Author: tirana

Tirana po rikthehet në vatrën kryesore të Covid në vend. Kërkesat për tampon sipas epidemiologes Ermelinda Murati janë trefishuar ndërsa zonat me përhapjen më të madhe të infeksionit janë Kamza, Lapraka dhe Astiri. Të rinjtë përbëjnë numrin më të lartë të të prekurve. Ato po shfaqin shenja të ngjashme me virozat. Ndërkohë nuk mungojnë as personat asimptomatik që po përhapin infeksionin pa e kuptuar. “Persona që rezultojnë pozitivë , kryesisht kanë shenja të një viroze. Por ka edhe persona që nuk paraqesin fare shenja. Ato rezultojnë pozitivë sepse kanë qenë në kontakt me persona të ardhur nga jashtë ose persona…

Read More

Jo pak herë Banka Kombëtare Tregare është vënë në “shënjestër” të vetë qytetarëve, klientë të cilët ankohen për shërbimet e tyre.Qytetarët kanë denoncuar paraditen e sotme se kanë hasur gjatë shërbimeve në ATM-të e kësaj banke. BKT më pas në një postim në face book doli me një njoftim ku bëri me dije se ndërpreja e shërbimeve ka ardhur si rezultat i disa problemeve teknike në sistemin “Qendror Bankar” dhe se ne 11:00 do niste puna. Por një postim i tillë është shoqëruar me lum komentesh ku komentuesit, klientë të kësaj banke demaskojnë dhe mohojnë që ATM të jenë në…

Read More

ENAC, Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil, pas ndërprerjeve të shumta që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit duke shkaktuar shqetësime për qindra pasagjerë, kontaktoi me Wizz Air duke i bërë thirrje transportuesit që të respektojë Rregulloren e Komunitetit 261 të vitit 2004, e cila mbron të drejtat e udhëtarëve ajrorë. Autoritetet e aeroportit, në fakt, gjetën episode të shpeshta të anulimeve të fluturimeve, prenotim të tepërt dhe vonesa të zgjatura, të cilat shkaktuan shqetësime të konsiderueshme për pasagjerët, dhe në disa raste gjithashtu krijuan probleme të rendit publik. Autoriteti i ka komunikuar kompanisë Wizz Air që në përfundim të procedurave…

Read More

Interpol Tirana ka kryer ekstradimin e shqiptarit, Bashkim Buzani, 50-vjeç, i cili ishte dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Organizatë kriminale” në formën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim. Në njoftimin për media bëhet e ditur se ky shtetas, më datë 04 prill 2005, është arrestuar në Greqi, për llogari të autoriteteve greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe Gjykatës së Apelit Selanik, me vendimin e datës 12.10.2005, e ka dënuar me 16 vjet burg, dënim të cilin e ka kryer. Rrethanat e…

Read More

Ministria e Jashtme serbe ka njoftuar më 4 gusht për vdekjen e papritur të ambasadorit të Serbisë në Rusi, Mirosllav Llazanski. Ambasadori i ndjerë tashmë, 71-vjecar, ka qenë më parë edhe analist ushtarak dhe gazetar. Ministria ka thënë se ai ka “vdekur papritur”, mirëpo mediat serbe kanë cituar disa zyrtarë duke thënë se ai ka pasur sulm në zemër. “Dedikimi i tij, përkushtimi dhe devotshmëria si ambasador i shtetit tonë, do të kujtohet ashtu sikurse shumë aktivitete me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit dhe miqësisë në mes të Serbisë dhe Rusisë”, ka thënë Ministria përmes një deklarate. Llazanski është emëruar si…

Read More

Këngëtarja shqiptare Albërije Hadërgjonaj nuk njeh moshë. Pavarësisht viteve që shkojnë, ajo duket gjithmonë shumë e re dhe me linja perfekte. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një video në story e saj në Instagram, në të cilën shfaqet pa ‘make up’. “Ka qenë e vrullshme këto ditë, turne dhe këngë! Aspak gjumë. Dikush më kërkoi të postoja pa filtra lol (oh jam nanush)”, ka shkruar Hadërgjonaj përkrah postimit. Sa i përket muzikës, Albërija ndonëse nuk ka publikuar ndonjë këngë të re tani afër, vazhdon të jetë aktive me koncerte.

Read More

Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare dhe njëherësh autore, ka kaluar një moment të vështirë shëndetësor. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se rasti është ndjekur nga Dr. Edjon Hajro, mjek kardiolog.Mësohet se pas shtrimit në një spital privat, është kryer një koronarografi nëpërmjet dorës (arteria radiale) dhe se zonja Kadare është në gjendje të mirë shëndetësore. Stafi i tirananews.al i uron autores Helena Kadare rekuperim të shpejtë!

Read More

Meta thërret Richard Grenell në Shqipëri që t’i bëjë sfidë politikës së lartë amerikane me Moskën. Grenell ndërkohë është i akuzuar se punon për Moskën. Kaq trashë vepron ky Meta? Në fakt, është një i metë që e di logjikën politike një lojë “tremb të trembim” kundërshtarin me kundërshtarin e tij. Dhe ka thirrur në Tiranë njeriun e Beogradit e të Moskës, për të ndihmuar politikën ruse në Ballkan. Po pyetja është: a ka forcë reale kjo lloj politike? Asgjë. Asnjë forcë nuk ka, por dëshpërimi i Metës vjen nga frika e tij. Këta të korruptuar janë bërë si me…

Read More

Lëngje të tepërta? Sot ne zbulojmë se si t’i eliminoni ato me një ilaç natyral me bazë ujë të thjeshtë, majdanoz dhe limon. Ja si duhet të veproni. Pija që ne do të përshkruajmë në këtë artikull është një ndihmë e çmuar për nxjerrjen e ujit të tepërt nga trupi ynë, një nga arsyet kryesore për njerëzit mbipeshë. Përveç kësaj, ajo gjithashtu do ju ndihmojë të eliminoni toksinat nga sistemi i tretjes, të pastroni mëlçinë dhe të humbisni peshë. Kjo pije ofron shumë përfitime: zvogëlon oreksin dhe ndihmon në djegien e më shumë kalorive. Këshilla jonë është ta përgatisni pijen…

Read More

Tre persona janë arrestuar nga policia sepse dyshohen si autorë të zjarrvënies së qëllimshme në disa fshatra të Vlorës e Sarandës. Njëri prej tyre është identifikuar me inicialet S. Q, 59 vjeç, banues në fshatin Dukat pasi dyshohet se në datën 27.07.2021, ka djegur me zjarr një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të egër, në zonën e quajtura “Toc” dhe “Gjolpec” në Karaburun. Ndërsa një tjetër i identifikuar me inicialet I. S., 45 vjeç, banues në Përmet, dyshohet se mesditën e sotme, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim pastrimin e saj dhe si pasojë e përhapjes së…

Read More

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Berat. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:15, në lagjen “Jani Vruho”. Pas një konflikti G.D., dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin G.K., 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë po krehin zonën për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe rrethanave të ngjarjes.

Read More