Author: tirana

Një 42 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka djegur një sipërfaqe me ullinj në fshatin Gjorm. Sipas informacioneve mësohet se shtetasi me iniciale B.S.47 vjeç dyshohet se në vendin e quajtur “Neshtë”, Gjorm, ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me pemë ullishte, konkretisht 100 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit B.M dhe 200 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit S.Xh. “Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Gjorm, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, bënë të mundur…

Read More

Një profesionist i pamëshirshëm dhe i saktë! Kështu e përshkruan media italiane L’Espresso, vrasësin e Fabrizio Piscitelli, që sipas tyre është shqiptar. Media italiane shkruan se vrasësi i tij është ekzekutuar në Shqipëri nga kriminelë. Ata vijojnë duke shkruar se vrasësi 40-vjeçar është kapur në Shqipëri nga persona të paidentifikuar të cilët e kanë torturuar dhe më pas e kanë vrarë. Më tej, në artikull bëhet e ditur se shqiptari është torturuar nga klanet që ndodhen në Shqipëri. Sipas artikullit, vrasësi shqiptar i Piscitellit është i njëjti që ekzekutoi me plumb në kokë në një plazh të Romës edhe Selavdi…

Read More

Ish konkurrentja e Përputhen, Antonela Berisha nuk ndalet së na surprizuari. E ftuar në emisionin “Te Shoqja”, Antonela ka zbuluar se ka marrë shumë oferta të çmendura të cilat ka preferuar t’i mbajë se kret. E pyetur se kush nga vipat e ka ngacmuar, Antonela u shpreh se jo vetëm vipat e ngacmojnë por edhe politikanët. Ish konkurrentja nuk zbuloi më shumë duke lënë në kureshtje publikun për emrat.

Read More

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të shtunë ka inspektuar nga afër Qendrën Shëndetësore verore Ksamil, me shërbim 24 orë, për t’i ardhur në ndihmë pushuesve për çdo emergjencë shëndetësore. Manastirliu në fjalën e saj ka bërë me dije se janë 29 qendra verore në të gjithë vendin që janë në shërbim të turstëve dhe të qytetarëve. Ndër të tjera ajo bën me dije se fokusi kryesor është vaksinimi i qytetarëve. “Janë 29 qendra shëndetësore verore që funksionojnë në të gjithë vendin. Vetëm në Sarandë janë tre qendra, në Borsh, Ksamil 1 dhe Ksamil 2 që ofrojnë shërbim për 24…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga aksioni i një helikopteri që ndodhet në terren për shuarjen e flakëve në Karaburun. Në pamjet në fjalë shihet se si helikopteri i ardhur nga Holanda mbush kovën me ujë në det. Ndërkohë, në një prononcim ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ndodhet në terren bashkë me prefektin e Vlorës, theksoi se ka pasur një riaktivizim të zjarrit në malin e Dukatit, që dyshohet se ka qenë e qëllimshme, si dhe një vatër e re në Gjirin e Gramës. “Kemi nisur operacionin dhe me helikopterin që ka ardhur nga Holanda. Këtu…

Read More

Në kohë të sezonit turistik ku fluksi i kalimit të njerëzve në kufi është i madh, pala greke ka ndërprerw punën në pikën kufitare të Kakavijës duke shkaktuar një radhë të gjatë mjetesh. Fillimisht pala greke punonte me dy sportele, por që për shkaqe që ende nuk dihen, ka ndërprerë punën duke shkaktuar një radhë kilometrike në të dyja anët e kufirit. Qytetarët ndodhen nën rrugë prej orësh të bllokuar, ndërsa po përballen edhe me temperaturat e larta.

Read More

Ish-konkurenti i “Përputhen”, Shkëlqim Bega, ka shpërndarë një video në rrjetin social “Tiktok”, duke u bërë viral në rrjetet sociale. Ai shfaqet duke kaluar kufirin Kosovë- Serbi me këngën kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari. Video tashmë është shpërndarë gjithandej nga personat shqipfolësit, duke marrë mbi 100 mijë pëlqime dhe mbi 3 mijë komente. “E kam pas fiksim me kalu kufirin Kosovë – Serbi me këtë këngë”, ka shkruar Bega përkrah videos, e cila duket se po bën “namin”. @boksieri.ktu E kam pas fiksim me i kalu me ket keng ne kufinin Kosov-Serbi . 🇦🇱🔥 #albania #kosovo #fyp #viral ♬ original…

Read More

“Popullata që nuk e ka kaluar koronavirusin apo nuk është vaksinuar është vulnerabël dhe ka rrezik më të lartë. Vaksinat është efikase pasi ul sëmundshmërinë apo vdekshmërinë, por unë besoj se testi i vërtetë do të jetë vjeshta dhe dimri”. Kështu u shpreh në Ditarin e mbrëmjes në A2 epidemiologu Taulant Muka teksa foli për pandeminë dhe vaksinimin. Sa i përket variantit Delta, epidemiologu u shpreh se nuk ka shumë ndryshim nga variantet e mëparshme edhe pse më parë u fol se ka një sëmundshmëri më të lartë. “Le të qetësojmë publikun, mendohet se varianti Delta është më i transmetueshëm…

Read More

Një 56 vjeçar nga Roskoveci ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale P.A. ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë. Sipas i informacioneve i arrestuari është shtetasi Petrit Arapi për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”. “Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit P. A., 56 vjeç, banues në Roskovec për veprën…

Read More

Këngëtarja e njohur, Greta Koçi është mjaft e rezervuar përsa i përket jetës private. Por sipas burimeve mësohet se këngëtarja prej kohësh është fejuar me një person i cili jeton në Austri dhe punon si bankier. Është pikërisht i fejuari i Gretës arsyeja përse këngëtarja shihet shumë shpesh në Austri. Sipas po të njëjtave burime mësohet se këngëtarja pritet që së shpejti të kurorëzojë dashurinë e saj në martesë dhe të zhvendoset në Austri.

Read More

Nga Fatbardh Kadilli/ Të “pashmangshëm” e quante dikur miku im Lela, duke iu referuar peshës dhe forcës politike që Berisha kishte akumuluar në vite. Rritja e peshës dhe forcës së tij ka shkuar në drejtim të kundërt me peshën dhe forcën e anëtarit të thjeshtë të PD, dhe të çdo figure të spikatur në PD. Këto, pesha dhe forca, ia jepnin luksin të sillej si institucion i pakohë, por ai gjithnjë zgjodhi t’i përdorë ato në çdo kohë dhe për çdo gjë.Berisha ka qenë forca dhe dobësia e PD. Strukturoi partinë sipas profilit të tij dhe e dominoi me fanatikët…

Read More

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar automjetin tip “Mercedez ML”, me drejtues shtetasin francez R. M., 62 vjeç, banues në Lion, Francë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën në bagazhin e mjetit, në një zarf letre 30000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin…

Read More