Author: tirana

Presidenti Joe Biden u pa duke injoruar komplet direktivat e agjentit të Shërbimit Sekret i cili po përpiqej ta drejtonte për në Shtëpinë e Bardhë. Gafa e fundit e Biden tregon se si Presidenti u filmua teksa kthehej në Shtëpinë e Bardhë pas një vizite në Delëare. Agjenti i thotë Biden-it që të kthehet tek trotuari, ndërkohë ai sikur mos ta dëgjonte fare, vazhdon të ndjekë hap pas hapi agjentin duke u futur dhe në bar. Kjo video i ka lënë të tronditur kritikët e presidentit 78-vjeçar edhe njëherë, duke i shtuar bindjen se nuk është në gjendje të mirë…

Read More

Muaji i hapur i vaksinimit ka sjellë rritjen e kërkesave të qytetarëve për t’u vaksinuar. Në Qendrën Shëndetësore 10 në Tiranë, paradite ka qytetarë në radhë për të marrë vaksinën. Prej orës 08:00 të mëngjesit ata qëndrojnë në oborrin e qendrës shëndetësore, të distancuar nga njëri-tjetri, në pritje të vaksinimit. Edhe pse e ka kaluar Covid në gjendje të rëndë, kjo qytetare bëri dozën e dytë të vaksinës Pfizer. Drejtoresha e QSH 10 Jonida Diko, thotë për ABC se që prej fillimit të muajit gusht, është rritur kërkesa e qytetarëve për tu vaksinuar. Edhe moshat e reja janë të interesuara…

Read More

Këshilli Kombëtar i PD-së pritet të mblidhet në ditët e fundit të muajit gusht për zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë, Seretariatin si dhe Nënkryetarët. Megjithëse ishte njoftuar se mbledhja do të mbahej në ditët e para të gushtit, duket se zhvillimet politike në vend kanë ndikuar në shtyrjen e përfundimit të procesit zgjedhor në partinë më të madhe të opozitës. Mësohet se Sekretariati i PD do të ketë një shtim në numër, pra një zgjerim në strukturën drejtuese, ndërsa duket se do të shtohet edhe 1 pozicion nënkryetari, duke e çuar atë në 3 nga dy që janë aktualisht. Burime…

Read More

FIFA dhe UEFA duket se i druhen spostimeve të grupeve të tifozëve si shpërndarës të mundshëm të COVID-19. Për më tepër, me kufizimet që kanë vendosur vende të ndryshme sa u përket lëvizjeve në territorin e tyre, për tifozët do të jetë e vështirë që të ndjekin rregullisht skuadrat e tyre të zemrës. Ndaj bashkërisht, të dy organizatat kanë vendosur që në ndeshjet e kualifikuesve të Botërorit që zhvillohen në muajin shtator, të ndalohen tifozët udhëtues. Udhëzimi u ka shkuar të gjitha federatave që marrin pjesë në ndeshjet kualifikuese të muajit shtator, duke i bërë të qartë se ndalohet transferta…

Read More

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike, në datën 12 gusht do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-17:00.Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:Pjesërisht: Pallatet pranë shkollës “Ibrahim Rugova”, bulevardi “Blu”, zona pranë Kompleksit Sportiv Kamëz, rruga “Thoma Koxhaj”, zona fushë “Misto Mame”, rruga “Irfan Tomini” pranë hotel “Diplomat”

Read More

Gazetari Muhamed Veliu ka ndarë një foto të pazakontë në rrjetet e tij sociale, ku duken pasojat e një aksidenti. Ai ka ndarë foton e një mjeti tip “Citroen” që ka përfunduar mbi trafikndarëse, por nuk kuptohet se si ka përfunduar aty. “Nuk është një photoshop por një foto e vërtetë nga një rrugë në Veri të Shqipërisë,”-shkruan ai. Deri më tani, Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim për ndonjë aksident të ndodhur, ndërsa nuk dihet as nëse ka të lënduar.

Read More

Pasi qeveria gjermane ka dalë hapur në mbështetje të nismës “Ballkani i Hapur”, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Në një postim në Twitter, Rama thotë që qeveria përveçse e mbështet nismën kërkon që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor! Postimi i plotë: “ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor! Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet…

Read More

Një hulumtim i BBC-së ka zbuluar operacionet e fshehta të mercenarëve rusë në luftën civile në Libi, që përfshin lidhjet me krimet e luftës dhe ushtrinë ruse. Tableti i Samsungut që la pas një luftëtar i grupit mercenar rus Wagner, zbulon rolin e kësaj organizate, si dhe emrat e koduar të luftëtarëve të cilët mund të gjurmohen tani. BBC shkruan se janë gjetur pajisje të avancuara ushtarake të Wagnerit, për të cilat ekspertët thonë se mund të kenë ardhur nga një bazë e ushtrisë ruse, në anën tjetër Moska zyrtare kategorikisht mundohet t’i mohoj këto fakte se qëndron prapa këtyre…

Read More

Zjarret ia kanë lënë vendin reshjeve në Veri të Shqipërisë. Pasditen e sotme në zonën pranë Tunelit të Kalimashit ka pasur reshje të shumta shiu e breshëri. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, breshëri ka shkaktuar kaos në lëvizjen e makinave në Rrugën e Kombit, të cilat janë ndalur plotësisht, deri në kalimin e stuhisë. Po kështu toka është zbardhur nga kokrrat e breshërit që kanë qenë me madhësi të konsiderueshme. Nga Emergjencat Civile bëjnë me dije se janë fikur të gjitha vatrat e zjarrit. Në malin e Rrunës, i cili prej disa ditësh ishte nën flakë, kanë…

Read More

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 4,201 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 284 qytetarë, në këto bashki: 79 raste në Tiranë, 24 raste në Shkodër, 22 raste në Lezhë, 13 raste në Durrës, Fier, 12 raste në  Krujë, Kamëz, Kavajë, 11 raste në Korçë, Elbasan,10 raste në Vlorë, 8 raste në Lushnje, 6 raste Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste në Mat, 3 raste në Mirditë, Himarë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, 2 raste në Sarandë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Kukës, Has, Kurbin, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër,…

Read More

Franca ka vendosur të nisë vaksinimin e popullsisë me dozën e tretë të vaksinës kundër virusit të rrezikshëm Covid-19. Mësohet se vaksinimi me dozën e tretë do të fillojë nga muaji shtator dhe do të aplikohet te personat më të rrezikuar nga koronavirusi. Javët e fundit, në mbarë botën, por edhe në vendin tonë, shifrat e koronavirusit kanë shënuar rritje të ndjeshme, për shkak të përhapjes masive të variantit indian të koronavirusit, i cili transmetohet shumë më shpejt, por që është më pak vdekjeprurës.

Read More