Author: tirana

Një automjet ka marrë flakë në ecje në në bypass-in e Fierit, pasditen e sotme. Uniformat blu bëjnë me dije se mjeti tip “Ford” drejtohej nga D. M., banuese në Tropojë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet. “Sot rreth orës 17:30, në bypass_in e Fierit, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. M., banuese në Tropojë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë…

Read More

Pasi grupi militant i talibanëve ka marrë kontrollin e më shumë se gjysmës së qarqeve në Afganistan, premtimet e bëra nga negociatorët talibanë në bisedimet e paqes në Doha të Katarit duket se po bien në ujë. Në kuadër të marrëveshjes së paqes së shkurtit të vitit 2020 me Shtetet e Bashkuar, lëvizja e ashtuquajtur Komisioni i Çështjeve Politike ishte zotuar se do të respektonin të drejtat e njeriut dhe se do nuk do të lejonin luftëtarë të huaj në territorin që kontrollojnë. Në raportimet e Shërbimit të Afganistanit dhe Taxhikistanit të Radios Evropa e Lirë përgenjështrohen pretendimet e talibanëve…

Read More

Dakord që nga debati për Bregoviçin do të vendoset fati i kombit dhe të gjithë duhet të jemi në gatishmëri luftarake në dispozicion të tij, por mendoj se ka edhe çështje të tjera shqiptare, që nuk duhet nënvlerësuar.Fjala vjen zjarret, që po përpijnë çfarë gjejnë përpara prej shumë ditësh, nga të katër anët e atdheut, po të doni, mund të llogarisni këtu edhe Kosovën.Nuk po merrem me mungesën e mjeteve dhe të përgatitjes së pamjaftueshme të strukturave të posaçme të shtetit shqiptar për emergjenca të tilla, sepse kjo është temë e gjatë.Por ajo që bën më shumë përshtypje është trajtimi…

Read More

Gjatë shtatzënisë, trupi i njeriut mund të pësojë shumë ndryshime fizike, emocionale dhe psikologjike, aq sa mund të jetë e vështirë të mbahen nën kontroll. Këto ndryshime mund të ndodhin në mënyra të papritura. -Mund te krijohen nishane: nishanet e lëkurës janë rritje të mishit të lëkurës që mund të zhvillohen kudo në trupin tuaj gjatë shtatzënisë për shkak të ndryshimeve në nivelet e hormoneve ose shtimit të peshës. – Herët gjatë shtatzënive, ushqimi mund të ketë shije të thartë dhe metalike, një fenomen i quajtur dysgeusia. Konsumimi i ushqimeve acidike ose shpëlarja e dhëmbëve me kripë ose sodë buke…

Read More

Nga Adriatik Doçi Pesë vjet më parë, në gusht të vitit 2016, Rainer Deville, në atë kohë drejtuesi i misionit të EURALIUS në Tiranë dhe një nga njerëzit e Perëndimit më të angazhuar për miratimin e reformës në drejtësi, paralajmëroi se 10 % e gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të jenin dorëheqjen nga frika e Vetingut. Parashikimi i Rainer Deville është tejkaluar. Ndërsa deri më sot i janë nënshtruar dhe ka nisur procesi i Vetingut për rreth 400 gjyqtarë dhe prokurorë, 66 magjistratë ose 16.5 % prej tyre kanë dhënë dorëheqjen për të evituar përballjen me Vetingun. Ndërkaq, do t’i nënshtrohen…

Read More

Një shtetase shqiptare, e martuar në Maqedoninë e Veriut ka humbur gjurmët. Ishin familjarët e saj që ngritën shqetësimin, ku thonë se Valbona Gjikova, që prej orën 10:00 të paradites së djeshme nuk ka kontaktuar me ta. Motra e saj, tregon se Valbona ishte nisur për në qytetin e Elbasanit, ku edhe do të takonte babain e saj. Të shqetësuar për fatin e vajzës, familjarët kishin bërë denoncim në Policinë e Elbasanit, por u është thënë se duhet pritur deri në 48 orë që më pas të vazhdojnë procedurat. Po ashtu ata ishin interesuar edhe në pikën kufitare ku mendohet…

Read More

Gjykata e Tiranës shpalli fajtor një 68 vjeçar i cili kishte dalë për gjah në zonën e Liqenit duke vrarë një sorkadhe që përdorej për zbukurim nga një lokal aty pranë. Burime për TCh pohuan se vendimi u dha nga gjyqtarja Rexhina Merlika që konsideroi se shtetasi G.B. duke qëlluar me çifte në zonën e Liqenit kishte prishur qetësinë dhe kishte vjedhur pasurinë e shtetasit A.L. që ishte as më pak dhe as më shumë sorkadhja e vrarë. Gjykata vlerësoi se ndonëse mori parasysh ndjesën e të akuzuarit dhe njëherazi edhe kërkesën e tij për mëshirë, në përfundim e shpalli…

Read More

Bregdeti shqiptar ka qenë një ndër të preferuarit për të kaluar pushimet verore për serbët këtë verë. Mediat serbe i kanë kushtuar një shkrim preferencës së qytetarëve serbë për bregdetin shqiptar. në këtë artikull shkruhet se bregdeti shqiptar, tashmë nuk shihet për qytetarët serbë vetëm si një vend ku dëshirojnë të pushojnë, por edhe për të investuar. Ndër të tjera në artikull bëhet dhe një krahasim në lidhje me bregdetit shqiptar me atë të Malit të Zi në periudhën kur rusët paguanin shtrenjtë për çdo metër katror që mund të blinin atje. “Shqipëria ofron çmime të lira jo vetëm për të…

Read More

Aktori i Portokallisë, Rezart Veleshnja, ka shprehur pendesë për reklamimin e një produkti në rrjetet sociale. Dhe bëhet fjalë pikërisht për makinat Citroen. Ai thotë se para se të reklamojmë një produkt duhet të jemi të sigurtë për cilësinë e tij. Dhe nëpërmjet një story në Instagram, Veleshnja i është kthyer kundër firmës së automjeteve franceze, Citroen, duke i quajtur makinat më difektoze që ekzistojnë. “Bëjmë dhe gabime prandaj duhet të jemi vetë të sigurtë përpara se të reklamojmë një produkt. Ju kërkoj ndjesë nëse jeni ndikuar sado pak nga spoti im për Citroen-in në Shqipëri. Janë makinat më difektoze…

Read More

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit janë duke shijuar ditët e fundit të pushimit përpara se sa të marrin zyrtarisht mandatin kushtetutës. Institucioni i Kuvendit të Shqipërisë po bën përgatitjen për legjislaturën e re dhe ka nisur blerjet për deputetët e rinj. Ndër tenderat që ka hapur institucioni bie në sy riparimi dhe mbushja me sfungjer të disa kolltukëve apo edhe të 70 karrigeve në mënyrë që ligjvënësit të qëndrojnë butë gjatë miratimit të akteve. Vlera e këtij tenderi nuk bëhet publike por është përcaktuar se ai që ofron më pak, do të shpallet fitues. Procedura tjetër prokuruese…

Read More

Kohët e fundit, më shumë çifte vendosin të jetojnë bashkë para se të lidhin martesën. Sipas Qendrës Kombëtare për Kërkimin e Familjes dhe Martesës, 66% e çifteve amerikanë të martuar kanë jetuar së bashku para se të martoheshin. Edhe pse ky vendim dikur konsiderohej tabu, tani është bërë shumë i zakonshëm. Më poshtë është një listë arsyesh pse të jetuarit së bashku para martesës mund të jetë vërtet e dobishme për marrëdhënien tuaj. Njihni më mirë partnerin në krah. Pavarësisht se sa kohë keni qenë të lidhur, ka gjëra që do t’i dini vetëm duke jetuar së bashku. Ju mund…

Read More

Lista e re e barnave me rimbursim është publikuar në Fletoren Zyrtare, ndërkohë që sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2021 janë shtuar 23 barna të reja, që e cojnë ne 1191 listën e alternativave tregtare të mjekimit për diagnozat e sëmundjeve kronike. Fondi në dispozicion për 2021 është 107 milion dollarë, çka sipas FSDKSH-së garanton një paketë më të plotë të barnave që merren falas nga qytetarët me sëmundje kronike. Në Listë përfshihen barna, të cilët trajtojnë dhe mbajë në kontroll sëmundjet kronike me shpeshtësi më të madhe në popullatë si diabeti, hipertensioni, sëmundjet…

Read More