Author: tirana

“Liqeni i Ftohtë” i cili përfshiu për disa ditë Europën qendrore duke shkaktuar katastrofë natyrore ka mbërritur tashmë në rajon. Meteorologu grek Klearchos Marousakis ka deklaruar se kjo dukuri natyrore duhet mbajtur në vëmendje në 48 orët e ardhshme. Moti i paqëndrueshëm do të shoqërojë rajonin edhe përgjatë të hënës. “Dje kemi pasur stuhi të forta në rajonin e Thesalisë, madje kemi pasur probleme në nivelin lokal. Temperatura ka rënë edhe në pjesën jugore të vendit”, ka deklaruar ai. Sipas Marousakis, fenomenet e shkaktuara nga “liqeni i ftohtë” do të zhvendosen në pjesën qendore dhe veriore të kontinentit. “Sot dhe nesër ka nevojë për…

Read More

Kleo Laska, djali i presidentit të Laçit, Pashk Laska, i dha fund beqarisë mbrëmjen e djeshme. Në ceremoninë madhështore të martesës së 29-vjeçarit, nuk munguan futbollistët e Laçit, presidentit Armando Duka, si dhe aktorë të ndryshëm të botës së futbollit. Edhe pse ditën e enjte do t’iu duhet të zbresin në fushë për t’u përballur me rumunët e Universitatea Krajovës, futbollistët e Laçit, nuk kanë nguruar ta djegin në mbrëmjen speciale të djalit të presidentit, i cili njëkohësisht mban edhe postin e zyrtarit të klubit kurbinas.

Read More

Plas keq sherri në Shkodër, degjeneron në grushte jashtë Degjeneron në grushte finalja e boksit në Shkodër. Ndeshja u fitua nga Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord me këtë rezultat duke bërë që përveçse në ring edhe në parket të plasë grushti. Për disa minuta ka patur përplasje teksa është nevojitur ndërhyrja e policisë së Shkodrës. Pas përleshjeve, ekipi i Tiranës vendosi të tërhiqej nga kompeticioni.

Read More

Numri i viktimave nga përmbytjet e fundit në Gjermani po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë. Në mesin e viktimave fatkeqësisht janë edhe një çift nga Kosova, të cilët jetonin në Gjermani.Trupi i pajetë i burrit është identifikuar, ndërsa gruaja vazhdon të jetë nën gërmadha. Burimet bëjnë me dije se ky çift është më prejardhje nga komuna e Pejës, njofton Botasot. Të paktën 183 persona kanë vdekur në Gjermani, në atë që është përshkruar si përmbytjet më të këqija në historinë e këtij shteti, ndërsa mijëra të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur.Përveç Gjermanisë, me këtë situatë po…

Read More

Mauro Ikardi dëshiron të kthehet në Itali, teksa Juventusi duket destinacioni i preferuar! Në fakt emri i ish-kapitenit të Interit është përmendur në 3 apo 4 sesionet e fundit të merkatos, por asnjëherë “martesa” nuk është konkretizuar. Ikardi ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024, por nuk është i lumtur në klubin parizien. Gjithsesi e vetmja rrugë që për momentin mund të ndezë shanset është ajo e një shkëmbimi me Kristiano Ronaldon. 36-vjeçari ka dhënë sinjale kontradiktore, ku herë herë është dukur sikur dëshiron të largohet e në disa raste sikur nuk kërkon t’i thotë lamtumirë “Zonjës së Vjetër”.…

Read More

Partia Demokratike ka shpallur këtë mesditë listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. PD ka bërë të ditur emrat e 300 anëtarëve, që do të jenë në Këshillin Kombëtar të kësaj force politike për 4 vitet e ardhshme. Në listë nuk shihet se janë shpallur fitues Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD, dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Ndërkaq, në listë janë emra të njohur si Aldo Bumçi, Agim Baçi, Andi Lila, Asllan Dogjani, Jemin Gjana, Glauk Olldashi, Ahmet Prençi. Dje, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike votoi për anëtarët e rinj të…

Read More

Qeveria amerikane është vënë në alarm pas raportimit të një serie incidentesh shëndetësore në kryeqytetin austriak Vjenë që ka përfshirë diplomatët e saj dhe staf të administratës. Më shumë se 20 zyrtarë kanë raportuar simptoma të ngjashme me atë që njihet si “Sindroma Havana” një sëmundje misterioze e trurit. Raportimet datojnë që nga janari kur presidenca drejtohet nga Joe Biden. Kjo sindromë është ende e pashpjegueshme, por shkencëtarët amerikanë thonë se ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga rrezatimi me mikrovalë. Ajo u identifikua për herë të parë në Kubë në vitet 2016 – 2017. Në atë kohë diplomatë amerikanë…

Read More

Siç ishte paralajmëruar, Greqia pritet të goditet nga moti i keq pasditen e sotme dhe ditën e nesërme. Në një njoftim zyrtar autoritetet greke u shprehën se pritet parashikim i jashtëzakonshëm i përkeqësimit të motit sot të dielën dhe nesër të hënën me stuhi të forta që do të shoqërohen në vende me breshër dhe përkohësisht nga erëra të forta. Në njoftimin e bërë zonat që do të preken më shumë janë Epiri, Maqedonia perëndimore dhe qendrore, Thesalia, Sporades, Sterea perëndimore dhe rajonet veriore të Stereas lindore dhe Evia.

Read More

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia njofton se është ektraduar shtetasi Bledar Cara, banues në Lezhë, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim. Njoftimi i plotë: Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar kapet dhe ekstradohet falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën. Nga specialistët e Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit B. C.,…

Read More

Roberto Mançini është më i thjeshtë nga sa mund ta kishit menduar! Edhe pse u shpall kampion Europe me Italinë, disa ditë më parë, teksa e gjithë vëmendja është tek ai, kjo gjë duket se nuk e komplekson fare trajnerin e të kaltërve për të pritur radhën te kasapi në dyqanin e lagjes. 56-vjeçari aktualisht është duke qëndruar afër prindërve në Jesi, fshat në provincën e Ankonës. I veshur me bluze blu dhe me pantallona të shkurta, Mançini është fotografuar nga paparacët, teksa pret radhë te kasapi. Përball tij shikohet një tjetër banor, që teksa pret radhën është duke bashkëbiseduar…

Read More

Vera ka filluar dhe përveç humbjes së kilogramëve të tepërt, kjo do të thotë gjithashtu heqjen e celulitit dhe depozitave të yndyrës. Mos prisni kohën e fundit, por përgatitni trupin tuaj dhe hiqni qafe “jastëkët” në kofshë dhe celulitin e urryer me ndihmën e frutave të ëmbla dhe të hidhura. Përfitimet e grejpfrutit që ndihmojnë në luftën kundër celulitit: Përmirëson qarkullimin, grejpfruti parandalon grumbullimin e ujit në trup, dhe kështu parandalon formimin e celulitit, përshpejton metabolizmin, nxjerr toksinat nga trupi, rregullon nivelet e sheqerit në gjak, parandalon grumbullimin e ujit në trup, dhe kështu parandalon formimin e lëvores së urryer…

Read More

Britney Spears ka refuzuar të performojë përsëri ndërsa babai i saj mban kontrollin mbi karrierën e saj dhe tha se kontrolli nën të cilin ajo ishte nën 13 vjet kishte “vrarë ëndrrat e mia”. Vërejtjet e saj, në një postim të gjatë në Instagram, ishin të fundit në një seri të komenteve emocionuese publike në lidhje me konservatorin që kontrollon çështjet e saj personale dhe financiare dhe të cilave ajo është lutur t’i jepet fundi. Kontrolli i detyruar i lindjes së Britney Spears ka një histori të gjatë dhe të errët në Shtetet e Bashkuara “Unë nuk do të performoj…

Read More