Author: tirana

Muzika greke në zi! Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare Tolis Voskopulos, legjenda e pentagramit. I papërsëritshmi Tolis Voskopulos është përballur me disa probleme shëndetësore kohët e fundit dhe fatkeqësisht nuk arriti të dilte fitues. Kush ishte Tolis legjendar Ai lindi më 26 korrik 1936 në Pire (Kokkinia). Ai ishte fëmija i dymbëdhjetë i familjes Voskopulos (kishte 11 motra). Voskopulos bëri debutimin e tij në teatër në moshën 18 vjeç, me regji të Thanos Traga, në 1963, dhe bëri debutimin e tij në film. Ai hyri në diskografi me këngën ‘Hap pas hapi’ nga kompozitori i paharruar Lykourgos Markeas. Krijimi…

Read More

Publikoi video duke kryer veprime të rrezikshme për sigurinë e jetës në rrugë, gjatë drejtimit të mjetit, shoqërohet në Polici, 34-vjeçari nga Tepelena. Shërbimet e Policisë Rrugore, duke marrë shkas nga publikimi i një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një drejtues automjeti që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. K., banues në Tepelenë. Ky shtetas, më datë 17.07.2021, rreth orës 13:00, në rrugën e brendshme të fshatit Dragot, Tepelenë, ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”. Për këtë shtetas është vendosur masa administrative 60.000…

Read More

Luiza Gega është gati për eventin më të madh sportiv në botë, Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Vetëm pak ditë e ndajnë për të prekur ëndrrën e saj. “Rezultatet e mia janë për në finale, flas me bindje të plotë që finalja është e arritshme”, thotë Gega. Atletja, do të marrë pjesë në 3000 metra me pengesa, në specialitetin e saj ka treguar dhe gjendjen e saj ku thotë se është e motivuar dhe në top formë fizikisht. Shpreson të jetë brenda pesëshes së parë të Botës, por asgjë nuk arrihet pa mund. Ajo është stërvitur intensivisht në Dardhë e Korçë…

Read More

Biznesmenët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën bregdetare të Shëngjinit dhe Tales, si dhe pronarët e ambienteve të sallave të eventeve, janë mbledhur sot para Bashkisë së Lezhës në shenjë proteste ndaj masave kufizuese që ka vendosur qeveria. Qytetarët i bëjnë kërkesë qeverisë dhe komitetit teknik që të zgjasë fashën e orarit deri në orën 1 pas mesnate pasi e kanë të pamundur që të punojnë në këto kushte. “Ne kërkojmë nga qeveria të shtyjë orarin e darkës, të paktën deri në orën 01:00 sepse dasmat janë një gjë e përjetshme, për tre orë nuk mund të përballojmë fluksin…

Read More

Me Jose Mourinho në stol asgjë nuk është e sigurt, nuk është e sigurt as e ardhmja e Marash Kumbulla tek Roma. Qendërmbrojtësi kuqezi u transferua verën e shkuar në kryeqytet por pas një sezoni jo shumë pozitiv, ku shpesh nuk ishte preference e parë e trajnerit Fonseca, tani duhet të bind as më shumë e as më pak por “Special One”. Kumbulla pa diskutim është një lojtarë me një të ardhme të ndritur por për momentin më shumë po përflitet për një largim të mundshëm, për të fituar më shumë eksperiencë, projektohet për një kalim tek Torino në formë…

Read More

Këtë javë Dielli hyn në shenjën e Luanit dhe për tre shenja të zodiakut kjo do të jetë një javë e ashpër. Kush do të ketë një javë të ashpër, nga 19-25 korrik, sipas astrologjisë? Binjakët- Për ju, Binjakë vjen një javë e pavendosmërisë dhe zhgënjimit me veten. Do ta gjeni veten ngushtë në disa situata. Nuk do t`i merrni parasysh shumë pasojat kur të veproni. Ndaj në disa aspekte do të ndiheni të dështuar. Bëjini vetes një nder. Merruni me detajet. Kushtojini vëmendjen e duhur. Gaforrja- Si një Gaforre që jeni do ndiheni të trishtuar kur të kuptoni se…

Read More

E veshur me një bluze të bardhë me trëndafila, një jelek dhe syze dielli Mbretëresha Elisabeth, është fotografuar teksa po ngiste makinën e saj luksoze, të tipit “Range Rover”. Edhe përse 95 vjeç, mbretëresha duket në formë dhe nuk ka nevojë për një shofer që të kryejë punët e saj të përditshme. Mbretëresha po udhëtonte drejt “Word Farm” në Sandringham për të shijuar ditën e saj pranë pasionit të saj që janë kuajt.

Read More

Acidet yndyrore omega-3 janë kryefjala e një regjimi të shëndetshëm ushqimor për shëndetin e zemrës dhe jo vetëm. Konsumi i rregullt i ushqimeve të pasura me omega-3, ul rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës. Nëse dëshironi të merrni sa më shumë nga përfitimet shëndetësore të acideve yndyrore omega-3, atëherë ndiqni këshillat e mëposhtme: Hani peshk dy herë në javë Mjekët rekomandojnë ngrënien e dy racioneve me peshk të pasur me acide yndyrore për të paktën dy herë në javë. Gocat e detit, midhjet dhe gaforret përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3. Gatimi i Duhur…

Read More

Këngëtarja e famshme Billi Eilish ka bërë një rrëfim të rrallë sëfundmi për ‘Vogue Australia’ për jetën e saj dhe sesi ndihet keq për veprimet që ka bërë në të shkuarën. Ajo ka treguar se çfarë do të thotë të rritesh para syrit të publikut dhe në moshën e internetit. “Është shumë e çuditshme se si bota mund të shikojë çdo aspekt të jetës tënde dhe të ta rikujtojë atë. Interneti risjell gjëra të së shkuarës të çdo njeriu dhe mendoj ‘A nuk mendoni ju njerëz se të gjithëve ju vjen tmerrësisht shumë turp për të shkuarën? A nuk mendoni…

Read More

Ish-presidenti Bujar Nishani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me Kuvendi Kombëtar të Partisë Demokratike, të cilin e ka Quajtur një teatër për të mbulur hallin e Lulzim Bashës. Nishani shprehet se Basha i ka bërë dëm PD aq sa nuk ka arritur t’i bëjë as Fatos Nano e as Edi Rama. Postimi i Nishanit Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka qenë historikisht evenimenti jo vetëm më i rëndësishmi nga pikpamja institucionale por dhe më emocionali nga pritshmëritë dhe inspirimi politik. Veçanërisht në kohën opozitare ai ishte i vetmi vend e moment ku projektohej vizioni i ri politik, platformat…

Read More

Dy qen të racës labrador, Igor dhe Luna, janë kthyer në heronjtë e ditës në Italinë fqinje. TGcom shkruan se ata arritën t’i shpëtojnë jetën një 15-vjeçareje në plazhin Palinuro, në Salerno. Vajza ishte futur në det në shoqërinë e disa miqve të saj, kur u tërhoq në thellësi nga rrymat e forta detare. Fatmirësisht, këtë herë 15-vjeçarja ishte me fat, pasi dy qentë që shërbenin si roje plazhi arritën t’i shpëtojnë jetën vajzës duke e nxjerr atë në breg ku mund të përqafonte sërish miqtë e saj. Gjashtë njësi qensh veprojnë në Palinuro si roje plazhi.

Read More

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj ka bërë një reagim me tone të forta, pasi Parkun Kombëtar Arkeologjik i Amantias në faqen zyrtare, e kanë quajtur qytet grek. I indinjuar Binaj e ka quajtur një skandal, teksa thotë se “tradhtarët” që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë vijojnë t’i bëjnë dëm vendit.Ai ndër të tjera me ironi shkruan se tani duhet të ndërhyjnë hakerat për të ndryshuar këtë, sepse sipas tij qeveria është e zënë dhe do të mbajë klikimet që ka. View this post on Instagram A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Read More