Briken Calja ishte nga të paktët sportistë shqiptarë që mund ti linte gjurmë në “Tokio2020”, peshëngritësi arriti të siguronte vendin e katërt, një rezultat historik ky për sportin kuqezi. Pas Caljes ishte radha e Manuela Delilaj të përfaqësonte Shqipërinë në qitje, në kategorinë 25m precizion. Delilaj arriti të grumbullonte në total 280 pikë duke u renditur në vendin e dhjetë, e fundit në baterinë e sajë. KOKSH bëri me dije se Delilaj garoi e dëmtuar ndërsa do të rikthehet sërish konkurrimit më 30 korrik këtë herë në 25m pistoletë shpejtësi
Author: tirana
“Dua një picë”. Ky ishte mesazhi i koduar që trafikantët dhe shitësit e kokainës në Tiranë përdornin mes tyre për shpërndarjen e lëndës narkotike në zonat që ata mbulonin. Grupi kriminal që u godit para pak ditësh në kryeqytet, e shtrinte aktivitetin në zonën e Xhamllikut, Oxhakut dhe në afërsi të ish-Shkollës së Bashkuar. Një picë nënkuptonte një dozë kokaine, e cila porositej nëpërmjet telefonit celular. Forcat operacionale kanë ndërhyrë sapo kanë pikasur një prej anëtarëve të grupit me dy kutia pice. Ata ndaluan pranë biznesit të makinave me qira në pronësi të Gentian Kores. Në këto momente ka ndërhyrë…
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018 Dashi Ekzistojnë mundësitë që idetë tuaja ambicioze të realizohen. Nëse keni ndërmend të nisni ndonjë projekt të ri në profesionin tuaj, sigurohuni që të keni mbështetjen që ju duhet. Sa i përket anës profesionale, ka gjasa që dikush të shprehë interes ndaj jush. Demi Shmangni pesimizmin dhe skepticizmin, pasi nuk do të ndikojë aspak mirë në gjendjen tuaj psikologjike. Mbi të gjitha, kjo është mjaft e vlefshme, nëse po punoni për një projekt të rëndësishëm. Pasdite bëni kujdes teksa ngisni makinën. Binjakët Nuk do të keni aspak dëshirë të debatoni me…
Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të enjte në Këllëz të Gjirokastrës, ku një 72-vjeçar i vuri flakën gruas së tij. “Vizion Plus” mëson se gruaja kishte ardhur nga Greqia pak ditë më parë. Panajot Janaqi është në një konflikt për motive pronësie me të vëllanë. Dyshohet se gruaja e 72-vjeçarit kërkonte të vizitonte kunatin dhe të sqarohej me të për çështjen e pronësisë, por u pengua me forcë nga bashkëshorti i saj, i cili e dogji me benzinë. Gruaja ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën. Lëndime të lehta ka pësuar edhe autori…
Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e sigurisë për zyrtarët e Hipotekës. Gazment Canaj, Admir Burri dhe Neritan Bablusha janë lënë në burg, me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Panol At Nikolla më detyrë punonjës i Drejtorisë Vendore të ASHK Tiranë është pezulluar nga detyra me akuzën e korrupsionit pasiv. Në dosjen e siguruar nga gazetari Ermal Vija, Abcnews.al zbardh një tjetër episod ku të përfshirë në ndikim të paligjshëm për sigurimin e certifikatave të pronësisë janë Gazment Canaj dhe Neritan Bablusha. Bëhet fjalë për rastin e cilësuar nga prokuroria si “Shati”…
Gjykata e Posaçme e Apelit Anti-Korrupsion ka lënë në fuqi masat e sigurisë për të gjithë të arrestuarit gjatë operacionit ”Shpirti”. Edhe kësaj radhe prokurori Maksim Sota është vendosur të lihet në arrest shtëpi,e ish-zv. drejtorin e Policisë së Vlorës, Ilir Balla dhe dy të tjerë. Kurse të arrestuarit e tjerë gjatë operacionit ndëkombëtar janë lënë në arrest me burg. Më 2 korrik u zhvillua operacioni i shtrirë në disa shtete si Shqipëria, Italia, Spanja apo Mali i Zi. Të përfshirë janë dhe dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahirit, Hekuran Marku dhe Agustin Deda të cilët dyshohen se…
Pushimet e Dua Lipës në Shqipëri nuk kanë kaluar pa u vënë re nga mediat prestigjioze ndërkombëtare. Është tabloidi britanik, Daily Mail ajo që i ka kushtuar një artikull pushimeve të 25-vjeçares në vendin tonë. Gazeta, ka publikuar foto me bikini të këngëtares së njohur, ku ka vënë në pah format perfekte trupore. Në videon e publikuar nga Daly Mail, Dua shihet teksa fokusohet pranë objektivit të kamerës dhe ekspozon tiparet e fytyrës. Kujtojmë se prej ditësh, 25-vjeçarja, familja dhe i dashuri i saj Anwar Hadid, ndodhen në Shqipëri, ku krahas pushimeve, janë takuar me kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministrin Edi…
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Kreshnik Çollaku u shpreh sot se opozita do të futet në Kuvend dhe do të zhvillojë një betejë në të gjithë frontet. Ai nuk e përjashtoi mundësinë për protesta në rrugë, mirëpo kjo si një formë paqësore tha ai, duke theksuar që synimi nuk është rrëzimi i qeverisë Rama, por shkatërrimi i fenomenit kur “pushteti është i kapur nga krimi”. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri”, Çollaku listoi ndryshimin mes PD-së dhe PS-së në zgjedhjet e 25 prillit. Ai është i bindur se nëse “Rama nuk do kishte kryer masakër zgjedhore”, demokratët do ishin…
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.Gjatë kësaj kohe është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19, bazuar me ditët e kaluara. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 72 raste të reja të infektuara me COVID-19. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 17 persona. Deri tani në Kosovë, 108 mijë e 131 persona janë regjistruar si të infektuar me COVID-19.
Rrallë ndodh ndonjë tubim apo festë që mund të kalojë pa “brohoritjet” e famshme dhe cakërrimet e gotave. Ky veprim i shpeshtë ka një histori që shkon shumë mbrapa në kohë dhe legjenda interesante. Një nga legjendat thotë se në mesjetë, njerëzit cakërronin gotat për t’i dëbuar demonët.Historia është e lidhur me kambanat e kishës, tingulli i të cilave besohej se largonte të gjitha forcat e errëta. Në pallatet mbretërore mesjetare në Evropë, armiqtë “eliminoheshin ” duke u hedhur helm në verë. Pasi u bë i njohur ky “sekret”, për të fituar besimin e të ftuarve, nikoqiri në festa të…
Kryeministri Rama ka dhënë lajmin e mirë se muaji gusht do të jetë i hapur për vaksinimin masiv për çdo qytetar +18-vjeç. “Ne mblidhemi në mes të vapës, ata në vend të na qajnë hallin thonë…”, Vuçiç dhe Zaev me kërkesa konkrete, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë dhe nuk e kursen ironinë “Gushti do të jetë #muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç. Ministrja Ogerta Manastirliu nga qendra shëndetësore nr.1 në Tiranë ka ftuar të moshuarit që ende nuk e kanë kryer vaksinën por edhe studentët dhe çdo qytetar +18 vjeç të paraqiten në qendrat…
Shqipëria vijon të mbetet në ndikim të motit të nxehtë dhe kjo valë e të nxehtit afrikan nuk do të tërhiqet edhe gjatë fillimit të muajit Gusht, paralajmërojnë ekspertët. Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë dy ditëve të fundit të muajit sërish do të ketë mot të kthjellët. Era do të ketë drejtim kryesor veriperëndimin e lehtë dhe në bregdet do të sjellë valëzim të ulët. Temperaturat ashtu sikundër shihen ne tabelen me poshte do të pësojnë rënie të lehta, por kjo rënie do të reflektohet më së shumti në termometër sesa do të jetë e ndjeshme në përditshmërinë…