Author: tirana

Dy shtetas norvegjezë Joo Nilsen dhe Ove Johansen, janë cilësuar fajtor nga drejtësia shqiptare dhe janë dënuar me nga 10 vite burgim secili, për akuzën e pastrimit të parave.Sipas gjykatës, nëpërmjet një kompanie fiktive që hapën ne vendin tonë, dy të pandehurit pastruan më shumë se gjysmë milioni euro, që dyshohen se janë krijuar nga skema mashtrimi. Në vendimin e gjykatës të zbardhur nga gazetarja Klodiana Lala thuhet se shoqëria “Norwegian Golf Devlopment AS”, e cila u themelua në nëntor të 2015 në Norvegji me kapital themeltar 3270 euro, i shiti 90 për qind të aksioneve të pandehurve Ove Johansen…

Read More

Teksa të gjithë po presin zyrtarizimin e transferimit të Romelu Lukakut nga Interi te Chelsea, kampionët e Italisë kanë humbur një tjetër lojtar të rëndësishëm. Tottenham ka arritur akordin me zikaltrit për blerjen e Lautaro Martinez. Times shkruan se Spurs do të paguajnë 60 milion paund për kartonin e 23-vjeçarit argjentinas. Një përforcim fantastik për Tottenham, që ka vendosur të mos shesë Harry Kane te Manchester City. Trajneri Nuno Espirito Santo do të kenë një treshë fantastike në sulm: Lautaro-Kane-Son.

Read More

Dashi Ditë e kënaqshme e nesërmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat do ju ecin më së miri dhe nuk do keni çfarë të kërkoni më shumë nga ai që keni në krah. Demi Pozicionimi i Uranit do jetë i keq nesër në jetën tuaj në çift dhe mund të lindin probleme të njëpasnjëshme. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah. Binjakët Ditë shumë e ngrohtë dhe e mbushur me emocione e nesërmja. Do e shfrytëzoni deri në maksimum dhe do ndiheni të plotësuar. Në planin financiar duhet të respektoni disa rregulla strikte.…

Read More

Nga Lorenc Vangjeli“Il Dottore” iku. Valentino Rossi kishte fituar gjithçka, por vendosi t’i thotë vetes: “Mjaft! Kaq ishte!”. U largua fitimtar, mbas një karriere që zgjati pothuaj tre dekada. Për një kampion është shumë e rëndësishme që të gjejë kohën e duhur për t’u larguar dhe është e rëndësishme të largohet pa humbur. Rossi e la pa frymë gjithë botën e adrenalinës së asfaltit me këtë epilog karriere që i shkroi vetes, me një jetë kampioni të kaluar mes fitoresh të bujshme dhe humbjesh të dhembshme, rënieve dhe ringritjeve, mes triumfit dhe disfatës, mes podiumit të lagur me shampanjë dhe…

Read More

Qindra familje greke janë tani të pastreha nga zjarret që kanë mbuluar sipërfaqe rekord. Prej 10 ditësh janë djegur rreth 60 mijë hektarë toka e pyje dhe janë shënuar 2 viktima. Fronti i zjarreve vijon në Evia, në ishullin e dytë më të madh të Greqisë, në veri të Athinës, afër Olimpit antik në Gadishullin e Peloponezit. Jashtë kontrollit janë edhe zonat e Vasilikës dhe Psaropulit në verilindje të ishullit, ku flakët u përhapën me ndihmën e erërave të forta. Autoritetet raporton se në terren po luftojnë me flakët më shumë se 1,450 zjarrfikës, me përforcime nga vendet e Bashkimit…

Read More

Në kuadër të pandemisë së Covid-19, është thelbësore të kuptohet pse disa njerëz refuzojnë ose e vonojnë pafund vaksinimin e tyre. Një studim i ri polak, i kryer nga Universiteti Jagiellonian në Krakov dhe Universiteti SWPS i Shkencave Sociale dhe Humanitare në Vroclav, analizoi ndikimin që kanë në popullatë argumentet kundër vaksinës, si dhe mosbesimi i përgjithshëm të opinionit publik ndaj “Big Pharma”,shkencëtarëve dhe ekspertëve të shëndetit publik. Në studimin e tyre, ata përdorën të dhëna nga një total prej 492 pjesëmarrësish, të cilët janë identifikuar si të paqartë ose haptazi kundër vaksinimit. Ekipi kërkimor, e udhëhequr nga dr. Katarzina…

Read More

Situata është dinamike. Herë pas here ka aktivizime dhe riaktivizime vatrash. Situata serioze tashmë është kthyer në Qarkun e Kukësit. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se vatër serioze mbetet ajo në Majën e Rrunës dhe në Thirrë mbi tunelin e kalimashit. Disa vatra të tjera janë të ndezura, por nuk janë serioze. “Për momentin vatër problematike konsiderojmë dy vatra në qarkun e Kukësit, që është ajo në Majën e Rrunës dhe më problematike është bërë tani në Thirrë mbi tunelin e Kalimashit. Kemi në Munellë, në luginën e Fanit një vatër që është aktivizuar dhe është serioze. Për momentin…

Read More

Lionel Messi ka paralajmëruar një konferencë për shtyp, sot në 12:00. Pak çaste përpara se Pleshti të nisë fjalën e tij në Camp Nou, stadiumi përqark është “pushtuar” nga fansat e Barcelonës, duke treguar edhe njëherë dashurinë që katalanasit kanë për të. Pleshi lë kështu pas 22 vitesh Barcelonën, pasi klubi dhe La Liga nuk kanë rënë dakord për kontratën e re të lojtarit, pasi klubi është në borxhe prej 480 milionë eurosh. Në 12:00 pritet që Messi të shpjegojë arsyet e “divorcit” të bujshëm, duke u ndarë nga dashuria e tifozëve për më shumë se dy dekada. LIVE: “Në…

Read More

Këngëtari i mirënjohur Endri Prifti ka reaguar për koncertin që do mbahet në Korçë ku i ftuar do jetë edhe Goran Bregoviç, prania e të cilit ka ngjallur mjaft reagime. Ai kritikon të gjithë ato të cilët i janë sulur Bregoviçit dhe kërkojnë mosardhjen e tij në Shqipëri. Prifti shprehet në deklaratën e tij se nuk duhet të jemi racistë me muzikën dhe se Bregoviç është artist i nivelit botëror. Endri Prifti sqaron edhe se do jetë prezent në koncertin që do mbahet. Postimi i plotë:

Read More

The Guardian Në Turqi ka nisur hetimi për një hashtag të përdorur në mediat sociale që kritikon reagimin e qeverisë ndaj zjarreve shkatërruese që kanë përfshirë vendin. Ekzistojnë akuza se me këtë hashtag po përhapet panik dhe frikë. Hashtagu “HelpTurkey” nisi të qarkullojë kur presidenti Recep Tayyip Erdoan u fotografua ndërsa vizitonte rajonin e prekur nga zjarret i shoqëruar nga një numër i madh policësh. Vendaseve iu hodhën qese çaji nga një autobus në lëvizje në mes të natës, ndërsa një megafon njoftonte  praninë e tij. “Na ndihmoni!!!!!” Komediani turk Enis Arikan shkroi në Twitter disa orë pas vizitës së Erdoganit…

Read More

Thirrjes së ish-deputetit Kujtim Gjuzi, i cili kishte bërë edhe njoftim në Komisariatin e Korçës për mbajtjen e një proteste paqësore këtë të diel kundër këngëtarit të ftuar në Festën e Birrës, i janë bashkuar vetëm 3 persona. Ata lëvizën përgjatë pedonales  me një pankartë. Aty shkruhej: Gregor Bregoviç nuk je i mirëpritur në festën e Birrës. Nëse kërkon ndjesë për të kaluarën, të falim.

Read More

Ditën e sotme ishin paralajmëruar protesta kundër ardhjes së artistit serb në Korçë Goran Bregovic. Lidhur me këtë Ylli Manjani ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku thotë se do kishte qenë më mirë të protestohet kundër Gomarit sesa kundër Goranit. Postimi i Manjanit Protestat janë jeta e demokracisë. Por do kishte qenë më mirë të protestohet kundër Gomarit sesa kundër Goranit. Megjithatë, protesta për çfarëdo qoftë duhet përshëndetur.

Read More