Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Një sëmundje misterioze prek diplomatët amerikanë në Vjenë

14:23 / July 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sindrome
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria amerikane është vënë në alarm pas raportimit të një serie incidentesh shëndetësore në kryeqytetin austriak Vjenë që ka përfshirë diplomatët e saj dhe staf të administratës.

Më shumë se 20 zyrtarë kanë raportuar simptoma të ngjashme me atë që njihet si “Sindroma Havana” një sëmundje misterioze e trurit. Raportimet datojnë që nga janari kur presidenca drejtohet nga Joe Biden.

Kjo sindromë është ende e pashpjegueshme, por shkencëtarët amerikanë thonë se ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga rrezatimi me mikrovalë. Ajo u identifikua për herë të parë në Kubë në vitet 2016 – 2017.

Në atë kohë diplomatë amerikanë dhe kanadezë në Havana u ankuan për marrje mendsh, humbja të ekuilibrit, humbja të dëgjimit dhe ankth. Uashingtoni akuzoi Kubën për kryerjen e “sulmeve zanore”, të cilat ajo i mohoi me forcë duke bërë që incidenti të rritë tensionin mes dy vendeve.

Një studim akademik amerikan i vitit 2019 zbuloi “anomali të trurit” në diplomatët që ishin sëmurë, por Kuba e hodhi poshtë raportin. Rastet e Vjenës dolën në dritë në revistën New Yorker të premten dhe u konfirmuan më vonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit që tha se ishte “duke hetuar me prioritet”.

Rueters citon një deklaratë të Ministrisë së Jashtme austriake që tha se ajo ishte “duke punuar me autoritetet amerikane për zbardhjen e incidentit”. Vjena konsiderohej si një pikë e nxehtë e spiunazhit, veçanërisht gjatë Luftës së Ftohtë.

Shtetet e Bashkuara kanë një prani të madhe diplomatike atje. Në Vjenë po mbahen edhe bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen bërthamore të 2015-ës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ekstremistët e Antifa po djegin Francën”, Macron: Radikalët e majtë, pas dhunës në protesta

13:11 / October 23, 2026

Plani sekret i Moskës për Kievin/ 70 raketa balistike dhe 720 dronë për të lënë qytetet ukrainase pa ujë, energji dhe ngrohje

10:51 / October 23, 2026

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani kërcënon se do të godasë objektivat civile në Gjirin Persik nëse SHBA-të dhe Izraeli rifillojnë sulmet ajrore

09:12 / October 23, 2026

Tërmeti me magnitudë 7 godet Tibetin, 16 viktima dhe dhjetëra të plagosur

09:08 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.