Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Putin arreston shkencëtarin kryesor të kërkimeve hipersonike “top secret”

19:47 / August 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
putin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gjykatë në Rusi ka urdhëruar sot arrestimin e një 73-vjeçari shkencëtar, specialist në fushën e kërkimeve hipersonike.

Gjykata urdhëroi që ai të mbahet në paraburgim për dy muaj pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “tradhëti shtetërore”, duke spiunuar për kërkimin “top secret” të avionëve në Rusi, raporton Reuters.

Oficerët e sigurisë arrestuan të dyshuarin, Alexander Kuranov, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kërkimore të Sistemeve Hipersonike me bazë në Shën Petersburg, në Moskë, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar një burim të zbatimi të ligjit atje.

Kuranov mbikëqyri punën mbi konceptin e një avioni të ri hipersonik të quajtur Ayaks që daton në epokën Sovjetike. Teknologjia hipersonike lejon që objektet të udhëtojnë shumë më shpejt sesa shpejtësia e zërit.

Rusia, lidhjet e së cilës me Perëndimin janë përkeqësuar në nivelet më të ulëta që pas Luftës së Ftohtë e që nga viti 2014, ka zhvilluar një numër armësh hipersonike vitet e fundit që Presidenti Vladimir Putin i ka lavdëruar si të pashembullta.

I arrestuari dyshohet se i ka dhënë informacione sekrete një shtetasi të huaj në lidhje me kërkimin e teknologjisë hipersonike në të cilën ai kishte punuar për një kohë të gjatë, tha agjencia e lajmeve Interfax duke cituar një burim të paidentifikuar.

Rastet e tradhtisë dhe spiunazhit zakonisht mbahen me dyer të mbyllura në Rusi dhe detajet e rasteve rrallë dalin në dritë për shkak të natyrës së tyre të klasifikuar.

Tradhtia shtetërore dënohet deri në 20 vjet burg. Ky dënim iu dha një pedagogu të aviacionit nga Moska në prill pasi ai u shpall fajtor për eksport ilegal të teknologjisë ose informacionit teknik. Një numër shkencëtarësh, ushtarësh dhe zyrtarësh rusë janë akuzuar për tradhti në vitet e fundit pasi u akuzuan për kalimin e materialeve të ndjeshme në vendet e huaja.

Kritikët e Kremlinit thonë se akuzat janë shpesh të pabazuara dhe nuk mund të shqyrtohen sepse janë të klasifikuara.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pamjet e reja nga Shtëpia e Bardhë, Trump prezanton portin luksoz të helikopterit: Po rikthej bukurinë dhe shkëlqimin në nivele të papara

12:49 / September 15, 2026

Tensionet zhvendosen në hapësirë, SHBA pranon se ka armë në orbitë: Rusia dhe Kina konsiderohen kërcënimet kryesore

09:37 / September 15, 2026

Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë! Procesi për pengim të drejtësisë, mbrojtja kundërshtoi transkriptet e prokurorisë dhe kërkoi pafajësi

21:59 / September 14, 2026

Aktivizohet vullkani Etna, mbyllet përkohësisht aeroporti i Katanias në Siçili

20:00 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.