Largimi i Messit nga Barcelona është një dëshpërim që nuk mund të kalojë lehtë për tifozët katalanas. Argjentinasi ishte lideri absolut dhe fytyra e vetme e kësaj skuadre. Në shenjë nderimi ndaj tij, kanali zyrtar i Barcelonës do të transmetojë të gjithë golat e shënuar nga Messi që prej debutimit me këtë fanellë. Në total janë 683 gola, një shifër e çmendur, e cila duke përfshirë aksionet përkatëse do të zgjasë prej orës 23:00 deri në 4 e 30 të mëngjesit të ditës tjetër. Në total kohëzgjatja e këtij dokumentari do të jetë 5 orë e 30 minuta.
Author: tirana
Java e parë e gushtit ka shënuar trefishim të infektimeve nga COVID-19 krahasuar me javën e fundit të muajit korrikut. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në mënyrë periodike nga Ministria e Shëndetësisë rezulton se për periudhën 1-7 gusht janë identifikuar 649 raste te reja pozitive me COVID-19, me një mesatare ditore 93 raste pozitive. Ndërkohë një javë më parë, 25- 31 korrik, infektimet ishin 228, (421 të infektuar më pak), me një mesatare ditore 33 të infektuar.Sipas ekspertëve rritja e infektimeve ka lidhje direkte me qarkullimin e gjerë të variantit indian Delta që vlerësohet 40% me infektues se varianti…
Jose Mourinho nuk ndryshon. Special One bëhet protagonist edhe në një sfidë miqësore ku bashkë me të, gjyqtari largoi nga fusha edhe tre futbollistë të Romës me karton të kuq. Verdhekuqtë u mposhtën me rezultatin 5-2 nga Real Betis në një sfidë që vetëm si miqësore nuk dukej pasi tensioni ishte i lartë brenda dhe jashtë fushe me nervat e protagonistëve që kapën maksimumin. Në Benito Villamarin, Mourinho e nisi sfidën me Edin Dzekon që po përflitet për një kalim te Interi në stol dhe blerjen më të fundit Shomurodov që nga minuta e parë në formacion. Sfida u zhbllokua…
Prej ditësh vendi ndodhet në luftë me flakët për shkak të vatrave të përhapura në zona të ndryshme. Këtë të dielë Policia e Kukësit ka arrestuar 47-vjeçarin E.O., pasi nga pakujdesia i ka vënë zjarrin malit të Gjallicës. Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesë policia ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Informacion- I vuri zjarrin malit të Gjallicës, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia. Në momentin e arrestimit, Policia…
Në disa zona në Tiranë ditën e hënë do të mbeten pa energji elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton qytetarët se duke filluar nga ora 09:00 -16:00 do të stakohet rryma elektrike. Zonat që do të mbeten pjesërisht pa energji janë Fushë-Mëzez, zona e Kopshtit Botani dhe zoan e “Komunës së Parisit”.
Tre persona kanë tentuar që të arratisen në burgun 313 në Tiranë. Bëhet e ditur se të burgosurit kanë dhunuar gardianët e burgut tek IEVP 313, në mënyrë që të arratiseshin, por mësohet se ata janë ndaluar në kohë. Gjithashtu bëjnë me dije se shërbimi i kontrollit të brendshëm në burgje, ka mbërritur në vendngjarje tek 313.
Agjencitë amerikane të zbulimit pritet t’i dërgojnë një raport Presidentit Joe Biden këtë muaj, në të cilin shqyrtohen dy teoritë kryesore rreth origjinës së koronavirusit. Sipas njërës teori, virusi doli aksidentalisht nga një laborator. Ndërsa teoria tjetër thotë se virusi u përhap tek njerëzit përmes kontaktit me një kafshë të infektuar. Më shumë hollësi sjell raporti i gazetares së Zërit të Amerikës Jesusemen Oni. Ndërsa kanë kaluar pothuajse 18 muaj që pandemia e koronavirusit ka goditur botën, ende ka pikëpyetje mbi origjinën e virusit. Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se nuk e dinë saktësisht se “ku, kur ose si” u…
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka kujtuar eksodin e 30 viteve më parë ku mijëra të rinj shqiptarë u larguan me gomone nga Shqipëria. Aurela tregon se mes tyre ishte dhe vëllai i saj vetëm 14 vjeç. Postimi i Aurela Gaçes Si sot, 30 vjet më parë. Anija “Vlora” u nis me emigrantë drejt Italisë… vetëm pak javë më vonë , Shqiptarët gjetën mënyra të tjera të “arratisjes ” . Nisën të çanin detin gomonet, fuçitë e lidhura me litarë, ku shumë familje humbën në detin e thellë e më s’u panë. Nisën të ngjisnin malet drejt Greqise, ku shumë…
Ende pa mbërritur mirë nusja me dhëndrin dhe kur dasma sapo do fillonte, një zjarr i papritur ka rënë në një lokal në fshatin Lapardha në Berat. Kondicioneri i lokalit është përfshirë nga flakët e zjarrit dhe tymi është përhapur në të gjithë ambientin.Sapo kanë parë flakët, dasmorët të alarmuar kanë dalë të gjithë me vrap jashtë lokalit. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Beratit që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit që po përhapej edhe në perdet e dritareve. Ndërkohë që zjarri është fikur dhe burime të zjarrfikësve në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të…
Një grua myslimane emërohet për herë të parë në krye të Departamentit të Policisë në Nju jork. Bëhet fjalë për 38-vjeçaren Filastine Srour, gruaja e parë me origjinë arabe që arrin një nga gradat më të larta, duke hyrë në histori. Filastine Srour lindi në Bronx nga emigrantë palestinezë. Prindërit e saj vijnë nga fshati Beit Nuba në Palestinë, ku ata jetuan para se të strehoheshin në kampin e refugjatëve në Qalandia, pranë Jeruzalemit, pasi u larguan nga fshati i tyre pas gjenocidit të vitit 1948. Ëndrra për të hyrë në polici – Kapitenia i sapoemëruar ka një diplomë bachelor në…
Duke vlerësuar shqetësimet e qytetarëve të adresuara në formën e ankesave në lidhje me automjetet e shtrenjta ose të luksit, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin me qëllim verifikimin e statusit të origjinës së automjeteve, mangësive të karakterit administrativ si dhe disiplinimin e mënyrës së qarkullimit në rrugë të të gjithë përdoruesëve të rrugës në tërësi, kanë ushtruar kontrolle të shumta në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera të policisë së shtetit që kanë interes ndaj kësaj kategorie mjetesh, në lidhje me trafikimin e mundshëm të tyre në vendet e origjinës. Nga kontrollet policore janë gjetur mangësi në…
Mësohet se nuk është hera e parë që çiftit Paluca iu është bërë atentat. 3 vjet më parë, një sasi tritoli është vendosur në banesën e çifti në Kamëz. Ndërsa hetimet për zbardhjen e atentatit ndaj çiftit mbrëmjen e djeshme janë drejtuar në të shkuarën e 50-vjeçarit dhe të konflikteve të vjetra që mund te ketë pasur. Deri më tani, nga të dhënat e mbledhura, dyshohet se një shtetas ka qëlluar në drejtim të tyre dhe më pas është larguar nëpër rrugica. Ngjarja shumë pranë banesës së çiftit Paluca, të cilët ishin duke u kthyer, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që…