Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me zjarrin në Gjormë, ku shprehet se vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri. “Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhërave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim”, shprehet Rama. Postimi i Ramës Po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjormë në zonën e lumit të Vlorës, ndërkohë vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri, ku deri në këto momente ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat.  Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët…

Read More

RENEA ka zbarkuar me helikopter në malet e Pukës ku ka gjetur një sipërfaqe toke të mbjella me kanabis. Aksioni antidrogë i koduar “Qafa e Helmit”, është zhvilluar në në zonën e fshatit Shkozë, Njësia administrative Gjegjan, Pukë, ku kishte të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë në tokë dhe në kubikë. Pas disa orësh monitorim me helikopter u bë i mundur identifikimi i vendit ku ishin kultivuar bimët narkotike cannabis sativa, një terren malor i thepisur dhe i pyllëzuar, çka ka vënë në vështirësi dhe rrezik jetën e forcave speciale RENEA, të cilët kanë zbritur me litar…

Read More

Një e re, rreth 35-vjeçe ka rënë nga lartësia e një pallati në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Policia njofton se tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. “Rreth orës 14:50, tek Pallati me Shigjeta, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetase ende e paidentifikuar, rreth moshës 35 vjeçe. Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Read More

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka publikuar një foto-album nga rikonstruktimi i shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “28 Nëntori” në Fushë-Milot, Kurbin, e cila po rikonstruktohet falë programit “EU4Schools” dhe do të jetë gati këtë shtator. “Shkolla 9-vjeçare & kopshti “28 Nëntori” në Fushë-Milot, #Kurbin, është një prej 63 institucioneve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit që po rikonstruktohet në kuadër të programit #EU4Schools, i financuar nga #BE dhe zbatuar nga @UNDP Albania”, shkruan Ministrja Kushi në publikimin e saj. Znj. Kushi, shpreh mirënjohjen gjithashtu ndaj partnerëve ndërkombëtarë për kontributin e dhënë dhe nënvizon se:…

Read More

Severe Weather, agjencia ndërkombëtare meteorologjike ka parashikuar ndryshim të fortë të motit në rajon duke paralajmëruar erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm, breshër, përmbytje e madje edhe tornado. Sipas agjencisë, ndryshimi i motit pritet prej të enjtes. Vala e të nxehtit në pjesën juglindore të Europës dhe Turqisë do të pasohet me mot të frikshëm në disa vende të Ballkanit dhe temperatura në zbritje në Greqi dhe zonat afër saj. Rrezik i lartë është parashikuar edhe për Kroacinë, Bosnjen, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Severe Weather, një tornado e fortë nuk mund të përjashtohet duke…

Read More

Bora Zemani dhe Jonida Maliqi vijojnë të ruajnë raporte shumë të mira edhe pas ndarjes nga vëllezërit Veshaj. Dy vajzat duket se kanë vendosur të kenë të njëjtë miqësi dhe mbështetje që kanë treguar gjithnjë për njëra-tjetrën. Dhe këtë e ka vërtetuar një koment në Instagram që këngëtarja i ka lënë Borës. Moderatorja ka publikuar disa foto nga një projekt i ri në botën e biznesit dhe Jonida ka qenë ndër të parat që e ka uruar publikisht në rrjetet sociale. “Urime dhe suksese”- ka shkruar Jonida, në fotot në fjalë teksa Bora i është përgjigjur me disa emoji zemrash…

Read More

Patatet janë ushqimi i përsosur, ato janë tepër të gjithanshme, plot me lëndë ushqyese dhe të shijshme. Por a keni vënë re se ndërsa patatet tuaja të pjekura janë të freskëta nga jashtë, brenda nuk janë aq të buta sa do të donit të ishte? Sekreti i patateve të përsosura të pjekura mund ta gjeni te libri i gatimit “Samin Nosrat James Beard Salt”, i cili është më shumë një koleksion i sekreteve të gatimit sesa një recetë e thjeshtë. Është i ndarë në katër pjesë, bazuar në elementet bazë që çdo person që dëshiron të gatuajë duhet t’i kuptojë:…

Read More

Një shqiptar ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e djeshme në Itali. Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në Massa Lombarda ku një 41-vjeçar italian ka qëlluar me armë ndaj shqiptarit. Autoritetet bënë të mundur arrestimin e 41-vjeçarit italian nën akuzën e tentativës së vrasjes. Pasi u plagos, shqiptari u transportua me helikopter në spitalin e Traumës në Cesena ku iu nënshtrua një ndërhyrje në këmbë. Sipas mediave italiane, nuk dihet ende shkaku i kësaj plagosje teksa autoritetet po punojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të saj.

Read More

Një nuse e re vdiq nga një sulm në zemër në shtëpinë e re, një orë pasi përfundoi dasma. Thuhet se Isra Shaaban u ndje tepër e lodhur kur hyri në shtëpinë e saj të re në Fshatin Medoum, në provincën egjiptiane të Beni Suef. Vendasit më vonë thanë se kishin dëgjuar disa ulërima shqetësuese nga shtëpia. Nusja kishte ndërruar jetë, ende e veshur me fustanin e nusërisë, pasi i kishte thënë familjes se kishte dhimbje të forta në gjoks.

Read More

Teksa kanë kaluar thuajse dy muaj, kushdo që i rikthehet momentit dramatik gjatë sfidës Danimarkë-Finaldë në Kopenhagen e vlefshme për grupe e Euro 2020, ku futbollisti i njohur Kristian Eriksen ra befasisht në fushë, siurisht nuk mund ta kalojë pa njëfarë ankthi. Eriksen pësoi atak kardiak dhe ishte mes jetës e vdekjes. Megjithatë, ai është shëndoshë e mirë, por padyshim një rol të madh kishte dhe arbtri Antony Taylor. Ky i fundit ka folur përherë të parë ai ka folur për BBC, ku u shpreh se gjithmonë detyra e tij parësore është siguria e futbollistëve prandaj dhe menjëherë njoftoi stafin…

Read More

Ish i dërguari i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell po shijon pushimet në jug të Shqipërisë. Grenell ka zgjedhur të kalojë këto ditë të nxehta vere në bregdetin mahnitës të jugut. Ai është fotografuar nën shoqërinë e të afërmeve të tij, teksa zbresin nga një gomone. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni fotogalerinë e mëposhtme:

Read More

Fillimi i një biznesi mund të duket diçka e thjeshtë por në fakt nuk është kështu. Edhe nëse keni paratë që nevojiten ato nuk janë të mjaftueshme. Më poshtë do të gjeni tre elementë të nevojshëm për hapjen e një biznesi. Njohuri dhe ekspertizëPër tu bërë sipërmarrës të suksesshëm është shumë e rëndësishme të keni njohuri në industrinë në të cilën po investoni, sepse vetëm duke patur eksperiencë në atë fushë do të arrini të jeni të suksesshëm. Nëse po hyni në një fushë që nuk keni aspak eksperiencë apo nuk e njihni mirë, me shumë gjasa do të pengoheni…

Read More