Author: tirana

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako deklaroi se situata me flakët në Karaburun, Vlorë dhe Kukës vijon të jetë problematike, teksa po mbahet nën kontroll dhe nuk ka rrezik për jetën e qytetarëve apo banesave. Në një lidhje telefonike për “Ditari” në A2 CNN, Çako tha se ndër vatrat më serioze mbetet Maja e Runës në Kukës dhe në Mal të Zi, duke theksuar se operacioni do të vijojë deri në eliminimin e vatrave. “Vijon operacioni me helikopterin holandez dhe Forcat e Armatosura në terren, shpresojmë ta finalizojmë sa më shpejt. Janë dy qarqe me probleme serioze, Vlora dhe Kukësi…

Read More

Pas transferimit që tashmë pritet të bëhet publik ditën e nesërme të Lionel Messit tek PSG dhe largimit të tij nga Barcelona, ka ardhur edhe reagimi i shumëpritur nga shoku i tij i ngushtë tek katalanasit. “Do të jetë e dhimbshme ta shohësh atë me një fanellë tjetër”- u shpreh Andres Iniesta. “Leo, pas kalimit të shume viteve si katalanas, përfaqëson Barcelonën. Unë nuk e di se çfarë ndodhi brenda, apo si shkoi, por klubi do të duhet të shërohet nga kjo goditje”- vazhdon më tej Iniesta. Sakaq, ekzaminimet mjekësore të Lionel Messit kanë përfunduar. Kampioni argjentinas ka përfunduar me…

Read More

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, vizitoi sot pjestarët e FSK-së, të cilët ndodhen në Kukës me qëllim dhënien e ndihmës për Shqipërinë e cila është përfshirë tërësisht nga zjarret. Gjatë momentit që ministri kishte mbërritur në terren e teksa ishte duke zhvilluar biseda me zjarrfikësit, një prej tyre e pyet a ka cigare, me stil që nëse kishte t’ja linte atyre. Pjesë nga biseda: Zjarrfikësi: Ministër a e pi duhanin? Ministri Mehaj: Jo vallahi. Zjarrfikësi: Desha me thonë nëse ke një paket me na lonë. Dialogu zhvillohet në sekondat e para

Read More

Nata e së mërkurës dhe agimi i ditës së enjte do të jetë kulminacioni i meteorëve Perseid për këtë vit sipas Nasa-s. Gjatë kësaj periudhe nëse jemi me fat dhe zgjedhim një vend të përshtatshëm mund të shohim nga 100 deri në 150 meteorë të ndritshëm për një orë që përshkojnë qiellin e errët të favorshëm pa rrezet e hënës. Ky vit është i veçantë pasi nuk do të kemi pengesën e dritës së hënën e cila pothuajse çdo vit është pengesë e madhe për të shikuar sa më shumë meteoritë dhe për këtë arsye astronomët theksojnë se ky mund…

Read More

Një 21-vjeçare portugeze është zhdukur në Greqi, ndërkohë që ishte me pushime. Mediat fqinje raportojnë se Sofia Souza Bicho Doumita humbi gjurnët nga zona e Kato Patissia, në orët e para të së martës,10 gusht. “Buzëqeshja e fëmijës” ishte informuar të martën në lidhje me zhdukjen e vajzës dhe ka vazhduar të publikojë të dhënat e saj me kërkesë të të afërmve të saj. E reja është nga Portogalia dhe kishte ardhur në Greqi për pushime. Sofia Souza Bicho Doumita është e gjatë 1.60 m, ka një peshë normale, ka flokë të shkurtër bjondë dhe sy kafe. Ajo kishte veshur…

Read More

Simone Inzaghi po pret zëvendësuesin e Achraf Hakimit dhe drejtuesit e Interit kanë nisur nga puna për të siguruar shërbimet e… Denzel Dumfries. 25-vjeçari po bën mirë prej tre vitesh te PSV dhe kjo verë shihet si e duhura për të provuar një aventurë jashtë Eredivisie. Mbrojtësi i djathtë zhvilloi një Europian shumë pozitiv në rrafshin personal me kombëtaren tulipane, me të cilën numëron 23 ndeshje dhe dy gola.

Read More

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se nesër në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas njoftimit të shpërndarë nga OSHEE, stakimi i elektricitetit do të bëhet për shkak të investimit për mirëmbajtjen e kabinave. Njoftimi i plotë: Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 11 gusht do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë. 08:00-17:00 Zona përballë qendrës “Kristal Center 9:00- 17:00 Pjesërisht: Zona rreth shkollës “Sarina”, zona pranë Kompleksit Sportiv Kamëz, rruga ” Irfan Tomini”, zona ish- fushës “Misto Mame”

Read More

Liri Berisha është pak a shumë si Bregoviçi. Nënën e ka serbe nga Beogradi, babain shqiptar të Malit të Zi, burrin shqiptar, kurse dhëndrin boshnjak. Shqiptarët janë shumë të ndarë rreth kësaj familje. Ka mijëra njerëz që i urrejnë se janë vrarë prej tyre, ose janë rrënuar nga hakmarrje personale, të tjerë që nuk i durojnë dot si njerëz primitivë, dhe natyrisht plot të tjerë që i adhurojnë, si çdo militant. Por as ata që i duan dhe as ata që i urrejnë, nuk e kanë me origjinën e tyre serbo-boshnjako-malazeze-shqiptare. E kanë me karakterin e tyre dhe më ato…

Read More

Një 35-vjeçar në Durrës teksa vendoste një ndriçues në një shtyllë ka rënë nga lartësia. Policia njofton se shtetasi E.M. është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak. Më datë 10.08.2021, rreth orës 17:55, në lagjen nr.14, Durrës, ka rënë nga lartësia pasi po vendoste një ndriçues në një shtyllë në rrugë shtetasi E. M., rreth 35 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, (punonjës i një gomisterie). Shtetasi E. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Një numër rekord i grave shtatzëna u shtruan në kujdesin intensiv me Covid muajin e kaluar, tregojnë të dhënat, pasi mjekët ngritën shqetësime për hezitimin për bërjen e vaksinës tek nënat në pritje. Shifrat nga Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit të Kujdesit Intensiv treguan se në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut 66 gra shtatzëna përfunduan në kujdesin intensiv në korrik. Ky është numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë dhe tre herë më shumë se prilli i vitit të kaluar. Ndërkohë që mjekët apelojnë që ato të vaksinohen sa më parë, numri i nënave të ardhshme…

Read More

Një re masive rëre është duke depërtuar drejt Mesdheut. Reja e madhe e pluhurit pritet të vijë nga shkretëtira e Saharasë, ndërsa fenomeni do të vazhdojë disa ditë. “Një re masive Sahariane pluhuri po shtrihet në Mesdhe, në skajet veriore“, shkruan në Twitter faqja meteorologjike. Në ditët në vijim, pritet që reja e madhe e pluhurit të përhapet me shpejtësi në Mesdhe, duke ndikuar në cilësinë e ajrit. Meteorologët e shpjegojnë se rëra nga Saharaja mund të ngrihet deri në lartësitë e mëdha të shtresës së ajrit dhe pastaj me anë të erës arrin në vende dhe dete të largëta.…

Read More

Sezoni që lamë pas ishte i fundit për Xherdan Shaqirin në “Anfield Road”. Sulmuesi shqiptar do të largohet nga Liverpool një vit përpara se kontrata e tij me klubin të përfundojë. Interesimi për të nuk ka munguar për asnjë moment, ndërsa lista e ekipeve sa vjen e shtohet. Pas Napolit, Lacios, Milanit, Seville apo Villareal, tashmë është edhe Lyon që rreshtohet në radhë për shërbimet e tij. Largimi i Memphis Depay-t drejt Barcelonës ka lënë një boshllëk të madh në klubin francez, që synon ta mbulojë me afrimin e Shaqirit. “L’Equipe” bën me dije se Lyon ka paraqitur një ofertë…

Read More