Një krim tronditës ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Lecces, ku një ish bankier 69-vjeçar u qëllua për vdekje duke nxjerrë para nga një bankomat në sy të gruas së tij. Ai u sulmua nga dy persona, njëri prej të cilëve e qëlloi në gjoks ndërsa gruaja e viktimës po e priste në makinën afër dhe ishte dëshmitare e skenës. Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen që nisi si grabitje dhe për ngjarjen akuzohen dy vëllezër shqiptar. Njëri është identifikuar si Paulin Mecaj, në shtëpinë e të cilit u gjet një pistoletë kalibër Beretta 9, e…
Author: tirana
Policia e Beratit vijon kontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë një aksioni të fundit, policia ka evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, duke arrestuar autorin e dyshuar dhe proceduar penalisht kryetarin e një fshatin dhe Inspektorin e Shërbimit Pyjor. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë së DVP Berat, në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe në…
Ambasadorja amerikane Yuri Kim është shprehur e ngazëlluar nga takimi që ka pasur me sopranon shqiptare Ermonela Jaho. Diplomatja amerikane ka postuar disa foto në Instagram ku shprehet se folën për muzikën dhe mbi të gjitha për fuqinë e shpresës dhe dashurisë. “Takova një nga idhujt e mi; yllin e mirënjohur të operës, Ermonela Jahon. Kemi punuar më herët bashkë në fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, por kjo ishte hera e parë që takoheshim personalisht. Ne folëm për aftësinë unike të muzikës për të lidhur njerëzit me njeri-tjetrin, për këmbënguljen dhe mbi të gjitha për fuqinë e shpresës…
Dardan Molliqaj, bashkëshorti ish-ministres së Arsimit në vendin tonë, Besa Shahini ishte ndaluar për 48 orë pasi u shoqërua pas një proteste që mbajti bashkë me aktivistë të tjerë para ministrisë së Drejtësisë. Dardan Molliqaj u arrestua me 16 korrik bashkë me 7 aktivistë të partisë që ai drejton, të cilët më pas janë liruar, gjatë aksionit te Ministria e Drejtësisë ku kundërshtuan taksën shtesë prej 5 euro për regjistrimin e veturave. Molliqaj dhe aktivistët e partisë shkruan mbi makinat e zyrtarëve ‘zhvatës’.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë sot pamje nga punimet që po bëhen në akset rrugor Qaf Thorë – Theth. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama shkruan se ky segment rrugor të çon në Alpet e Shqipërisë e ndërsa thekson se puna nuk do të ndalojë në asnjë çast për rehabilitimin e akseve që të çojnë në destinacionet turistike nga veri në jugun e Shqipërisë. “Mirëmëngjes! E pandalur puna për akset që të çojnë në destinacione turistike nga veriu në jug. Ky segment të çon në alpet e Shqipërisë. Rruga Qaf Thorë – Theth, pritet të rrisë aksesin dhe…
Një 40-vjeçar dhe një 69-vjeçar përfunduan në prangat e policisë në Tiranë pasi dyshohet se ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre. Një 40-vjeçar në Berat ra në pranga pasi goditi me sende të forta babanë e tij. Ndërkaq disa shtetas të tjerë u arrestuan për vepra të ndryshme penale. Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Xh., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi…
Partia Demokratike mblodhi dje Kuvendin Kombëtar ku u miratuan ndryshimet statutore dhe u votua për anëtarët e rinj. Votimi u mbyll mbrëmjen e djeshme ndërkohë që procesi i numerimit vazhdon akoma, ku pritet që deri në orët e mesditës të ketë përfunduar . Këshilli Kombëtar i PD-së aktualisht drejtohet nga Bujar Nishani dhe janë 300 emra që do të zgjidhen së bashku me deputetët. Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka treguar ecurinë e deritanishme të procesit të numërimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Sipas tij, numri i delegatëve të pranishëm…
Një makinë është shkrumbuar nga zjarri në Krujë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ku sipas policisë, është djegur mjet tip “Golf”, në pronësi të 24-vjeçarit S. Sh. Policia njofton se si pasojë e zjarrit ka marrë flakë dhe një kioskë që ndodhej në afërsi të mjetit, nga e cila ka vetëm dëme materiale. Krujë/Informacion paraprak Më datë 18.07.2021, rreth orës 01:20, në Krujë, ka rënë zjarr dhe është djegur mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit S. Sh., 24 vjeç, banues në Krujë. Si pasojë e zjarrit ka marë flakë dhe një kioskë që ndodhej në afërsi të mjetit, nga…
Zbulohen të tjera detaje pas ekzekutimit të ish-bankierit italian, 69-vjeçarit Giovanni Caramuscio, nga dy vëllezërit shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në qytetin e Lecces, ku ish-bankieri është qëlluar për vdekje, teksa ka qenë duke tërhequr para në një bankomat, së bashku me bashkëshorten e tij. Mediet fqinje kanë publikuar pamje të rënda nga vendngjarja, ku shihet momenti kur ish-bankieri është në bankomat, duke tërhequr paratë, ndërsa më pas shihet një pellg gjaku dhe maskat anti-Covid, që kanë përdorur autorët. Deri më tani, policia ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë, ku mbi 69-vjeçarin dyshohet se ka qëlluar Paulin Mecaj. Sipas…
Lajmi se uthulla është e shkëlqyer për shëndetin ka marrë dhenë, por ky produkt të befason çdo ditë. Kur vjen puna tek uthulla, ka gjithmonë një dilemë e cila ka të bëjë kryesisht me kohën kur uthulla duhet pirë. Shumë njerëz rekomandojnë pirjen e uthullës në mëngjes, mundësisht me stomak bosh. Të tjerë, betohen për të mirat që vijnë nëse uthulla pihet në mbrëmje. Në shumicën e rasteve, sistemi tretës nuk arrin të përballojë diçka më shumë se kafeja apo tërshëra dhe për uthullën as që bëhet fjalë. Ekspertët bien dakord se efikasiteti i uthullës, kryesisht asaj të mollës varet…
Publikohen disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret” të nxjerra së fundmi nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Arkivi Qendror i Shtetit, të cilat i përkasin një periudhe kohe nga (1969-1991), ku ndodhet një korrespondencë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme me Komitetin Qendror të PPSH-së dhe disa prej përfaqësive diplomatike shqiptare të akredituara në Perëndim, si Romë, Paris, etj., me telegrame, relacione, raporte, informacione, urdhëresa, nota diplomatike, ftesa, artikuj gazetash të shtypit botëror, flet-palosje, fotografi, etj., ku bëhet fjalë për Nënë Terezën e Kalkutës, Shenjtoren e famshme me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhi, fituese e…
Shqipëria do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme gjatë paradites. Por mesdita dhe kryesisht pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë. Ku nuk do të mungojnë edhe stuhitë afatshkurta e të izoluara të breshërit. Orët e mbrëmjes përmirësojnë përkohësisht kushtet e motit në vendin tonë. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në vlerat minimale por ulen me 3 gradë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 14°C mëngjesi deri në 32°C mesdita. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Verior-Verilindor…