Author: tirana

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëron për rrezik të lartë nga zjarret në pyje për ditën e martë, 10 gusht, në shumicën e qarqeve të vendit. Duke bërë një përcaktim më të qartë, IGJEUM thotë se në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp). NJOFTIMI I PLOTE I IGJEUM ZJARRET NË PYJE Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër (siç tregohet në tabelë,…

Read More

Ushqimi juaj është një dikues i madh kur bëhet fjalë për mënyrën e plakjes. Nëse dëshironi të plakeni bukur dhe shumë ngadalë ajo që hani ka një rëndësi shumë të madhe. Trupat tanë janë të përbërë nga ushqimi që hamë, tretim dhe thithim, që do të thotë se pjesa më e madhe e asaj që hani duhet të plotësojë, përtërijë dhe fuqizojë trupin. Një nutricien nga India Mugdha Pradhan, ka ndarë një listë me 5 ushqimet kryesore të pasura me lëndë ushqyese që mund të përfshini në dietën tuaj të përditshme për të siguruar shëndet maksimal edhe pasi të keni…

Read More

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë u bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Në 24 orët e fundit, MSH informon se janë kryer 3,046 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 69 qytetarë, në këto bashki:  21 raste në Tiranë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Vlorë, Himarë, Librazhd, 4 raste  në Fier, 3 raste Lezhë, Kavajë, 2 raste Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz,…

Read More

Një kërcënim i drejtpërdrejtë ka ardhur për Papa Françeskun nga persona të cilët ende nuk janë identifikuar. Edhe pse zarfi nuk mbërriti në selinë e shenjtë, të gjithë u alarmuan dhe menjëherë forcat e sigurisë u vunë në lëvizje për zbardhjen e kësaj ngjarje. Një zarf me tre plumba ishte nisur për te Papa Fraçesku dhe kanë qenë oficerët e policisë ata të cilët në zyrën postare në Milano e konfiskuan, pasi zbuluan se çfarë kishte brenda. Emri i dërguesit nuk ishte në zarf, por e vetmja gjë që dihet është se vendi i dërgimit të pakos është nga Franca.…

Read More

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, Lulzim Basha afroi pranë PD-së ish-missin Floriana Garo, e cila jetonte në Zvicër. Fillimisht u tha se ajo do të kandidohej për deputete, ndërsa më pas u caktua thjesht si zëdhënëse e fushatës së PD-së. Ajo dilte pothuajse përditë në TV dhe deklaronte se nuk do të largohej më nga Shqipëria. Por menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, të cilat PD nuk arriti dot t’i fitonte, ajo u largua nga vendi. Floriana është kthyer vetëm ditët e fundit për pushime dhe me gjasë do të largohet sërish.

Read More

Një 55 vjeçare është lënduar mesditën e kësaj të hëne si pasojë e një aksidenti. Policia bën me dije se në , në bulevardin “Gjergj Fishta”, motomjeti me drejtues shtetasin M. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. “Më datë 09.08.2021, rreth orës 15:40, në bulevardin “Gjergj Fishta”, motomjeti me drejtues shtetasin M. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Read More

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se ndryshe nga varianti fillestar i COVID, pacientët e prekur nga Delta nuk kanë kollë apo vështirësi në frymëmarrje. “Janë diku 30 pacientë të shtruar në spital. Format janë nga të mesme deri në të rënda. Rastet që kanë ardhur tek ne aktualisht kanë pasur klinike të fshehtë, me prekje të gjerë pulmonare. Por pa vështirësi frymëmarrjeje, madje do thosha pa kollë. Pra, sjellja e Deltës, është e ndryshme në fazat e para të sëmundjes. Ndaj, u kam bërë thirrje qytetarëve por edhe kolegëve të mi që të kenë shumë kujdes për çdo rast të…

Read More

Mallrat që gjenden në bagazhin e udhëtarit përjashtohen nëse, për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar. Referuar informacionit të publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkoolit) është sipas vlerës ekuivalente në lekë të shumave, dhe konkretisht për udhëtarët në rrugë tokësore është 300 euro, për udhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare është 430 euro dhe për udhëtarët nën 15 vjeç është 150 euro.

Read More

Mbas një lidhjeje të njohur edhe nga prindërit e saj , L… 30 vjeç vendosi që së bashku me të dashurin e saj të emigronin. Por sapo mbërriti në Bruksel nën dhunën dhe kërcënimet për jetën që I vinin nga të afërmit filloi të prostituoj. Gazeta “Si” po sjell rrëfimin dhe hetimin e prokurorisë ndaj çiftit shkodran , njëri prej të cileve u kallzua 10 vjet mbasi e mashtroi të dashurën, dhe prindërit e saj se do të shkonin ne altar dhe se për të nisur një jetë të re duhej “ sakrificë”. Por si ajo , ai kishte dërguar…

Read More

Vala e parë e dorëheqjeve ka përfshirë PD e Korçës duke bërë që numri i atyre që mbanin poste drejtuese të shkojë në 65. Pasi pak ditë më parë dhanë dorëheqjen e parevokueshme, 14 anëtarë të kryesisë përfshirë edhe kryetarin e sekretarin e saj, 51 dorëheqje të tjera janë bërë të ditura zyrtarisht. Përmes një deklarate është bërë me dije se bëhet fjalë për 51 kryetarë, sekretarë grupseksionesh dhe Lidhjes Demokratike të Gruas të cilët kanë lënë postet e tyre. Shkak për këtë valë dorëheqjesh janë bërë pakënaqësitë për kryedemokratin Basha që sipas tyre e ka kthyer PD në një…

Read More

Deputeti në moshën më të madhe drejton seancën e parë plenare në fillimin e legjislaturës. Ky fakt është sipas Rregullores së Kuvendit. Aktualisht, sipas të dhënave të përpunuara nga stafi monitorues i Institutit të Studimeve Politike (ISP), nga deputetët e zgjedhur Luljeta Bozo pritet të jetë deputetja në moshën më të madhe (datëlindja 1942), ndjekur nga Sali Berisha (datëlindja 1944). Në total 18 deputetë janë mbi moshën 60 vjeç, shumica prej tyre me përvojë të gjatë parlamentare, ndërkohë që vetëm dy deputetë do të jenë nën 30 vjeç, të dy prurje të reja politike. Për informacion, kryeministri Rama i përket ditëlindjes…

Read More

Në trofeun Gamper u zhvillua ndeshja mes Barcelonës dhe Juventusit. Cristiano Ronaldo luajti ndeshjen e parë të sezonit me bardhezinjtë, por nuk gjeti rivalin e tij të përjetshëm Leo Messi-n. Megjithatë edhe pse pa yllin argjentinas, spanjollët fitojnë 3-0, fillimisht ishte Depay që kaloi Barcelonën në avantazh në minutën e 3′. Pjesa e parë përfundon me rezultatin 1-0, ndërsa në të dytën katalanasit gjetën të dytën në minutën e 57′ me sulmuesin Braithwaite, ndërsa Rici Puig shënoi golin e fundit të takimit. Ndërkohë sulmuesi shqiptar Rey Manaj hyri në lojtë në minutën e 78′ të takimit duke zëvendësuar Braithwaite, por…

Read More