Author: tirana

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja paralajmëroi të tjera goditje të bujshme ndaj zyrtarëve të lartë të korruptuar. Mësohet se Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka regjistruar gjithsej 23 procedime për shkelje të barazisë në tendera, vetëm në 6 muajt e pare të këtij viti. Sipas kreut të këtij institucioni, Arben Kraja, 3 dosje i përkasin inceneratorëve në Tiranë, në Elbasan dhe Fier. “Këtë gjashtëmujor janë 23 raste, procedime penale që kemi regjistruar për shkelje të barazisë në tendera. Në bazë të kallëzimeve të shtetasve të ndryshëm, në bazë të kallëzimeve të subjekteve të ndryshme apo në bazë të…

Read More

Një ushtar i Forcave të Armatosura është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës, për shkak se u asfiksua si pasojë e tymit, ndërsa punonte për shuarjen e flakëve në fshatin Krinë, në njësinë Administrative Antigonë. Ndërkohë bëhet me dije se bashkëshortja e të ndjerit Andrea Haxhiaj, që humbi jetën nga zjarri, është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, për shkak të djegieve të renda që ka marrë në trup.

Read More

Policia spanjolle ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, pasi është kapur me “shtëpi bari”. Mediat shkruajnë se shqiptari po kujdesej për 820 bimë narkotike të cilat kishin arritur një lartësi prej 60 cm. Po ashtu, në banesë i janë sekuestruar 203 transformatorë elektrikë, 150 llampa, gjashtë kondicionerë, gjashtë filtra të nxehtësisë, si dhe dy aspiratorë. Lidhur me këtë “shtëpi bari” policia kishte marrë dhjetëra ankesa për erën e rëndë të kanabisit. “Era e pagabueshme e marijuanës dhe aktiviteti 24-orësh i makinave të kondicionimit ajror, i shtynë agjentët të hetojnë dhe përcaktojnë se kush qëndron pas plantacionit”, kanë treguar burimet e policisë.

Read More

Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç dhe shtatë ministra u gjobitën nga anti-korrupsioni fillimisht me 500 Euro secili për mos deklarim të pasurive. Autoritetet kanë saktësuar se kryeministri dhe ministrat krahas gjobës janë paditur për kundravajtje penale në prokurori. Kryeministri dhe ministrat mund të rrezikojnë dënime me burg nëse nuk provojnë që pasuritë e padeklaruara janë vënë në rrugë të ligjshme.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Thumanë-Fushë Krujë. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur shoferi i makinës, nga Kosova. Nga të dhënat paraprake dyshohet se makina ka devijuar nga rruga dhe për pasojë është përplasur me trafik ndarësen. Ndërkohë shoferi i plagosur është dërguar me urgjencë në spital.

Read More

Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë pasi u përfshinë në një sherr me një të mitur grek. Mediat vendase bëjnë me dije se dy shqiptarët, përkatësisht 16 dhe 18-vjeç rrahën pa mëshirë një 16-vjeçar grek. Ngjarja e rëndë ka ndodhur i rreth orës 1 pas mesnate kur dy autorët e lidhën 16-vjeçarin dhe më pas filluan ta rrahin. Thuhet se njëri prej shqiptarëve e godiste ndërsa tjetri e qëllonte me rrip. 16-vjeçari u transportua i plagosur në spitalin e Chania, ndërsa dy autorët janë arrestuar nga policia.

Read More

Ministri i Mbrojtjes, i cili ndodhet në Lunxhëri ditën e sotme u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të fshatrave Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo në atë zonë që të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë dhe të dalin nga banesat e tyre për të shmangur vdekje të tjera. “Është një situatë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme, nuk është kollaj, kemi një humbje jete, evakuim në këto tre fshatra, në këto momente jemi në krye të punës, u bëj thirrje të mos rezistojnë e të dalin sa më shpejt nga fshati, do të bëjmë…

Read More

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit mund të rrisin rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e zemrës. Duke qenë se kolesteroli i lartë nuk shfaq simptoma, ju mund ta vini veten në rrezik edhe pa e kuptuar. Regjimi UshqimorYndyrnat e ngopura, të gjetura në ushqime si mishi i kuq, qumështi, por gjithashtu edhe disa produkte, të tilla si biskotat, rrezikojnë të rrisnin nivelin e kolesterolit të keq në gjak. MbipeshaTashmë dihet se mbipesha është një nga arsyet kryesore që lidhet ngushtë me kolesterolin e keq në…

Read More

Kaosi shpërtheu të enjten brenda Dhomës së Deputetëve Italianë, dhomës së ulët të Parlamentit, kur anëtarët e partisë Vëllezërit e Italisë mbajtën një protestë për pasaportën e vaksinës Green Pass. Me rastet e përditshme të COVID-19 që po rriten sërish, Italia së shpejti do të kërkojë që njerëzit të kenë marrë të paktën një dozë vaksine, të jenë shëruar nga sëmundja në gjashtë muajt e fundit ose të kenë dëshmi të një testi negativ të kryer në 48 orët e fundit për të hyrë në vendet si palestrat, muzetë dhe restorantet e brendshme në një përpjekje për të shmangur një…

Read More

Policia e Shkodrës jep informacion lidhur me operacionin që është zhvilluar sot në këtë qytet. Në pikën kufitare të Muriqanit ka kaluar në vijën e dytë në dalje një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Besnik Ruçi. Nga kontrolli i specializuar në Portin e Durrësit ku ndodhet skaneri, rezultoi se në automjet në pjesën e kroskotit ishin fshehur pako me lëndë të dyshuar si kokainë me peshë rreth 14.3 kilogramë. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Durrës, (drejtuesi i automjetit).

Read More

Pas vizitës në Serbi, ish-i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, zgjodhi të vizitojë Shqipërinë. Në një intervistë për News24 Richard Grenell tregoi arsyen që e riktheu në Ballkan pasi la detyrën e lartë në administratën Trump. Grenell tha se po promovon investimet e huaja dhe bashkëpunimin ekonomik ne rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët, por veçanërisht për të siguruar më shumë mundësi punësimi për brezin e ri. “Vizioni i Presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbinë, kishte të bënte me krijimin e vendeve të…

Read More

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Në 24 orët e fundit janë kryer 4,471 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 65 qytetarë, në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 6 raste në Sarandë, 5 raste në Fier, Elbasan, 4 raste në Shkodër, Vlorë, Vau i Dejës, Peqin, 2 raste në Has, Kavajë, 1 rast në Krujë, Korçë, Lezhë,…

Read More