedhur i PD-së më 25 prill, Ervin Salianji ka lajmëruar kthimin e disa personaliteteve të Partisë Demokratike të rrethit të Korçës, duke theksuar se pas kontributeve të pandërprera në vite rikthehen edhe në degë për të vazhduar ndihmën e tyre. POSTIMI I SALIANJIT Kënaqësi e veçantë që pas kontributeve të pakdërprera në vite rikthehen dhe në degë për të vazhduar ndihmën aktivisht ish kryetarët e degës Korçë në vite dhe ish kryetarët e bashkisë të zgjedhur nga PD.Askush nuk kërkoi privilegje dhe as ofiqe por me eksperiencën dhe njohjen e tyre kontribuojnë, jetojnë me ngjarjet e PD dhe…

Read More

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në Berat, pranë ish Uzinës së Baterive. Mësohet se një banor i ka vënë zjarrin një sipërfaqe tokë bujqësore, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit favorizuar dhe nga era, duke djegur dhe një parcelë me ullinj. Flakët kanë rrezikuar edhe banesat aty pranë, por fatmirësisht zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë duke i vënë nën kontroll.

Read More

Policia italiane ka prangosur dy shqiptarë pasi u kapën me drogë. Shqiptarët dhe një maroken janë vënë në pranga pasi autoritetet i gjetën 17 gramë kokainë, gati për shitje. Në ngjarjen e ndodhur në provincën Grosseto, dy shqiptarët dhe i riu maroken po udhëtonin në një mjet kur janë ndaluar nga policia për kontroll. Efektivët po kryenin një proces rutinë, por sjellja e ashpër e shqiptarëve i detyroi që t’i zbriste ata nga makina dhe të ushtronin një kontroll mëtë detajuar. Pikërisht kjo gjë, bëri që brenda mjetit të gjendeshin 17 gramë kokainë, të ndara në doza dhe të bëra…

Read More

Disa ditë më parë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, gjobiti rreth 100 parti politike me nga 1 mijë USD për refuzimin për të treguar burimet e financimit si dhe për mos deklarimi të raporteve financiare vjetore për vitin 2020. Në Shqipëri janë regjistruar 131 parti politike, nga të cilat vetëm 22 janë funksionale dhe reale. Sipas ligjit të vitit 2000 për partitë politike, i ndryshuar, partitë kanë detyrim që për çdo vit të dorëzojnë në KQZ raportet financiare, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës. Meqenëse pjesa dërrmuese e subjekte publike janë parti fantazmë, pa adresë dhe pa anëtarë, 106 prej…

Read More

Një gjykatë në Rusi ka urdhëruar sot arrestimin e një 73-vjeçari shkencëtar, specialist në fushën e kërkimeve hipersonike. Gjykata urdhëroi që ai të mbahet në paraburgim për dy muaj pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “tradhëti shtetërore”, duke spiunuar për kërkimin “top secret” të avionëve në Rusi, raporton Reuters. Oficerët e sigurisë arrestuan të dyshuarin, Alexander Kuranov, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kërkimore të Sistemeve Hipersonike me bazë në Shën Petersburg, në Moskë, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar një burim të zbatimi të ligjit atje. Kuranov mbikëqyri punën mbi konceptin e një avioni të ri…

Read More

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku u hetua në veting për transaksione të padeklaruara, konflikt të mundshëm interesi dhe denoncimet nga publiku, por u penalizua në fund nga aritmetika e analizës së pasurisë. Nga Aleksandra Bogdani Pas 26 vitesh në sistemin e drejtësisë, gjyqtarja Zegjine Sollaku u shkarkua nga detyra më 8 korrik, pasi nuk arriti të justifikonte burimin e ligjshëm të pasurisë së saj familjare me një vlerë të llogaritur në 5.2 milionë lekë. Sipas vendimit të arsyetuar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Sollaku ka mungesë burimesh të ligjshme për investimet e kryera si dhe përballimin e…

Read More

Është publikuar një video e Hunter Biden, djali i Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, i cili ndodhet në një moment intim me një punonjëse seksi në Las Vegas. Hunter pretendon se rusët i kanë vjedhur një nga laptopët për ta shantazhuar. Djali i Presidentit amerikan ka humbur 3 kompjutera në total. Të parin e harroi në një qendër kompjuterësh, i dyti u sekuestrua nga agjentët federalë me pretendimin se mbajnë informacione të ndjeshme mbi Presidentin Biden dhe foto, video apo komunikime të turpshme të akteve seksuale të djalit të tij. Njëri nga laptopët ende nuk është gjetur dhe dyshohet se…

Read More

Kur Fariha (emër i ndryshuar me kërkesën e gruas) u divorcua me pajtim, ish- bashkëshorti i saj emigrant sezonal në Greqi u ngarkua që të paguante për secilin nga fëmijët 8 mijë lekë të reja. Por, ai i pagoi vetëm vitin e parë mbas divorcit, dhe dy muajt e parë të 2020. Më pas, ai nuk iu përgjigj as në telefon, pa i lënë zgjidhje tjetër 33 vjeçares, veçse t’i drejtohej edhe njëherë gjykatës. “Përmes kunatës më njoftonte se s’kishte asnjë mundësi, se ishte i mbytur në borxhe dhe se nga pandemia kishte mbetur pa punë. Por fëmijët tanë duan…

Read More

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush tjetër në zyrë. Të gjithë i drejtohemi kafesë, pavarësisht kemi ngrënë apo jo mëngjes. Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Ajo është transformuar në një përbërës tejet të nevojshëm për një paradite energjike. Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkoli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Studimi, në fakt, nuk vlen për të gjithë, por nënvizon rëndësinë e kafes në jetën e shumë…

Read More

Analisti Mustafa Nano ka reaguar sërish, e kësaj here ashpër lidhur me temën e muajit; ardhjen e këngëtarit serb në Korçë, Goran Bregoviç. Ai ka bërë një paralelizëm në Facebook-un e tij, të shqiptarëve “mendje-hapur” siç e konsideron ai veten dhe shqiptarëve “trushpëlarë”, me afganët që duan liri dhe drejtësi e talebanët që i vrasin në mënyrë mizore. Sipas Mustafa Nanos, këta shqiptarë “trushpëlarë” janë si talebanët në Afganistan, që nuk e duan shtetin e së drejtës, liritë e individit apo kulturën e sende të tjera. Ai thotë se vetë i përket anës së shqiptarëve të “mirë”, ndaj i kërkon…

Read More

OSHEE njofton qytetarët e Tiranës se ditën e nesërme (datë 13 gusht) në kuadër të investimit për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes, nuk do të ketë energji elektrike në disa zona në Tiranë, nga ora 9:00 deri në 17:00. Zonat që do të preken janë: Rruga “Kosova”, rruga “Berisha”, zona industriale Kamëz, Paskuqan (Treshi), Bregu i Lumit dhe Fushë Mëzezi. Njoftim i OSHEE: Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë Stakim, 13 gusht Në kuadër të investimit për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes, në datën 13 gusht do të kryhen punime në disa kabina në Tiranë. Pa energji do të mbeten këto zona:…

Read More