Nga Blendi Gonxhja Artisti i vërtetë është universal, eksplorator, tejkombëtar, unik, provokues. Çdo individ në këtë planet mund ta shijojë artin e vërtetë të dallueshëm nga cilësia; mund ta projektojë vetveten në të nga Patagonia në Japoni. Historia dëshmon kokëfortësisht se parapëlqimet e artistëve, edhe gjenial, janë kundër rrymës, tekanjozë, shpesh edhe cinikë: Majakovski adhuronte Leninin, D’Annunzio mbështeste Musolinin, Heminguej dhe Markezi ishin miq të ngushtë të Kastros. Po ja që edhe Denis Rodman, legjenda e NBA sot është mik i Kim Jong Un! E as kjo nuk zhbën dot estetikisht apo artistikisht asgjë nga arti apo talentet e tyre.…
Author: tirana
Kanceri i prostatës është kanceri i dytë më i zakonshëm pas kancerit të lëkurës. Sipas studimeve të Shoqërisë Amerikane të Kancerit, një në shtatë burra do të zhvillojë kancer të prostatës në një moment të jetës së tyre dhe 11% e të infektuarve do të vdesin prej tij. Këto përqindje kërkojnë kërkime të gjera mbi këtë kancer. Një studim i fundit i kryer në Universitetin Zhejiang në Kinë analizoi rezultatet e dhjetë studimeve dhe nxori në pah efektet e rëndësishme të karotave kundër kancerit të prostatës. Të dhënat e analizuara treguan se frekuenca e marrjes së karotës është shumë e…
Aktori Jim Belushi ka habitur së fundmi me kërkesën e tij: kërkon të ndahet nga bashkëshortja! Mediat e huaja shkruajnë se aktori me origjinë shqiptare ka bërë kërkesën për divorc. 67-vjeçari zyrtarisht po ndahet nga gruaja e tij, Jennifer Sloan, pas më shumë se 23 vitesh martesë.Belushi ka paraqitur dokumente në Gjykatën Superiore të Qarkut Los Angeles, sipas TMZ. Në Mars 2018, Sloan paraqiti grupin e saj të letrave të divorcit duke pretenduar se “argumetnet ishin të papajtueshme” të vjetruara, por çifti më vonë u pajtuan. Një vit më vonë, Belushi bëri kërkesë për refuzimin e kërkesës për divorc. Kjo…
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk rekomandon përdorimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19. Kjo pasi nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të rekomanduar përdorimin e dozave përforcuese. Ky njoftim nga rregullatori evropian i barnave vjen në kohën kur shtete të Bashkimit Evropian kanë thënë se nga muaji Shtator do të nisin dhënien e dozës së tretë për pjesën e ndjeshme të popullatës. EMA ka thënë se i duhen më shumë të dhëna për të rekomanduar dozën e tretë, po ashtu, Organizata Botërore e Shëndetësisë, të mërkurën ka bërë thirrje që të ndalohet administrimi i dozave përforcuese…
Në kuadër të sigurisë në rrugë policia Rrugore ka vënë në pranga 11 drejtues automjetesh dhe ka hequr 39 leje drejtimi. Sipas policisë shpejtësitë në rrugë variojnë nga 130km/h deri në 192 km/h në rrugën interurbane Levan-Vlorë, duke bërë që rreziku të jetë shumë i madh për të gjithë. Gjithashtu si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1762 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugësNjoftimi i plotë: ➡️ Respektoni rregullat e qarkullimit…
Viti i ri shkollor po planifikohet të zhvillohet me prezencë fizike, përkundër se deri tani vetëm 50 përqind e punëtorëve të sistemit arsimor janë vaksinuar. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se tashmë kanë filluar përgatitjet për mbajtjen e distancës në klasa. Por, deri në fillimin e vitit të ri shkollor kanë mbetur më pak se një muaj, e të vaksinuar nga radhët e mësimdhënësve janë vetëm mbi 7 mijë nga rreth 23 mijë sa janë gjithsej. Në anën tjetër, Këshilli i Prindërve po pajtohet që mësimi të zhvillohet në klasa por kërkojnë që vaksinimi…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sëfundmi në Tiranë, ku një 39-vjeçar fillimisht dhunoi në rrugë dhe më pas rrëmbeu me makinë ish-bashkëshorten e tij. Policia bën me dije se ngjarje ndodhi më datë 4 gusht, ku pasi e ka rrahur, ai e ka futur me dhunë ish-gruan duke e rrëmbyer. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit E. H., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vetëgjyqësia”, pasi me datë 04.08.2021, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish bashkëjetuses dhe më pas i ka marrë mjetin…
Sekuestrohet një lokal në pronësi të ish-drejtorit të Postës së Korçës, Valter Gora. Ai u arrestua një muaj më parë, në kuadër të operacionit policor “Kontrata”. Gora akuzohet se ka abuzuar me kontratat e qirasë gjatë kohës që drejtonte postën e qyteti të Korçës. Njoftimi i policisë: Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë…
Flori Mumajesi ka reaguar i revoltuar për ardhjen e këngëtarit Goran Bregoviç, në Festën e Birrës në Korçë. Përmes një postimi në Instagram, këngëtari kërkon që ai të kthehet andej nga ka ardhur, sepse nuk mund ta marrë dinjitetin e shqiptarëve për herë të dytë. Mumajesi shprehet se në Shqipëri kemi shumë artistë të talentuar, të cilët janë lënë në harresë nga një grusht njerëzish. “Go Back Viç se nuk mundesh të na e marrësh për herë të dytë dinjitetin! Go Back Viç se kemi Mihallaq Andrean në Korçë që këndon serenata korçare dhe që ta kënaq shpirtin. Go Back…
Policia e Durrësit dhe Forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin e koduar “Mesnata”, duke zbardhur dhe dokumentuar 11 vjedhje të automjeteve dhe banesave të ndryshme, të ndodhura gjatë viteve 2020-2021, në qarkun e Durrësit. Njoftimi Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Mesanata”, në kuadër të të cilit u ndalua shtetasi H. H., 33 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve E. N., 44 vjeç dhe K. Sh., 33 vjeç, të tre…
Dy të rinj shqiptarë janë bërë protagonist të një skene të dhunshme, kjo ka bërë që Policia italiane t’i arrestojnë në flagrancë. Në gjendje të dehur ata kanë dhunuar pronarin e një kioske dhe një klient në Itali. Një prej personave të dhunuar i tha policisë se pak më parë ata ishin sulmuar nga dy burra me origjinë shqiptare, të cilët ishin në gjendje të dehur.Pranë kioskës, e cila si pasojë e përleshjes së tyre ishte shkatërruar policia pa dy burra të ulur dhe me shishe të shumta birre pranë tyre, njëri prej të cilëve kishte një njollë të dukshme…
Situata e zjarreve në vendin tonë mbetet shumë problematike në shuarjen e flakëve që janë shtrirë nga veriu në jug. Bëhet me dije se Ardi Veliu, Tonin Vocaj dhe Engjëll Agaçi po zhvillojnë një takim në Ministrinë e Brendshme me ministrin Bledi Çuçin. Takimi mendohet se ka në fokus kontrollin e territorit dhe për hetimin e zjarrvënësve. Pak minuta më parë reagoi edhe kryeministri i vendit, Edi Rama ku ka dhënë informacion mbi gjendjen e deritanishme.