Author: tirana

Pas reshteve të mëdha të shiut në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri ka aktivizuar shtabin e emergjencave civile, të cilët aktualisht janë në terren për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve. Sipas një njoftimi, deri tani kanë qenë 52 kërkesa të qytetarëve për ndihmë, kryesisht nga drejtuesit e automjeteve, derisa një familje është evakuuar nga shtëpia, në lagjen Deremhallë. Kryetari Haziri apelon qytetarët që gjatë kohës së reshjeve të mos qarkullohet me makina, derisa të gjithë qytetarët që kanë probleme eventuale me vërshimet, të lajmërohen në numrat emergjentë: 112 dhe 193 dhe ekipet komunale do të intervenojnë në afat rekord.

Read More

Ledjana dhe Mevlani kanë qenë një nga dyshet që morën vëmendjen më të madhe gjatë emisionit “Për’puthen”. Të gjithë menduan se ata do të krijonin një çift bashkë, por në përfundim të emisionit ata ndanë rrugët me njëri-tjetrin. Mevlani dhe Ledjana nuk ndiqen as në rrjete sociale, por nuk kanë munguar thumbat për njëri-tjetrin në publik. Ndërkohë deri më sot ata nuk kanë shpjeguar përse u ndanë, por Ledjana ka treguar së fundmi për “Prive” anën e saj të historisë. Ajo shprehet se Mevlanin e ka bllokuar në Instagram e kudo që pas përfundimit të festës së “Për’puthen”, ku ai…

Read More

Deputeti i zgjedhur i PD, Mark Marku, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, në “Neës 24”, komentoi ndër të tjera, vendimin e DASH për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas akademikut, ky vendim, do të jetë në dëm të Partisë Demokratike. Marku tha se protagonizmi i Berishës në Parlament, dëmton lindershipin e PD. Ndër të tjera, Mark Marku theksoi se nuk ka pritshmëri të mëdha për Parlamentin e ri, pasi sipas tij, deputetët varen nga kryetari dhe nuk janë të lirë në vendimmarrjet e tyre. Mark Marku: Ajo që mbajta sot në pushtet, buron nga arsyeja…

Read More

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike u mbajt ditën e sotme, ku anëtarët e Partisë Demokratike mbajtën fjalime në podiumin e ngritur. Veç notave politike, në sy ranë edhe veshjet e demokratëve dhe demokrateve në një ditë të rëndësishme për partinë e tyre. Mbizotëronte bluja ditën e sotme, ashtu si ngjyra si simbol e Partisë Demokratike ndër vite. Grida Duma si në çdo dalje të saj publike sërish shkëlqeu e veshur në të kaltra me një palë pantallona të bardha, bluzë të bardhë e pantallona bojë qielli. Edhe Albana Vokshi preferoi të vishej me një fustan blu të mbyllur dhe klasik.…

Read More

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në “News 24”, foli mbi ecurinë e COVID-19 në vend, si dhe për variantet e shumta që janë në qarkullim. Ai tha se numri aktual i infektimeve është tejet i ulët, ndërsa shtoi, se pritet shtim i infektimeve në muajt e vjeshtës. Megjithatë, sipas mjekut, vjeshta që është në prag, do të jetë me numër më të vogël infektimesh krahasuar me vjeshtën e vitit të kaluar. Sakaq, mjeku tha se varianti DELTA, edhe nëse nuk ndodhet aktualisht në vend, do të jetë i pranishëm në një moment të…

Read More

Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj i ka lënë të gjithë pa fjalë me bikinit e kaltra ndërsa po kalon disa ditë të bukura në jugun shqiptar. Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale duke shkaktuar shumë reagime dhe komente nga ndjekësit. Në pah nuk ranë vetëm bikinit e bukura por edhe linjat e saja trupore. Ditë më parë, Beatrix kishte xhiruar veten para pasqyrës me bikinit e kaltra ndërkohë që thoshte se mezi priste të shkonte në plazh me to.

Read More

Ka zgjatur plot 7 orë mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mbledhja nisi në orën 11:30 dhe u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ndërsa u miratuan edhe 11 propozimet e Kreut të PD, Lulzim Bashës për ndryshime në statut. Po ashtu u votua edhe për anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar të PD, emrat e të cilëve pritet të mësohen ditën e nesërme.

Read More

Miss Universe Albania & Kosovo u finalizua para pak ditësh me 2 fituese. Ina Dajçi rrëmbeu kurorën e më të bukurës së Shqipërisë, ndërsa Tuti Sejdiu u zgjodh si vajza më e bukur e Kosovës. Dy bukuroshet shqiptare do të përfaqësojnë vendet tona në kompeticion ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe” që organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pak ditë më parë, Tuti Sejdiu ka tronditur me rrëfimin e saj teksa ka treguar se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar e trafikuar nga disa persona. Në një intervistë, ajo ka thënë se kurorën ia ka kushtuar familjes së saj, për një…

Read More

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Lezhës, Mark Marku në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës deklaratat dhe kritikat që bëri sot në Kuvendin Kombëtar të demokratëve. Ai tha në ‘News24’ se Kongresi tregoi një shenjë autizmi të PD-së, një mungesë kurajo sipas tij për t’u përballur me sfidat që e presin këtë parti. PJESË NGA BISEDA NË STUDIO Keni qenë zëri kritik në PD. Shumë prej tyre e quajtën brilante e disa të tjerë nuk e pëlqyen… Në sallë u prit mirë. Anëtarësia e partive sot është shumë e emancipuar. Nuk mund të presim një…

Read More

Deputeti i zgjedhur i PD-së, njëherësh dhe drejtues politik për qarkun e Lezhës, Mark Marku deklaroi se demokratët i humbën zgjedhjet e 25 prillit. Ai deklaroi për ‘Kjo javë” në ‘News24’ se humbja shihet nga fakti që nuk janë në pushtet, ndërsa shtoi se fakti që nuk fituan nuk e justifikon blerja e votave. Ju folët qartë se; ‘nëse u vodhën dy herë, duhet të ndihemi përgjegjës’. Ju pranoni humbjen në zgjedhjet e 25 prillit? Marku: Patjetër që i kemi humbur, nuk jemi në pushtet. Nëse të vjedh dikush, ke humbur diçka. Ka pasur vjedhje masive, por ne e dinim.…

Read More

Burimi i Sinecit në fshatin Lumas të Kuçovës është shndërruar në mollë sherri mes banoreve dhe firmës Salillari, e cila muaj më parë ka nisur të kryejë punime në zonë, duke i prezantuar ato si zbatim të një projekti për ndërtimin e një ujësjellësi. Banorët pretendojnë se skenarë të tjerë fshihen pas këtij projekti, pasi uji në fshat nuk mungon. Pasi çështja u kallëzua në SPAK prej tyre, puna u pezullua në pritje të ekspertëve. Por ditët e fundit, punonjës të firmës Salillari janë rikthyer në fshat. Banoret thonë se firma po heq tubat e vendosur përgjatë këtyre muajve me…

Read More

Lajmi se uthulla është e shkëlqyer për shëndetin ka marrë dhenë, por ky produkt të befason çdo ditë. Kur vjen puna tek uthulla, ka gjithmonë një dilemë e cila ka të bëjë kryesisht me kohën kur uthulla duhet pirë. Shumë njerëz rekomandojnë pirjen e uthullës në mëngjes, mundësisht me stomak bosh. Të tjerë, betohen për të mirat që vijnë nëse uthulla pihet në mbrëmje. Në shumicën e rasteve, sistemi tretës nuk arrin të përballojë diçka më shumë se kafeja apo tërshëra dhe për uthullën as që bëhet fjalë. Ekspertët bien dakord se efikasiteti i uthullës, kryesisht asaj të mollës varet…

Read More