Është kapur 27 vjeçari Xhevahir Palushi i cili është dënuar me 3 vite burg për veprën penale vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë. Në vitin 2016, 27 vjeçari dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë një dyqan në Kamzë. “Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: Nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrugën “Kosova” Kamzë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Xhevahir Palushi., 27 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar më 3 vjet e…
Author: tirana
Për një kohë të gjatë në spitalin Infektiv kanë munguar pacientët e intubuar. Mirëpo, me rritjen e numrit të pacientëve të shtruar në këtë spital, burime bëjnë të ditur se dy pacientë ndodhen në gjendje të rëndë, të intubuar. Pacientet e shtruar në Infektiv i përkasin të gjithë grupmoshave. Më të shumtë janë ata mbi 50 vjeç, por ka edhe pacientë rreth të 30-ve. Burime brenda këtij spitali thonë për ABC çdo 24 orë shtrohen mesatarisht 3-4 të prekur nga Covid që kanë nevojë për trajtim të specializuar. Mjekët thonë se pjesa më e madhe e tyre paraqesin simptoma të…
Funksioni i mëlçisë është i një rëndësie të madhe për shëndetin tonë të përgjithshëm pasi heq mbeturinat e grumbulluara dhe toksinat nga trupi. Është më e rënda dhe një nga organet më të mëdha në trupin e njeriut. Mëlçia juaj është fabrika juaj e përpunimit kimik. Ajo merr 30% të gjakut që qarkullon në sistemin tuaj çdo minutë – duke kryer reagime kimike për të hequr toksinat e dëmshme dhe shpërndarë dhe ruajtur ushqyesve thelbësorë. Ky proces jetik quhet ‘metabolizëm’ ??dhe qelizat në mëlçi, të njohura si hepatocite, janë vënë në punë për të mbajtur trupin tuaj duke punuar në…
COVID-i pa simptoma, shumë i përhapur Afërsisht një e treta e njerëzve me COVID-19 nuk kanë simptoma, sipas një analize të të dhënave nga më shumë se 350 studime të publikuara deri në prill 2021. Rastet pa simptoma vëreheshin më tepër tek fëmijët sesa tek të moshuarit ose tek njerëzit pa probleme ekzistuese shëndetësore, tha Pratha Sah e Shkollës së Shëndetit Publik në Universitetin Yale, e cila drejtoi analizën e botuar të martën në revistën e departamentit të mjekësisë të universiteti. Ekipi i saj përllogarit se 46.7% e fëmijëve dhe të rinjve të infektuar nuk kanë simptoma, tha ajo. “Kjo…
Rrushi është rritur mbi tokë për mijëra vjet dhe i ka ardhur në ndihmë njerëzimit jo vetëm për ushqim por edhe për shëndet. Rrushin e gjejmë në variete, madhësi dhe ngjyra të ndryshme. Rrushi i zi në veçanti është ndër më të pasurit me antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje të ndryshme. Përpos antioksidantëve, rrushi i zi është i pasur me fibër, vitamina dhe minerale. Ndihmon kundër diabetit Antioksidantët tek rrushi i zi përmirësojnë aftësinë e trupit për përdorimin e glukozës dhe ulin nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër, rrushi ka një nivel të ulët…
FIFA ka përditësuar renditjen e përgjithshme të përfaqësueseve, e cila vijon të kryesohet nga Belgjika, ndonëse “djajtë e kuq” të Europës nuk arritën të lënë gjurmë në Euro 2020, duke u eliminuar nga Italia në fazën çerekfinale. Skuadra belge ka shkuar në kuotën e 1822.37 pikëve, por tani Brazili i ka marrë vendin e dytë Francës dhe është afruar akoma më shumë me kreun, pasi ka vetëm 25 pikë më pak, ndërsa një rritje të ndjeshme ka regjistruar Italia Kampione Europe, që e sheh veten në vendin e 5-të me 1744 pikë. Ka ruajtur vendin e katërt edhe Anglia finaliste…
Tatimet i janë drejtuar me një thirrje zyrtare kompanive të regjistruara në vitin 2021 të përmbushin kushtet që vendos procesi I fiskalimit, duke u kujtuar se ato janë shumë më të ulëta për këtë kategori se për të tjerat. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon të sjellë në vëmendjen e tatimpaguesve, detyrimet ligjore që ju lindin nga ligji Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, i njohur si Fiskalizimi. Për t’u Fiskalizuar çdo subjekt duhet të ketë 5 element të domosdoshëm: Certifikata Elektronike, e cila merret tek AKSHI, duke aplikuar përmes kredencialeve nga…
Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Dropulli i Gjirokastrës. 10 mina të Luftës së Dytë Botërore kanë shpërthyer nga zjarri. Zjarrfikësit e Gjirokastrës, Dropullit dhe Libohovës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe largimin e rrezikut.
Djali i madh i kryeministrit Rama, Greg Rama feston sot ditëlindjen. Greg ka publikuar në Instagram një foto nga fëmijëria, ndërsa shkruan: “Sot mu kujtua ai pasazhi i cuditshem qe me pat thene dikush per 20 vjetor: Tani ti je 20 dhe jeta te therret… Po kur mbush 31 mes pandemise globale ca thot jeta…? Apo hajt se folim” Deri më tani, ai nuk ka marrë ende një urim publik nga i ati, megjithatë mbetet të presim në orët në vazhdim.
Gazetarja Ilva Tare pas zhvendosjes së saj në SHBA ka zbuluar detaje nga jeta e saj e re. Në një postim në Twitter ajo bëri me dije se do të marrë pjesë në Samitin e rëndësishëm të demokratëve në SHBA. “Samiti i Dhjetorit i Shtëpisë së Bardhë për bashkimin demokratik të vendeve, bazuar në vlerat e aksioneve dhe vlerat demokratike kundrejt modeleve autokratike dhe joliberale”, ka shkruar në Tëitter Ilva Tare. Kujtojmë se gazetarja Tare ka mbajtur postin e drejtoreshës së lajmeve në Euroneës Albania, teksa i ka dhënë fund rrugëtimit të saj prej 25 vitesh, për t’u shpërngulur në…
Koncerti në të cilin do të performojë këngëtari Goran Bregoviç do të jetë me bileta. Bashkia Korçë, në një postim në Facebook, fton qytetarët që të blejnë bileta me çmim 1000 lekë për një festë e cila ka karakter publik. Lajmërimi ka shkaktuar reagime të shumta pasi Festa e Birrës është një organizim që bëhet me fonde publike. Bashkia e Korçës shpenzon taksat e qytetarëve për të bërë një organizim të tillë por nga ana tjetër po u kërkon atyre për të dëgjuar këngëtarin Bregoviç. “Edhe falas të jetë, nuk vete”, “Festa e birrës me biletë… ku po shkon kjo…
Videoja e dy murgeshave në Serbi është duke bërë “namin” në rrjet, kjo pasi ato shihen duke e “djegur” në një koncert. Sipas mediave vendase bëhet me dije se dy murgeshat ishin larguar nga manastiri dhe janë bërë pjesë e një koncerti, ku kanë kënduar, kërcyer dhe pirë. Për këtë veprim të murgeshave ka reaguar edhe manastiri Ovčar-Kablar, duke i paralajmëruar, pasi kjo nuk është hera e parë që ato largohen. Mirëpo, ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve ka qenë kënga që ato ishin duke kënduar. “Një koktej dashurie Nuk është në rregull që një vajzë kaq…