Të rinjve britanikë dhe jo vetëm iu dha drita jeshile e shumëpritur për të festuar klubeve të natës në Uells, për herë të parë pas 16 muajsh që ishin të mbyllura për shkak të masave strikte që u morën për Covid-19. Mediat britanike kanë publikuar fotografi nga fundjava, ku vihet re se qytetarët e etur për festa, u mblodhën në grupe dhe dolën rrugëve të qytetit për të shijuar lirinë që me zor e prisnin. Nga e shtuna, të gjitha kufizimet që ishin vënë për frenimin e pandemisë së koronavirusit u hoqën në Uells. Si pasojë të gjitha bizneset, përfshirë…
Author: tirana
Një gomone ka marrë flakë në Vlorë. Gomonia e cila shërbente për turizëm ka pësuar një defekt nga shkëndija elektrike dhe është djegur. Ngjarja ka ndodh në afërsi te plazhit te vjetër dhe mbi mjetin ishte vetëm pronari i saj. Gomonia po tërhiqet nga policia kufitare për ta çuar në Tri Port. Ndërkohë policia ka marrë në pyetje pronarin e mjetit lundrues.
Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm sepse trupi mund të furnizohet me ushqyesit më të nevojshëm për një energji të vazhdueshme gjatë ditës. Gjithçka që ju hani në mëngjes ka mundësinë ose t’ju bëjë më të shëndetshëm ose të nxisë sëmundjet dhe t’ju bëjë të shtoni në peshë. Mëngjesi nuk është një vakt që mund të anashkalohet. Nëse e shmangni atë do të shtoni në peshë, do të ndiheni më të plogësht dhe jo të kthjellët. Cilat janë ushqimet që nuk duhet të konsumoni në mëngjesëmbëlsiraSipas të dhënave, përveç se ofrojnë shumë kalori, ëmbëlsirat e mbushin trupin me sheqer.…
Nje sërë studimesh kanë evidentuar një rënie të vazhdueshme të pjellorisë (fertilitetit) mashkullore në gjithë botën.Mungesë pjellorie konsiderohet paaftësia për të prodhuar një shtatzëni të suksesshme gjatë një viti. Në SHBA një në 10 çifte vuan nga mungesa e pjellorisë (infertiliteti).Studimet e para për mungesën e pjellorisë mashkullore u publikuan në vitet 1970. Pas 40 vitesh treguesit e pjellorise mashkullore botërore janë përkeqësuar deri ne 52%.Ky përkeqësim shprehet ne uljen e numrit të gametëve mashkullorë (spermatozoidëve), në uljen e lëvizshmërisë, rritjes se defekteve morfologjike dhe çregullimit të numrit të kromozomeve këtyre qelizave riprodhuese.Arsyet nuk janë shumë të qarta. Specialistët e…
Është lënë hapur mundësia se edhe në Shqipëri njësoj si në Kosovë, qytetarëve mund t’u kërkohet një dozë vaksine minimalisht, për të hyrë në kafene, klube nate, dasma etj. Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahaj, u shpreh për SI se e njëjta zgjidhje do të ishte mirë të vihej në funksion edhe në vendin tonë. Jahaj përmendi dhe faktin se më herët klubet e natës kanë kërkuar që të bëheshin ambjent i procesit të vaksinimit për qytetarët. Momentalisht sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar 1.238.036 qytetarë, gjysma e të cilëve kanë marrë dy doza vaksine. Rrjedhimisht masa e klientëve…
Tre pushues nga Kosova kanë mbetur të plagosur në një aksident në aksin Fushë-Krujë-Thumanë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit S. Gj., 48 vjeç, banues në Krujë, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Thuman, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Benz”, ka shkaktuar aksident me 2 mjete të tjera. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët një njërin mjet, shtetasit A. I., B. I., dhe E. I., banues në Kosovë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Një 37-vjeçar po hetohet për pastrim parash pasi u kap me 50 mijë euro cash në makinë të cilat nuk kishte dokumentacion deklarimi. Soni Pepa nga Belshi, gjatë drejtimit të mjetit tip “BMW” u ndalua për kontroll në aksin e Lushnjes, ku iu gjet me vete në sasi prej 50 mijë euro cash, për të cilat nuk kishte dokumentacion shoqërues me vete dhe dyshohet se janë përfituar nga aktivitet i kundërligjshëm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndaj 37-vjeçarit policia nisi procedim penal për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Tridhjetë vjet më parë personat në bordin e anijes “Vlora” shkruan historinë e dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë. Ishte fillimi i një epoke të re. Fillimi i ndryshimeve që tronditën Shqipërinë dhe Italinë, duke pasur parasysh se emigracioni është bërë tema kryesore e debatit politik në vitet e fundit. Në lidhje me 30-vjetorin e eksodit ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta i cili ka përkujtuar pamjet tronditëse e anijes Vlora, Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta shkruan se duhet punuar për një të ardhme më të mirë për shqiptarët sepse shpopullimi sipas tij mbetet ende drama më e madhe që…
Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 29 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë ndalimi i shtetasit R. T., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familja”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me të mitur” të shtetasit I. C., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka…
Një ngjarje horror është raportuar në Greqi, ku është gjetur skeleti i një personi në një fuçi plastike. Sipas mediave greke, skelet ishte në gjendje mumifikimi në fuçinë plastike ndërsa raportohet se i përket një 58-vjeçari i cili ishte raportuar si i zhdukur në vitin 2018. Ngjarja e rëndë është shënuar në brigjet e lumit Platanian në Rethymno, Kretë, më 27 korrik, ndërsa pas analizave të kryera rezultoi që skeleti i përkiste personit të zhdukur. Viktima ishte baba i dy fëmijëve. Sipas ekspertizës në trupin e viktimës nuk është gjetur asnjë plagë me armë apo me thikë. Brenda fuçisë u…
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dalë më një reagim lidhur me situatën e zjarreve në vend, ku shkruan se SHBA ka sjellë mbështetje me ekspertë amerikanë të shuarjes së zjarrit, të cilët kanë mbërritur këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare në shuarjen e flakëve. “Si të gjithë në Shqipëri, Ambasada Amerikane është e trishtuar nga shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret në jug. Në përgjigje, ekspertët amerikanë të shuarjes së zjarrit mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare. Përveç kësaj ndihme nga USAID, pajisjet e dhuruara më parë nga SHBA…
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Policia bën me dije se një makinë tip Audi ka dalë nga rruga në fshatin Polenë duke rënë nga ura. Si pasojë e aksidentit pasagjeri 41-vjeçar me inicialene A. Z. ka humbur jetën ndërsa drejtesi i mjetit me iniciale T. B. ndodhet në spital. Njoftimi i plotë: Korçë/Informacion paraprak. Më datë 08.08.2021, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Polenë, Korçë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë nga ura e këtij fshati, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin T. B. Për pasojë kanë marrë…