Author: tirana

Në këtë periudhë pushimesh e temperaturash të larta e gjithë vëmendja është te Lojërat Olimpike dhe ngjarjet kryesore ndodhin kryesisht atje. Mes shumë gjërash pikante një tjetër video po bën xhiron e globit. Bëhet fjalë për sportin e atletikës dhe kërcimin me shkop. Atleti amerikan bëhet gati të kërcejë në provën e tij, ndërkohë më sallë dëgjohet himni amerkan, pasi po zhvillohej një ceremoni medaljesh. Garat e atletikës zhvillohen në të njëjtin ambient kryesisht dhe paralelisht zhvillohen disa gara e ceremonira. Me të dëgjuar himnin, sportisti ndërpret garën në momentin e kërcimit për të respektuar himnin e vendit të tij.

Read More

Aktorët e famshëm, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë habitur me deklaratat e dhënë së fundmi. Dyshja kanë rrëfyer se nuk i lajnë fëmijët, por vetëm në rastet kur duket ndonjë papastërti tek ata. “Unë nuk kisha ujë të ngrohtë teksa isha fëmijë në rritje, ndaj dhe nuk bëja shpesh dush. Kur u bëra nënë, as fëmijët e mi nuk i laja çdo ditë. Unë nuk laja bebat e mi shumë shpesh. Sipas “Mayo Clinic” të lash fëmijën çdo ditë mund të thajë lëkurën e tij”,– u shpreh Mila. Çifti janë prindër të vajzës Ëyatt Isabelle, 6 vjeç dhe djalit…

Read More

Thuhet rëndom se çdo njeri ka së paku 7 sozi nëpër botë dhe deri më sot gjetja e tyre duket e pamundur. Mirëpo, kur vjen puna te personazhet publike kjo çështje lehtësohet disi. Së fundmi, aktori i njohur Brad Pitt ka gjetur sozinë e tij. Ai quhet Nathan Meads dhe ka një ngjashmëri të frikshme me të. 35-vjeçari ka treguar se shumë njerëz besojnë se ka lidhje gjaku me aktorin për shkak të ngjashmërisë së madhe që ato kanë. Ai tregon se për vite me radhë të gjithë miqtë e tij ia kanë vënë në dukje këtë gjë. “Miqtë e…

Read More

Varianti Delta tashmë është përhapur në mbi 90 shtete të botës dhe OBSH-ja ka thënë se Delta po bëhet varianti dominues i koronavirusit në mbarë botën. Shefja e shkencëtarëve në OBSH, Soumya Sëaminathan, ka deklaruar më 18 qershor se studimet kanë sugjeruar se varianti Delta është rreth 60 për qind më i transmetueshëm se varianti Alfa, që konsiderohet si variant më ngjitës se varianti origjinal i COVID-19, që u përhap fillimisht në Vuhan të Kinës, në fund të vitit 2019. Përveç transmetueshmërisë së lartë, varianti Delta ndryshon nga variantet e tjera të koronavirusit edhe për sa i përket simptomave. Identifikimi…

Read More

Një sasi droge është kapur në një konteiner të ”Alba Exotic Fruits” në Portin e Durrësit. Hera e tretë brenda muajit korrik që kësaj kompanie i kapet në konteiner drogë. Njoftimi I policisë Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrohet një tjetër sasi lëndë narkotike kokaine, në kontenierët për llogari kompanisë “Alba Exotic Fruit”. Në vijim të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore…

Read More

Për të kuptuar nëse dikush ju pëlqen, nuk është e nevojshme që të jenë të drejtpërdrejtë me ju. Mjafton t’i kushtoni vëmendjen e duhur gjuhës së trupit të këtij personi. Këto janë disa shenja të sjelljes që tregojnë se nuk është indiferent ndaj jush. Nëse dikush përpiqet të largojë barrierat midis jush, kjo do të thotë se ai ju pëlqen Kur komunikojmë me njerëz që na pëlqejnë, përpiqemi të heqim pengesat fizike midis nesh. Hapësira personale është e shenjtë për të gjithë. Njerëzit që ju afrohen, kanë pëlqim ndaj jush. Në mënyrë të pavetëdijshme, ne duam të jemi fizikisht më…

Read More

Lionel Messi nuk e ka lënë pas dore stërvitjen individuale duke ruajtur kështu formën fizike. Së fundmi, një video e tij nga palestra, ku shihet duke u stërvitur së bashku me bashkëshorten, Antonella-n duke u stërvitur ka bërë xhiron e rrjetit dhe është komentuar nga gjithë bota. Format e partneres së tij perfekte kanë tërhequr vëmendje të madhe, duke bërë që ajo të flitet në të gjithë botën dhe kjo ka mjaftuar që Messi të shfaqë haptas xhelozinë për bashkëshorten. Për shkak të numrit të madh të reagimeve, futbollisti ka vendosur që të fshijë më pas videon nga profili i…

Read More

Kroaci hapi me fishekzjarrë e kremtime urën që lidh dy zona të bregdetit kroat, të cilat ndahen nga një pjesë e vogël e territorit të Bosnje e Hercegovinës. Struktura 2.4 kilometra e gjatë, e ndërtuar nga një kompani kineze, është financuar 85% nga Bashkimi Europian. Vlera totale e urës Peljesac llogaritet në 550 million euro. Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, tha gjatë ceremonisë se ura paraqet një arritje strategjike të popullit kroat dhe përmbush ëndrrën e gjatë për të lidhur dy brigjet e Adriatikut. “Unë mendoj se kjo është një ngjarje e madhe për Kroacinë, popullin kroat, për miqtë tanë në…

Read More

Në këto pamje duket momenti kur i riu shqiptar, ilegal në Angli, u arratis pasi shkaktoi vdekjen e një punonjësi të spitalit pasi u përplas me të pas kalimit me semafor të kuq. Shqiptari Ermir Loka, 23 vjeç, përplasi Peter McCombie, 72 vjeç, ndërsa administratori i Burimeve Njerëzore po shkonte në shtëpi nga Spitali Mbretëror i Londrës në Whitechapel. Në vend që t’i kërkonte falje viktimës së tij, dhe ta ndihmonte ai i tregoi biçikletën e tij të dëmtuar duke i thënë ‘Shikoni se çfarë keni bërë!’ para se të ikte. Pamjet e kamerave të sigurisë së Lokës janë bërë…

Read More

Pas takimit me kreun e Komunës së Bujanovcit Nagip Arifi, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se shqiptarët në Luginën e Preshevës në Shqipëri po përballen me spastrim etnik. Basha u shpreh se BE dhe SHBA duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndalur këtë spastrim. “Do të veçoja si problem themelor spastrimin etnik që po i bëhet kësaj komune. Ky është një proces diskriminues në shkelje të Kushtetutës dhe në kuadër të dokumenteve të bashkëpunimit. PD dënon me forcë dhe u kërkon autoriteteve serbe të ndalin këtë praktikë të paligjshme. I bëjmë thirrje BE dhe SHBA të…

Read More

Punonjësit federalë në Uashington dhe disa qytete të tjera filluan të mbajnë maska përsëri në punë pas një përhapjeje të variantit Delta të koronavirusit. Punonjësve të qeverisë pritet t’u thuhet të enjten se do të duhet të vaksinohen ose t’i nënshtrohen testimit të rregullt për virusin. Punonjësit federalë në Uashington dhe disa qytete të tjera filluan të mbajnë maska përsëri në punë pas një përhapjeje të variantit Delta të koronavirusit. Punonjësve të qeverisë pritet t’u thuhet të enjten se do të duhet të vaksinohen ose t’i nënshtrohen testimit të rregullt për virusin. “Ndërsa asnjë vendim nuk është finalizuar, them se…

Read More

Policia Rrugore vijon me aksionet në rrugët urbane dhe interurbane për të parandaluar aksidentet. Gjatë kontrollit të ushtruar në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh që drejtonin në gjendje të dehur dhe nuk ishin të pajisur me lejen e drejtimit. Njoftimi i Policisë Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep, se kudo ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike. Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara në rrugët urbane dhe interurbane në të gjithë vendin, me…

Read More