Author: tirana

Rama nuk ka nguruar që të bëjë batuta në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou. “Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoqë. Bush u përpoq, por nuk ia doli, këtu nuk ia doli, ju e dini që këtu në Ballkan ne e kemi të nevojshme që të themi se jemi më të mirët”, tha Rama.

Read More

Më në fund tifozët e Barcelonës kanë një arsye madhore për të festuar, drejtuesit e klubit kanë bindur Leo Messi për të vijuar karrierën e tij në “Camp Nou”. Sipas mediave spanjolle palët kanë gjetur një akord në princip për një kontratë të re 5-vjeçare. Më herët ishte folur për një kontratë 2-vjeçare ndërmjet tyre por më sa duket palët kërkojnë të vijojnë edhe më tej bashkëpunimin në fushën e lojës. Messi ka pranuar një ulje drastike të pagës, nga kontrata e re do të përfitojë 50% më pak. Zyrtarizimi është vetëm çështje ditësh.

Read More

Drejtori i kompanisë së vaksinës anticovid, AstraZeneca ka blerë një shtëpi të re me vlerë 8 milionë dollarë në lagjen luksoze të Mosman në Sydney. Pascal Soriot 61 vjeç aktualisht është në Evropë, siç tha menaxheri i kompanisë së marrëdhënieve me publikun kohët e fundit, por kjo nuk e ndaloi gruan e tij të vendoste gjërat e tyre në një vilë me katër dhoma këtë javë, e cila, ndër të tjera ka një bodrum të madh, një kinema në shtëpi dhe palestër. Paga e drejtorit të AstraZenecas është 27.5 milionë dollarë dhe ai nuk kishte pse të merrte një hua…

Read More

Kryeministri Edi Rama nga konferenca që po mban sot me ish-kryeministrin grek George Papandreou, deklaroi se jemi në fazën e fundit të finalizimit të shërbimeve plotësisht online. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kjo është e rëndësishme pasi do të ndihmojë në eliminimin e korrupsionit. “Jemi në fazën e fundit të finalizimit të ofrimit të shërbimeve plotësisht online për të mos pasur më nevojë për zyrën e shërbimeve. Duam të kalojmë në këtë fazë duke i mbyllur zyrat e shërbimeve. Kjo është shumë e rëndësishme që të eliminojmë korrupsionin e vogël që është shumë shqetësues në vend por besoj…

Read More

Shpresat e kandidatit konservator gjerman për postin e kancelarit, Armin Laschet për të pasuar Angela Merkel në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit, janë forcuar nga një epërsi e re e shfaqur në sondazhe. Sipas një sondazhi nga kompania ”Forsa”, me qendër në Berlin, demokratët e krishterë (CDU) të Laschet dhe aleatët e tyre të Bashkimit Social-kristian (CSU) kanë arritur në kuotën 30 për qind gjatë tre javëve të fundit nga 28% e një muaji më parë. ”Laschet ka një shans më të mirë për t’u bërë kancelari i ardhshëm gjerman”, theksoi shefi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, në Athinë organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë. Pas komplimenteve të shumta në drejtim të kryeministrit shqiptar, Papandreou i kërkoi Ramës të flasë se si ka arritur të marrë mandatin e tretë për të qeverisur për 4 vitet në vijim. Rama tha se mbi të gjitha PS dhe ai ia doli për mandatin e tretë pasi ka luftuar që të mbetet në sytë e njerëzve partia…

Read More

Një i ri është arrestuar nga policia e Lushnjës për dhunë në familjes. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij, shtetases K. D., 28 vjeçe, dhe ka shkatërruar disa pajisje në qendrën e saj estetike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Read More

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke iu referuar të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka patur asnjë rast vdekje dhe janë regjistruar 12 raste të reja me coronavirus. Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 1,421 mostrave të testeve të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ndërsa 14 pacientë u shëruan. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al 14 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit në Deçan 310 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi kanë pasur simptoma të helmimit.Kështu bëri të ditur në një konferencë për media, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha. “Ndërsa, që nga data 10 deri më 14 (korrik) janë gjithsej 1062 pacientë. Prej ora 07:00 deri në 11:00 janë 55 pacientë”, tha ai. Që nga fundjava e kaluar, banorët e Komunës së Deçanit kanë shfaqur simptoma të helmimit, siç janë marramendje, të vjella, diarre etj. Dyshimet zyrtare për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”. Instituti Kombëtar…

Read More

Dragan Markoviç, kreu i partisë ‘Serbia e Bashkuar’ dhe një partner i koalicionit Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij që të mos i kalojnë pushimet e verës në Shqipëri. Sipas ‘Rs.n1‘, Markoviç shprehet se nuk mund ta kuptonte se si dikush mund të shkonte në vendin i cili “nxiti gjithçka që shqiptarët e Kosovës u bënë serbëve”. “Unë nuk mund ta kuptoj dikë që thotë -‘ kam një kohë të këndshme në Shqipëri.’ Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al “Ne nuk duhet ta shesim Golgotën që përjetuam si…

Read More

Disa kanë lindur me aftësi të mira për të ngarë makinë, ndërsa të tjerët janë thjesht shoferë të nxituar. Më poshtë janë listuar 3 shenjat e horoskopit që janë shoferët më të këqinj. Dashi Dashi është një njeri që nxiton shumë kur shkon për në punë apo në një destinacion të caktuar. Ata janë impulsiv dhe kokëfortë dhe gjithmonë nervozohen kur udhëtojnë me makinë. Një dash e nget makinën sikur e ka rrugën e pastër dhe me 0 trafik. Shigjetari Është një shofer tjetër impulsiv, i cili nuk i merr kthesat kurrë në rregull kur nget makinë. Nuk ekziston mundësia…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për masën paraprake që Gjykata e Posaçme ka marrë për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda, ‘arrest me burg’. Voda akuzohet se para nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu. Ish-kryeministri e krahason Vodën me sanitaren Tire Alldervishi e cila merrte para nga pacientët e prekur me covid-19. “SPAK do godasë si rrufeja”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin e frikshëm: Hetime të bujshme! Zyrtarë të lartë përdorin këtë program për të shmangur përgjimin! Shkruan ish-kryeministri Sali Berisha: Tire sanitarja dhe Tire qeveria! Miq, Tirja eshte sanitarja qe ju merrte leke familjareve te…

Read More