Author: tirana

Turqia po përballet me një situatë të pazakontë. Si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë goditur zonat pyjore në jug të vendit, në 8 rajone numri i viktimave ka shkuar në 3. Sipas mediave të huaja, dhjetëra fshatra janë evakuuar, ndërsa 4,000 zjarrfikës, të mbështetur nga helikopterë dhe aeroplanë, janë vënë në gatishmëri dhe po luftojnë me flakët. Zjarret kanë përfshirë zonat si Manavgat, Alanya, Adana, Mersin, Bodrum dhe Marmaris, ndërkohë që aeroplanë rusë të zjarrfikësve kanë mbërritur dhe janë përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarret.

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i Policisë në Tiranë ku u godit një grupi kriminal që shpërndante kokainë me kuti picash. ABC ka zbardhur dosjen, sipas së cilës policia ka pasur informacion lidhur me disa persona të dyshimtë të cilët hunin dhe dilnin në një pikë makinash me qira ku edhe bënin pazaret e drogës. Ndërkohë në dosje theksohet edhe i gjithë aksioni i zhvilluar nga largimi i autorëve të arrestuar më pas e deri tek ndalimi i një gazetari i cili u gjet rastësisht në zonë dhe po filmonte skenën. Në dosje theksohet se gazetari…

Read More

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi i antibiotikëve nisi në vitin 1940, si një mënyrë efikase në trajtimin e infeksioneve dhe sëmundjeve. Megjithatë, me kalimin e viteve, shumë baktere po bëhen rezistente ndaj medikamenteve. Nga ana tjetër ka shumë vitamina, të cilat jo vetëm që luftojnë bakteret me efikasitet por edhe forcojnë imunitetin. Ato mund të parandalojnë sëmundjet dhe i bëjnë ato më kohëshkurtra. Por kjo nuk do të thotë që të veproni me kokën tuaj. Konsultohuni me një mjek që të siguroheni se këto suplementë…

Read More

Çdo dy vite pothuajse, Marsi bën një rikthim në të njëjtën shenjë. Kështu, në mbrëmjen e 29 korrikut, planeti i kuq do të jetë përsëri në Virgjëreshë, ku ishte për herë të fundit në verën e vitit 2019. Kalimi i tij ndryshon shumë cilësitë e energjive dhe pasionieve tek shenjat. Në Luan, planeti ishte i ngrohtë dhe i vetëkënaqur, krenar për të treguar forcën e vet. Por tashmë, nën logjikën e Virgjëreshës është gjithçka ndryshe. Në shtëpinë e tij të re, Marsi paraqet një mënyrë hiperkritike të të bërit të gjërave dhe shumë të vëmendshme ndaj detajeve, diçka që i…

Read More

Nëse dëshironi të humbni peshë shpejt, një dietë e orientuar tek vezët e ziera mund të jetë efektive. Edhe pse përbëhet nga vetëm një numër i vogël produktesh, ka rezultuar të jetë më se e mjaftueshme për t’ju ndihmuar të përshpejtojë metabolizmin dhe djegur dhjamin. Ka disa rregulla të tjera që ju duhet t’i dini: Nuk ka ushqime të konservuara. Asnjë pije me sheqer apo alkool. Kripë dhe sheqe në ushqime me limit Ja menuja për dietën dy-javore: Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 agrume sipas deshires.Dreka: 2 patate te ëmbla dhe 2 mollë.Darka: 1 pjatë e madhe me…

Read More

Fëmijët u tregojnë mësuesve se kur të rriten duan të jenë “influencers” dhe “video gamers“. Mësuesit mbështesin idenë se ka një alternativë tjetër për të hequr dorë nga një orar i caktuar nga dikush tjetër. Disa javë më parë qarkulloi një video në TikTok e një gruaje të re ulur në makinën e saj duke qarë, sepse ajo sapo kishte mbaruar turnin e saj në punën e saj të re 09.00-17.00 dhe ishte e shkatërruar pasi e kuptoi se kjo është ajo që i duhet të bëjë për pjesën tjetër të jetës së saj. Ne po i bëjmë fëmijët të…

Read More

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka dhënë së fundmi një intervistë për gjermanen “Der Spiegel” përmes së cilës ka dhënë disa konsiderata për politikën turke. Davutoglu drejton një parti politike kundërshtare me pushtetin e Presidentit aktual Erdogan. I pyetur për shkëputjen nga Erdogan, ish-kryeministri turk ka nxjerrë si shkak korrupsionin dhe pamundësinë për zbatimin e reformave. “Sot korrupsioni është më i përhapur se asnjëherë tjetër. Doja të luftoja nepotizmin, por përpjekjet e mia shkuan kot. Kur u largova, dhëndri i Erdogan u bë njeriu më i fuqishëm në sistem. Unë isha për etikë në politikë. Erdogan nuk e donte këtë“,…

Read More

Temperaturat në Itali do të arrijnë deri në 47 gradë. Kjo është vala e nxehtësisë më e fortë që nga viti 2003. Nga nesër në mbrëmje dhe përgjatë fundjavës në Itali pritet të shtrihet një vale e re temperaturave të larta. Sipas parashikimit të motit, temperaturat në Napoli mund të arrijnë në 47 gradë, ndërkohë që Siçili, Pulia dhe Bari vlerat maksinale do kapin shifrën e 46 gradë. Mediat shkruajnë se këto kushte atmosferike konsiderohen si historike, më të forta se ato të vitit 2003. Në Italinë qendrore, në rajone të tilla si Umbria, Toskana dhe rajoni më i gjerë i…

Read More

Shkencëtarët thonë se një asteroid gjigand i është drejtuar me të gjithë shpejtësinë e tij Diellit tonë. Ata kanë disa hipoteza mbi atë që mund të ndodhë në rast përplasjeje të trupit qiellor 200 km i gjatë. Astronomët vetëm tani vonë e diktuan falë sistemit Dark Energy Survey asteroidin që po afrohet dhe e pranojnë se shpejtësia me të cilën ai po lëviz është shqetësuese për sistemin diellor. Dimensionet e tij gjithashtu përbëjnë arsye për ta parë me një lloj frike. Përse shkencëtarët e konsiderojnë këtë asteroid të rrezikshëm? Sipas tyre, ai është 10 herë më i madh se asteroid…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçit i cili tha se në Fier elementë të botës së krimit përfitojnë nga financat publike. Subashi tha se organet e drejtësisë janë të lirë që të hetojnë, ndërkohë që mohoi se në zyrat e bashkisë të ketë qenë SPAK. Armando Subashi: Ndaj meje? Je duke abuzuar, jo të lutem nuk i bën këto diversion se në asnjë moment në deklaratat e deputeti Koçi nuk ka bërë asnjë insinuatë për bashkinë edhe ne nuk jemi kundër atyre…

Read More

Zjarret në Karaburun dhe Radhimë ende zgjerojnë hapësirat. Pasi puna për shuarjen e tyre u ndërpre, pamja që zjarret paraqesin këtë mbrëmje tregojnë përhapjen edhe më të madhe të flakëve. Në Radhimë flakët nga fshati kanë përpirë malin. Ndërsa në Karaburun zjarri ka marr përmasa edhe në të mëdha duke iu afruar edhe më shumë bazës së Pashalimanit. Pashalimani ndodhet tek dritat në fund, ndërsa duket që flakët po i afrohen dhe e kanë rrethuar.

Read More

Ushtrimet fizike, asnjë cigare, më shumë kontakt me mjekun, mbështetje psikologjike dhe përmirësimin e dietës ushqimore me ndihmën e një specialisti të rekomanduar nga onkologu. Çdo tumor është i ndryshëm dhe kërkon kujdes e rregulla specifike, por pesë rregullat e mësipërme janë të vlefshme për të gjithë dhe i ndihmojnë pacientët me tumor ta luftojnë sëmundjen. Stërvitja fizike, sipas onkologut Massimo Bonuçi, president i Qendrës Kërkimore të Integruar të Onkologjisë, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin dhe kjo ka një efekt antiinflamator te qelizat. Inflamacioni është një stimul për përhapjen e qelizave kancerogjene. Sa i takon konsumit të duhanit, dihet…

Read More