Author: tirana

Kanë kaluar 7 vite dhe 8 muaj që kur Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë me ski. Edhe sot, gjendja e tij shëndetësore mbahet shumë sekret nga familja, dhe vetëm Jean Todt, ish-shefi i Shumacher te Ferrari, hedh pak dritë mbi situatën herë pas here. Në një intervistë për “Bild”, francezi nënvizoi se ish-piloti i Formula 1 ka mbijetuar vetëm falë bashkëshortes së tij, Corinna. “Që nga dita e aksidentit, kam kaluar shumë kohë me Corinna. Është një grua e mrekullueshme dhe falë përkushtimit të saj dhe të mjekëve, Schumacher ka mbijetuar, edhe pse me pasoja. Për momentin, lufta…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar. Avni Xhumari, 42 vjeç, me një varg precedentësh u gjet i pajetë nga një kalimtar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Montefalco, Appio Tuscolano, Itali. ‘Pashë një pellg gjaku që dilte nga një makinë e parkuar para rrugës numër 41,’ ka thënë për karabinierët në stacionin Tuscolana, personi që e gjeti trupin e pajetë. Mes rrotave të përparme ndodhi dhe zbulimi makabër, ku ishte dhe trupi i pajetë i Xhumarit. Policia italiane tani është ka nisur kërkimet për bashkëpunëtorin që e ka braktisur…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit është proceduar penalisht krahas gjobës, një 21-vjeçar që lëvizte shumë shpejt me një audi, ndërkohë që mbante me vete patentë të falsifikuar. Policia gjithashtu ka bërë bilancin sa i takon gjobave dhe masave të tjera të marra. Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 46 leje drejtimi, nga të cilat 26 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në…

Read More

Një lajm i trishtë për klubin e Tiranës. Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, ish-futbollisti Remzi Bulku. Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi bardheblu me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” ku shkruajnë se i bashkohen dhimbjes së familjarëve duke i shprehur nderimet ish-lojtarit të Tiranës në vitet 1950.

Read More

Një 54-vjeçare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme në Kodër-Mëzes, Kashar. Sipas policisë ajo është rrëzuar aksidentalisht dhe e ka zënë poshtë depozita e ujit. “Më datë 10.08.2021, në Kodër-Mëzes, Kashar, në katin e dytë të banesës aksidentalisht është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë depozita e ujit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja N. H., 54 vjeçe.” – njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Një lëndë toksike është zbuluar së fundmi në një sërë produktesh të ëmbla ushqimore, më së shumti akullore dhe biskota. Alerti është nisur fillimisht nga autoritetet e kontrollit ushqimor në Francë dhe Belgjikë, dhe më pas është përhapur dhe në vende të tjera të Unionit. Produktet në fjalë i përkasin kryesisht kompanive të mëdha të tilla si Snickers, Smarties, M&M’s, Lion, Nestlé, dhe Pilpa. Për këtë rrezik janë njoftuar dhe të gjithë distributorët kryesorë të këtyre firmave dhe një listë e plotë e përditësuar me këto produkte të rrezikshme ushqimore mund të gjendet në linkun këtë link: Liste-produits-ETO-2021-hors-sesame Vlen që…

Read More

Deputeti gjerman Peter Beyer thotë, se procesi i Berlinit kërkon impulse të reja. Lidhur me ndryshimet që priten pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, Beyer thotë, se pavarësisht nga forcat që do të marrin pjesë në qeverinë e ardhshme gjermane, në marrëdhëniet ndërkombëtare “do të ketë vazhdimësi të politikave të qeverisë së Merkelit”. Beyer shpreson që suksesi i qeverisë së ardhshme të matet nga integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Ai kërkon njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE, që nuk e kanë njohur deri tani dhe mendon se BE dhe SHBA, mund të bëjnë më shumë për Ballkanin. Nderkohe…

Read More

Pretendimet e rreme dhe mashtruese se vaksinat Covid-19 dëmtojnë fertilitetin dhe shkaktojnë aborte, ende qarkullojnë në internet, kundër të gjitha provave. Mjekët janë jashtëzakonisht të kujdesshëm në lidhje me atë që rekomandojnë gjatë shtatzënisë, kështu që këshilla origjinale ishte të shmangni vaksinën. Por tani, aq shumë të dhëna janë të qasshme saqë kjo këshillë ka ndryshuar dhe vaksina tani inkurajohet në mënyrë aktive (pasi marrja e Covid vetë mund të rrezikojë një shtatzëni). Ne kemi parë disa nga pretendimet më këmbëngulëse – dhe pse ato janë të gabuara. Një studim ka gjetur të dhëna që tregojnë se shkalla e abortit…

Read More

Një grua është vendosur nën hetim në Australi pasi dyshohet se kishte mashtruar se është mjeke. Mediat australiane raportojnë se 27-vjeçarja ka punuar për tetë muaj në Spitalin “Sydney’s Bankstown-Lidcombe”. Por spitali zbuloi se ajo nuk ishte akredituar nga organet kompetente si mjeke, ndaj është marrë në hetim nga policia. Një zëdhënëse e spitalit tha në një deklaratë se punonjësja që filloi punën në janar të këtij viti u “largua menjëherë nga puna” kur autoritetet zbuluan se nuk ishte akredituar. Sipas 7News, gruaja kishte dështuar në provimet e saj përfundimtare dhe falsifikoi dokumentet për të fituar punën.

Read More

Kur shkojmë në supermarket shohim pafund lloje vajërash gatimi. Por në gjithë këto vajëra, është një që edhe pse nuk e blini kurrë për ta gatuar, ju e hani pothuajse përditë. Ndodhet në një sërë ushqimesh, përfshirë: bukën, çokollatën, margarinën, picat etj. Por mënyra si ai prodhohet, është e dëmshme për njerëzit, për ajrin që thithim dhe për botën e gjallë. Po flasim për vajin e palmës – vajin më të famshëm në botë. Përdoret në shumë ushqime, ndonjëherë në sasi të mëdha. Në fakt, sipas disa vlerësimeve, ndodhet pothuajse në gjysmën e produkteve të supermarketit. Arsyeja pse mund të…

Read More

Mjaftoi një foto e publikuar në rrjetet sociale dhe të gjithë fansat të mendonin se ata janë lidhur. Është fjala për dy ish-konkurrentë të “Për’puthen”, Mevlan Shaba dhe Lindita Bimi. Ishte ish-konkurrenti i reaity show-t, Princ, ai që postoi një foto të tyre bashkë, ku dukeshin se edhe pak do putheshin në buzë. E ai me shaka shkruante se “i kapa”. A është e lidhur me ish-konkurrentin e E teksa prej ditësh po flitet për ta, Lindita ka vendosur që të reagojë për herë të parë. Teksa e kanë pyetur nëse është e lidhur me Mevlanin, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”…

Read More

Refugjatët irakianë në kampin al-Hol në verilindje të Sirisë po shprehin shqetësime rreth dhunës në rritje brenda kampit pas vrasjes së një tjetër irakiani gjatë fundjavës, nga militantët e dyshuar të Shtetit Islamik. Kampi strehon dhjetëra mijëra njerëz, përfshirë familjet e luftëtarëve të huaj të Shtetit Islamik. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Zana Omer njofton. Situata e sigurisë në kampin al-Hol në verilindje të Sirisë po përkeqësohet përsëri. Dhjetëra mijëra refugjatë irakianë dhe sirianë të zhvendosur jetojnë atje, së bashku me mijëra familje të luftëtarëve të huaj të Shtetit Islamik. Gjatë fundjavës, një refugjat irakian u vra dhe tre të…

Read More