Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije të gjithë drejtuesit e mjeteve se ditën e nesërme nga ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të kete ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes. Sipas Autoritetit Rrugor ky ngushtim do të bëhet pasi do të do të fillojë ndërtimi dhe riparimi i trafik ndarëseve prej betoni në kuadër të mirëmbajtjes së vazhdueshme. Autoriteti Rrugor kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë.
Author: tirana
Kryeministri Rama ndodhet në Athinë ku ka marrë pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë. Rama tha se Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut e kishin kuptuar rolin e kësaj iniciative që mundëson lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri nuk la pa përmendur Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën që sipas tij nuk pranojnë të bëhen pjesë e kësaj iniciative, duke shtuar se nuk arrin ta…
Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur një grup të rinjsh, shtatë nga Shqipëria, një nga Gjeorgjia dhe një nga Moldavia rrethojnë një 14-vjeçar në Athinë duke i marrë telefonin, ndërsa në fund e godasin disa herë me thikë. Videoja është disa sekonda para dhe pas sulmit. Në fillim shihet se grupi prej nëntë të miturve është duke shkuar drejt restorantit ku ndodhi sulmi me thikë dhe pas disa sekondave, pasi goditën 14-vjeçarin, largohen me shpejtësi nga vendi i krimit. I ati i të plagosurit pas arrestimit të të miturve kërkoi dënimin e tyre maksimal që ngjarje të tilla…
Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë një prej çifteve më cool të Instagram-it, që s’ngurrojnë t’i ndajnë me ndjekësit momentet nga përditshmëria e tyre. Së fundmi, ata kanë zbuluar se kanë marrë vaksinën anti-Covid përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale gjatë procesit të vaksinimit. Ata po krijojnë një “skuadër” të bukur me fëmijë dhe tashmë janë bekuar me Zërin dhe Botën, një djalë dhe një vajzë që në fakt janë e gjithë bota për ta.
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar sot një ngjarje të rëndë kriminale, sipas tij, të ndodhur në 25 maj në Shkodër ku është marrë peng një person. Hoxha tha se viktimë e pengmarrjes për disa orë ka qenë pronari i një lokali në Shkodër. Në “ABC News”, gazetari publikoi edhe pamjet e pengmarrjes së dyshuar. Ai tha se tre persona me një fuoristradë Audi me targa angleze shkuan në lokal si klientë. Pasi porositën kafetë, ata i hodhën një këllëf jastëku në kokë pronarit dhe e morën peng. Hoxha tha se personat e çuan pronarin e lokalit në një zonë…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,ka bërë një postim në ‘Facebook’ ku ka folur për situatën alarmante në Deçan dhe i ka kërkuar kryeministrit të vendit, Albin Kurtit të ‘lërë’ Greqinë e të kthehet në vend. Ai i ka bërë thirrje Kurtit ta lërë sipoziumin e partive të majta në Greqi sepse sipas tij ka kush merret me to dhe të kthëhët në Kosovë e të merret me problemet e vendit “Situata është pothuajse alarmante. Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme! Kryeministër, lëre të majtën se…
Një aksident automobilistik është bërë shkak që Bulevardi Zogu I në Tiranë të bllokohet tërësisht. Mësohet se një automjet që ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi ka përplasur një automjet tip “Audi Q8” të parkuar dhe u kthye 90 gradë në vend. Drejtuesi që shkaktoi përplasjen ka marrë lëndime të lehta.
7 drejtues automjetesh janë vënë në pranga nga kontrollet e ushtruara në 24 orët e fundit në vend, mes të cilëve 6 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim të automjetit pa leje drejtimi. Gjithashtu janë ndëshkuar me gjobë 1789 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ndërsa janë pezulluar 35 leje drejtimi. Mes tyre 26 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 78 km/h në qendrat e banuara deri në 179 km/h në rrugën interurbane Vlorë-Fier, dhe 9 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Ndërsa shumë njerëz e kanë të vështirë të kursejnë para, ka edhe të tjerë që dinë jo vetëm se si të kursejnë para, por edhe se si t’i shumëzojnë ato. Astrologjia argumenton se kjo nuk është thjesht e rastësishme. Shikoni 4 shenja që ka më shumë të ngjarë të bëjnë një pasuri. Dashi Dashi është shenja që ka shumë të ngjarë të pasurohet, sepse ai di të gjejë ide se si të fitojë para. Ju mund të shihni hapat e një Dash në krye të një fillimi të suksesshëm ose të jeni prapa blogut jashtëzakonisht të suksesshëm që ju pëlqen.…
Asnjë humbje jete nga COVID-19 në vend, teksa Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 8 raste të reja në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Në 24 orët e fundit janë kryer 4136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 8 qytetarë në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 1…
Jasmina vendosi të dilte çift me Andin nga “Për’puthen”, por historia e tyre përfundoi shumë shpejt. Xhelozia dhe grindjet e shpeshta u bënë shkak që ata të ndanin rrugët me njëri-tjetrin. U përfol se këngëtarja Diona Fona, me të cilën Andi bashkëpunoi për një këngë, ishte arsyeja kryesore pse ata të dy u ndanë. Mirëpo e ftuar në “Soiree” së fundmi Diona ka treguar se mes saj dhe Andit nuk ka pasur kurrë asgjë më shumë përtej shoqërisë e punës. “Ç’ka duket në televizion, nuk është e vërteta. Gjithmonë duhet të lesh hapësirë që të mendosh që është ndryshe historia.…
Dashi Dashuria: Në dashuri ju nuk keni nevojë të fitoni betejat, por t’i sheshoni ato. Ju do të keni favorin e Venusit për disa çështje të zemrës. Beqarët mund të bëjnë miq të rinj që do të marrin drejtimin në dimensione të reja. Merrni shansin për të bërë për vete personin e dëshiruar. Puna: Momente me fat për të filluar projekte të reja ose për të arritur qëllime të rëndësishme të karrierës. Demi Dashuria: Ju do të ndjeni një nevojë të fortë për partnerin tuaj dhe nuk mund të prisni për të marrë strehim në krahët e tij! Ju keni…