Author: tirana

Dojna Mema dhe Vlashent Sata, pa asnjë dyshim janë ndër çiftet më të dashur për publikun. Moderatorja ishte sot pjesë e “Pushime On Top”, ku tregoi më shumë për Za Fest dhe rolin e saj në këtë festival. “Sa dorë ke ti te ky edicion?”- e pyeti moderatori Flori Gjini. “Vlashenti thotë një shprehje shumë të lezetshme: ‘unë jam shefi, por kjo është shefi i shefit. Me thënë të drejtën unë jam kujdesur më shumë për pjesën e marrëdhënieve me publikun, marketingun digjital. Vlashenti është ai që ka krijuar të gjithë idenë e këtij festivali, ndaj të gjitha meritat i…

Read More

Audituesit kanë nisur mbledhjen e dokumentacioneve në drejtorinë e përgjithshme të emergjencave civile si dhe hallka të tjera të Ministrisë së Brendshme që lidhet me emergjencat civile ,në ministrinë e mbrojtjes si dhe ato të pushtetit vendor . Me urdhër të kryetarit të KLSH, Arben Shehu, do të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e pajisjeve të emergjencave . Ky kontroll nisi pas zjarreve të fundit ku pati akuza të shumta se punonjësve ju mungonin pajimet bazë. Nisja e këtij kontrolli pati një bllokim nga ana e strukturës së Emergjencave Qendrore Civile pasi drejtori Haki Çako…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një bilanc nga situata aktuale e zjarreve në Shqipëri duke theksuar se në të gjithë vendin janë 13 vatra zjarri aktive. Përkatësisht zjarret paraqiten me rrezik për zonën e banuar në Fushë-Arrëz, ku kreu i qeverisë thekson se është dërguar një helikopter për mbështetje nga ajri. Aktualisht vatra zjarri vijon të ketë edhe në Gadishullin e Karaburunit, Shkodër, Lunxhëri, Tepelenë, Durrës, Mallakastër dhe Elbasan ku nuk paraqiten rrezik për banesat. Përveç Fushë-Arrëzit, ndërhyrja për shuarjen e flakëve nga ajri po vijon edhe në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”. Statusi i plotë i kryeministrit…

Read More

Vijon të mbetet problematika situata e krijuar nga zjarret në qarkun e Gjirokastrës. Mësohet se gjatë operacionit për të shuar zjarrin në Saraqinisht, ka mbetur i plagosur një zjarrfikës, i ardhur në ndihmë nga trupat e Bashkisë Libohovë. Sipas informacioneve, zjarrfikësi ka ndrydhje të këmbës pasi terreni është malor. Mësohet se ai është transportuar për trajtim në spitalin “Omer Nishani” të Gjirokastrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Read More

Situata e zjarreve vijon të jetë mjaft kritike edhe në Greqi, ku janë shkrumbuar me qindra banesa. Sikurse duket nga fotot e publikuara nga mediat greke, zjarret vijojnë të ‘përpijnë’ kilometra të tërë, ndërsa situate më kritike paraqitet në ishullin Evia, ku banorët e fshatrave Rovies dhe Paleochori janë evakuuar nga deti me traget. Problem mbetet edhe tymi i dendur që është përhapur në të gjithë zonën. Ndërkohë, nënkryetari i Bashkisë, George Stamoulos tha se situata është tragjike. “Situata në të cilën po jetojmë është tragjike. Shkatërrimi është i madh. Nuk mund ta besoj atë që po ndodh me ne”,…

Read More

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka publikuar pamje nga procesi për përgatitjen e mjediseve të shkollave pasi nga data 1 shtator do të nisë programi i përsëritjes dhe konsultimeve për sezonin e shkuar shkollor. Kushi shprehet se po bëhet lyerja, dezinfektimi që çdo gjë të jetë gati në datën 1 shtator. “Mirënjohje për punonjësit e njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilët tashmë kanë filluar rregullimin e mjediseve të brendshme e të jashtme të shkollave tona, lyerjen, dezinfektimin, e plot punë të tjera në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më datë 1 shtator për nxënësit që do të zhvillojnë…

Read More

Automotoparku i parë shqiptar, që po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA! Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja bën me dije se me porosi direkte të Presidentit të FIA, Jean Todt, sot u zhvillua takimi zyrtar prezantues mes përfaqësuesve të DPSHTRR kryesuar nga Blendi Gonxhja dhe përfaqësuesve të FIA: Adam Baker, Stuart Robertson, Paul Rea, Tim Malyon, Guido Gaetani d’Aragona. Në takim merrnin pjesë edhe Presidenti i Automobile Club Albania – ACA Niko Leka dhe SP i ACA Eridon Lameborshi, takim që u ndoq edhe nga Deputeti i Qarkut të Elbasanit,Taulant…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Picallë në Tiranë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë në momentin që ishte duke peshkuar. 57-vjeçari me iniciale K.D ka humbur jetën rreth orës 17:10. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacione paraprake. Rreth orës 17:10, në fshatin Picallë, dyshohet se duke peshkuar ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasit K. D., rreth 57 vjeç.

Read More

Holanda ka dërguar në Shqipëri dy helikopterë ‘Chinook’, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, që kanë “pushtuar” jugun e vendit, ku një ditë më parë u shënua dhe një viktimë në Gjirokastër. Në një mesazh në “Facebook”, ambasada holandeze në Tiranë thekson se helikopterët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira. “Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar BE -së dhe vendeve anëtare që të ndihmojnë në luftën kundër zjarreve, që po përhapen aktualisht në jug të Shqipërisë. Si…

Read More

Avokati Spartak Ngjela ka përjashtuar kategorikisht mundësinë që politika amerikane të kontrollohet nga kryeministri Rama. Ai shtoi se shtatori mendohet të ketë ngjarje të rëndësishme politike në favor të funksionimit të drejtësisë “Nuk ka mundësi që politika amerikane të drejtohet nga Rama. Ata ja kanë thënë. Politika amerikane nuk urdhëron. Ja kanë sugjeruar dhe ajo doli e tha. Pak ditë më parë bëri presion të hapur diplomatik. Tha ose hajde me ne, ose ik me Saliun dhe hani bar. Ata Berishën në parlament nuk do ta pranojnë. Ambasadorja thotë respektoni ligjin. Hyni në Parlament me një bashkëpunim dhe të pastrohen…

Read More

Shqipëria ka shënuar një tjetër ditë pa humbje jete prej virusit të rrezikshëm Covid-19. Ndërkohë, nga 3,599 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 99 qytetarë. Autoritetet njoftojnë se 23 pacientë e kanë fituar betejën me virusin në 24 orët e fundit. RAPORTIMI I DETAJUAR: Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të…

Read More