Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, është bërë e mundur kapja e dy prej autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit M. H., 20 vjeç dhe A. H., 42 vjeç, banues në Garunjas, Lushnjë. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë arrestimi i tyre për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e shtetasit K. H.
Author: tirana
Një skelet njeriu është gjetur në një fuçi plastike në Kretë. Trupi i dekompozuar është zbuluar nga policia, ndërsa ende nuk dihet kush është ky person, i cili mendohet se është vrarë dhe është varrosur në këtë mënyrë. Rasti nuk është i njohur, por mediat në vendin fqinj thonë se dy janë pistat ku po hetohet. E para është zhdukja e një të riu shqiptar. Kjo ende nuk është e vërtetuar, pasi hetuesit thonë se mosha e re e shqiptarit të zhdukur nuk përputhet me atë të trupit që u gjet sot. Megjithatë do të priten rezultatet e ADN-së për…
KPK-ja është strukturë e përcaktuar në Kushtetutë dhe bën vetingun në drejtësi bazuar në tre kritere: deklarimi financiar, integriteti dhe aftësia profesionale. Në vitin e katërt të krijimit, kur kanë vendosur tashmë fatin e mbi 50% të gjyqtarëve e prokurorëve, është bërë publike një letër e tre anëtarëve të KPK-së. Mjafton kjo letër për kuptuar mangësitë e kulturës shtetërore dhe administrative. Sikurse mund të shihni edhe nga letra, ajo nuk respekton asnjë nga rregullat e shkresës zyrtare administrative dhe të aktit profesional të një trupe juristësh. Shkresa quhet “Notë verbale”, por në fjalorin e gjuhës shqipe notat verbale janë akte…
Ish-kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli u shpreh se një opozitë e re duhet të shkojë përtej Berishës dhe Metës. Ai tha se mes këtyre dy figurave të rëndësishme të politikës ka pasur përherë një kanal komunikimi edhe në momentet më të vështira, por opozita e re duhet të shkojë përtej kësaj dysheje. “Mes tyre ka pasur një kanal që lëngëzonte dashuri edhe në momentet e urrejtjes. Por kjo është jashtë interesit të një opozite të re. Një opozitë e re duhet të projektohet përtej këtyre dy burrave”, tha ai për MCN Tv.
Një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si Hysen Aliko është arrestuar nga policia italiane pasi një natë më parë ka plagosur me thikë ish-gruan e tij. Kjo e fundit është dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar një operacioni mjaft delikat. Pas mesnate 40-vjeçarja u sulmua nga ish-burri i saj teksa po kthehej për në shtëpi. Ai e goditi dy herë me thikë, njëra prej të cilave e kapi atë në pjesën e barkut. Britmat e gruas tërhoqën vëmendjen e disa qytetarëve që lajmëruar menjëherë policisë. Dy fëmijët e çiftit mbërritën në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të shuajnë sherrin,…
Nga Spartak Ngjela Korrupsioni i lartë shtetëror është një e keqe e madhe, në dhe për çdo vend ku ai kalon. Dhe ja pyetjet që ngrenë shqiptarët sot: Çfarë do të bëjë SPAK për reformën antikorrupsion në Shqipëri ? A është i vendosur SPAK t’i shpëtojë shqiptarët dhe Shqipërinë nga e keqja që i ka pllakosur në dekada? Kurrë mos e mendoni korrupsionin dhe grabitjen në sistem, që po sundon sot në Shqipëri, një fenomen të lehtë të së keqes, se kjo, në të vërtetë, është një e keqe shumë e madhe. Lufta kundër së keqes, e cila e ka…
Sot në orën 20:00, Partizani ka pritur në “Elbasan Arena” rivalët e Bazelit, për sfidën e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Disa minuta pasi filloi ndeshja, policia ka shoqëruar jashtë stadiumit tifozët e Bazelit. Në pamje duket se ka pasur edhe përplasje mes tifozëve dhe policëve. Në ndeshjen e parë, skuadra e Ilir Dajës pësoi disfatë pasi zviceranët fituan me rezultatin e pastër 3-0. Daja ka zgjedhur të njëjtin formacion si në sfidën e kaluar, me të vetmin ndryshim në mesfushë ku në vend të Herald Markut të dëmtuar do e zërë mesfushori tjetër Arinaldo Rrapaj.
Pak javë më parë UEFA vendosi t’i besojë Shqipërisë pritjen dhe organizimin e disa nga ndeshjeve të turit paraeliminator të Futsal Champions League 2021/2022. Gjithçka u bë publike pas shortit që UEFA organizoi për fazën para-eliminatore të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë në futbollin e sallës, duke ndarë 32 skuadra në 8 grupe me nga 4 skuadra. Nga Shqipëria në këtë turne merr pjesë KF Tirana, si kampionia e fundit e shpallur në mënyrë sportive. Klubi kryeqytetas është shortuar në Grupin C së bashku me Haladás VSE (HUN), FC Differdange 03 (LUX) dhe Utleira Idrettslag (NOR). Të…
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në qytetin e Fierit, vend që prej më shumë se tre ditësh, është nën pushtetin e tymit vdekjeprurës. Mësohet se vatra e rë është në fshatin Vjosë. Zjarrfikësit e Patosit janë në vendngjarje dhe po luftojnë me flakët, por temperaturat janë të larta dhe era që në kodra favorizon shpërndarjen e zjarrit dhe vështirëson ndërhyrjen. Flakët kanë shkrumbuar qindra pemë, ullinj, pemë frutore e bimësi të tjera.
Tashmë është zyrtare, Armando Sadiku rikthehet në Spanjë duke firmosur zyrtarisht me ekipin e Las Palmas, skuadër që militon në kategorinë e dytë. Pas një aventure të hidhur tek Bolivar, ku nuk arriti të përshtatej për asnjë moment, sulmuesi kuqezi nis tashmë një aventurë të re, me shpresën për të gjetur formën e tij më të mirë dhe sigurisht për të rifituar sërish një ftesë nga ekipi kombëtar. Sadiku transferohet tek Las Palmas me parametra zero pasi kishte zgjidhur kontratën me konsensus me ekipin e Bolivar. Nuk janë shumë të bindur për formën e tij as spanjollët teksa kanë firmosur…
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në qytetin e Vlorës, në zonën e Radhimës. Mësohet se zjarri rrezikon të prekë banesat dhe hotelet që ndodhen pranë vatrës, ndërsa pusuuesit janë trembur. Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendin e ngjarjes me tre autobote dhe 15 punonjës po luftojnë me flakët. Një tjetër zjarr aktiv në Vlorë është në gadishullin e Karaburunit. Zjarri me përmasa të mëdha përfshiu thuajse te gjithë bimësinë e Karaburunit. Situata ishte problematike pasi flakët të ndihmuara dhe nga era iu afruan Parkut Kombëtar të Llogorasë.
Nëse ju pini ujë, atëherë lëkura juaj do të jetë e ushqyer dhe do të arrij të mbrojë veten. Foto: Flickr Të gjithë ne e kemi përjetuar djegien nga dielli kur e ekzagjerojmë me ekspozimin në diell. Lëkura skuqet dhe në rastin më të keq krijohen disa flluska të mbushura me ujë të cilat dhembin. Përveç dhimbjes, djegia nga dielli ka dhe pasoja në shëndetin e organizmit të njeriut. Por cilat janë pasojat që shkakton djegia e diellit? Lexoni listën e AgroËeb.org për të zbuluar gjithçka. Dëmtimi i ADN-së Djegia nga dielli përcaktohet nga ekspertët si djegie nga radiatimi i…