Author: tirana

Ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi reagoi pas daljes publike të ish-kryeministrit Sali Berisha këtë të enjte, ku nuk kurseu sulmet për ambasadoren Yuri Kim. Patozi tha në rrjetet sociale se ndonëse kryedemokrati Lulzim Basha duhet të bëjë një zgjedhje për Sali Berishën, ai deri tani ka dalë i fituar. Sipas tij, po merr vlerësime si nga Kim, ashtu edhe nga Berisha. “DERI TANI KA “FITUAR” VETËM BASHA Dënimi amerikan për Berishën duket se do të mbetet e vetja temë e rëndësishme politike e kësaj vere tmerrësisht të nxehtë. Por çudia e madhe e këtij debati, që po arrin kulme…

Read More

Pavarësisht nëse jeni në plazh ose në ballkonin tuaj, keni vendosur të përfitoni nga vera për të ndaluar pirjen e duhanit. Lajm i mirë: keni bërë zgjedhjen e duhur! Ritmi juaj ditor ngadalësohet, më pak stres, më shumë diell dhe mbi të gjitha një dëshirë për t’u kujdesur për veten, trupin tuaj dhe për të përmirësuar mirëqenien tuaj të përgjithshme. Vera është gjithashtu koha ideale për të miratuar sjellje të reja më të shëndetshme dhe më të balancuara. Zakonisht kjo nënkupton rifillimin e një aktiviteti sportiv dhe një dietë të përshtatur. Përfitoni nga kjo energji dhe dëshirë e natyrshme për…

Read More

Vjen fundi i një epoke që do të mbetet gjithmonë në historinë e garave me motorë. Valentino Rosi, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij. “Doktori” bëri sot deklaratën ku publikoi vendimin, duke bërë të qartë se ky do të ishte sezoni i fundit në gara për të, pas 25 vitesh në pistë. “Kam vendosur të ndaloj në fund të sezonit. Është e vështirë të marrësh këtë vendim, do të kisha dashur që të garoja për 25 vite të tjera por erdhi momenti të them mjaft. Për fat të keq, kjo do të jetë pjesa e dytë e sezonit…

Read More

Ministri Niko Peleshi: Lajm i mirë – Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rrezikun e jetës dhe banesave atje. Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim. Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj.

Read More

Prodhuesi amerikan i ilaçeve Moderna njoftoi se vaksina e saj kundër koronavirusit ruan funksionin mbrojtës me 93 për qind gjashtë muaj pas administrimit të të dyja dozave. “Ne jemi të kënaqur që vaksina jonë kundër COVID-19 ka treguar efikasitet të qëndrueshëm. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se varianti Delta është një kërcënim domethënës. Pra, ne duhet të jemi vigjilentë”, tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i kompanisë, Stephane Bancel. Bancel deklaroi se vaksina e tyre ende siguron 93 për qind mbrojtje edhe gjashtë muaj pas vaksinimit të plotë. Prodhuesi tjetër i vaksinave, Pfizer-BioNTech, bëri një njoftim të ngjashëm javën e kaluar,…

Read More

Analisti Mentor Nazarko komentoi deklaratën për media të liderit historik të PD, Sali Berisha, lidhur me shpalljen ‘non grada’ ndaj tij dhe familjes nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Nazarko argumentoi se për Berishën, do të ishte më mirë që të luante një rol pajtues e jo agresiv, duke ndjekur edhe shembujt e liderëve të tjerë të Rajonit e më gjerë. Sipas tij, inteligjenca e Berishës, do të shërbente për një politikë më pajtuese, e për këtë, iu referua deklaratave që ish-kryeministri bëri sot për Ballkanin e Hapur. Duke pasur një kryeministër si Edi Rama, që nuk para pranon gabimet e…

Read More

Një shqiptar dhe dy grekë u dërguan të plagosur në orët e para të mëngjesit në spital, me shumë mundësi pas një përplasjeje të përgjakshme të armatosur në Peristeri. Konkretisht, në orën 4:00 të mëngjesit, një 35-vjeçar shqiptar u transportua nga Burnazi në Spitalin Attica, pasi kishte marrë tre plagë plumbi. Rreth orës 5:30, dy grekë u transportuan nga Qendra Mjekësore Peristeri në Spitalin Thriasio, njëri prej tyre kishte një plumb në kyçin e këmbës dhe tjetri një goditje të rëndë në kokë. Policia po heton lidhjen mes tre të plagosurve dhe çfarë ka ndodhur saktësisht.

Read More

Vaksina anti-Covid në shumë vende po bëhet e detyrueshme për qytetarët dhe ata të cilët ende nuk kanë marrë të dyja dozat nuk mund të frenkuentojnë shumë ambiente publike. Duke kuptuar rëndësinë që vaksina ka për parandalimin e Covid-19 dhe shpëtimin e jetëve të shumë qytetarëve, lokalet në Kosovë së fundmi ka ndërmarrë një ide mjaft kreative. Në sheshin në Prishtinë, menaxherët e shumë lokaleve kanë marrë nismë që t’u ofrojnë kafe dhe ujë falas personave të cilët janë vaksinuar. Adriatik Gashi, menaxheri një prej lokaleve tha se ata e kanë bërë këtë ofertë në mënyrë që të kontribuojnë në…

Read More

Javës së ardhshme garën për punësimet e reja në shkollat publike të arsimit parauniversitar do ta vijojnë mësuesit e edukimit fizik, biologjisë, si dhe ata të kimisë. Edhe në këto tre lëndë, janë mbi një mijë mësues që do t’i nënshtrohen fazës së dytë të konkurimit për punësimet e reja, që është testimi i informatizuar. Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka shpallur gjatë ditës së djeshme listat zyrtare me 394 mësuesit e edukimit fizik, 447 mësuesit e biologjisë dhe 167 kandidatët e kimisë që duhet të paraqiten për të zhvilluar testin gjatë javës së ardhëshme. Për secilin prej tyre është…

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në bregdetin e Shëngjinit. Pushuesit janë bërë kordon për të shpëtuar 9 persona të cilët rrezikonin të mbyteshin. Shikoni videon që mbërriti në redaksinë e Tirananews. Solidariteti bëri që ata të shpëtonin. “Fal Zotit dhe organizimit dorë me dorë me litarë nga gjithë pushuesit arritëm t’i nxerrim të gjallë familjarët e atyre që veç e kishin humbur betejën në raport me ujin.Ishte një moment i hidhur por edhe i gëzueshëm për gjestin dhe guximin e gjithve pushuesëve.Moment ky që tregon shumë ,kur je i bashkuar dhe ke qëllim të mirë gjithmonë je fitues.Jam…

Read More

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Në 24 orët e fundit janë kryer 3601 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 132 qytetarë, në këto bashki: 42 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 13 raste në Vau i Dejës, 10 raste në Elbasan, 8 raste në Kamëz, 6 raste në Vlorë, 5 raste në Krujë, Fier, 4 raste…

Read More

Qeveria e Rumanisë ka miratuar vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150 mijë doza vaksinash anti-COVID. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe kryeministrit Florin Citu, për këtë ndihmë. “Qeveria e Rumanisë sapo ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cî?u për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë. Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian ?erban me të…

Read More