Author: tirana

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një mbledhje me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit në vend, ku zhvilloi një autokritikë të gjatë të stilit komunist mbi punën e bërë keq nga ana e uniformave blu. Rama në fjalën e tij u ndal dhe tek punonjësit e policisë së shtetit të shpallur në kërkim dhe të arrestuar në lidhje me trafikun e drogës drejt Italisë, ku theksoi se është gjë e mirë që këta individë të ekspozohen dhe të marrin ndëshkimin e merituar.

Read More

Pas shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Apelit Tiranë, Zegjine Sollakut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra një tjetër gjyqtare të Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Lindita Sinanaj. Bëhet me dije se Sinanaj është pezulluar nga detyra pasi KPK konstatoi probleme me burimet e pasurisë.Procesi i saj i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Suela Zhegu. Lindita Sinanaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Prej vitit…

Read More

Zbardhen detaje të reja nga operacioni “Gjysmëfinalja” kundër lojërave të paligjshme të fatit, ku u angazhuan 1100 efektivë policie dhe ku u arrestuan në total 35 persona. Gjatë aksionit, policia kontrolli 656 ambiente, prej ku sekuestroi 15 kompujtera, 5 makineta për lojëra fati, 16 tableta që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale, të cilat shërbimin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Emrat e të arrestuarve: – Tiranë. Në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja” nga DVP Tiranë dhe Komisariateve në varësi u bë arrestimi…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka deklaruar se në vend do të nisë vaksinimi anti-COVID i qytetarëve “derë me derë”. Ky vendim ka ardhur pas dështimit të qëllimit fillestar për vaksinimin e 70% të amerikanëve deri më 4 korrik dhe dëshirës për intensifikimin e fushatës për arritjen e imunitetit të tufës. “Tani do të duhet të shkojmë nga komuniteti në komunitet, nga lagje në lagje dhe nga ‘dera në derë’, literalisht do të trokasim në dyert e shtëpive për të ndihmuar njerëzit dhe t’i mbrojtur nga virusi i COVID-19”, tha presidenti. Presidenti amerikan, ditën e djeshme…

Read More

Orinda Huta dhe Turjan Hysko së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja bukuroshe është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe pritet që të sjellë në jetë një vajzë. Teksa po shijon ende pritjen e ëmbël, prezantuesja e dashur për publikun shqiptar është shumë aktive në Instagram dhe sëfundmi ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetin social. Ndër të tjera, ajo ka folur për momentet më të vështira gjatë shtatzënisë. Megjithëse e ka prekur më parë si temë, Orinda ka rrëfyer edhe njëherë periudhën kur zbuloi se kishte Covid, teksa tregoi se ka pasur edhe…

Read More

Instituti i Shëndetit Publik theksoi se në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë rast me variantin ‘Delta’, i koronavirusit, i cili tashmë është përhapur me shpejtësi dhe në vendet Rajonit. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pohoi po ashtu se nuk ka asnjë rast të konfirmuar, por më qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe të turistëve shumë shpejt mund të jetë prezent edhe në vendin tonë. ‘Deri në këtë moment nuk ka të konfirmuar asgjë për sa i përket variantit ‘Delta’. Besoj se shumë shpejt do të vij tek ne, fakti që jemi disi të qetë është fakti se nuk…

Read More

Anglia është finalistja tjetër e Kampionatit Europian. Skuadra e Gareth Southgate ka arritur mes shumë vështirësish të fitojë me Danimarkën pas 120 minutash me shifrat 2-1, pas një tjetër ndeshje të jashtëzakonshme të këtij kompeticioni të paharrueshëm ndër breza. Anglia e nisi me shumë vrull ndeshjen me ndjenjën për ta mbyllur sa më shpejt çështjen e kualifikimit, por nuk ndodhi kështu. Me kalimin e minutave Danimarka mori terren dhe e ekuilibroi betejën, duke vizituar portën e Pickford. Madje golin e parë e shënuan pikërisht miqtë. Ishte talenti i Sampdorias dhe një nga yjet e këtij Europiani, Mikkel Damsgaard, i cili…

Read More

Pas disa mrekullive, Danimarka bie ndaj Anglisë. Skuadra e Southgate gjen avantazhin. Sterling merr krahun në të djathtë, Maehle e pengon: për Makkiele nuk ka dyshime dhe penallti. Më pas vjen edhe konfirmimi i VAR që ka analizuar rastin. Nga pika e bardhë shkon kapiteni Harry Kane, i cili godet në të majtën e portierit Kasper Schmeichel, që bën mrekullinë duke e pritur por topi mbetet aty dhe me fat sulmuesi i Tottenham e çon në rrjetë duke shpërthyer tifozerinë angleze në stadium.

Read More

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, po zhvillon një vizitë në Prishtinë ku u shpreh se Kosova ka shënuar përparim mbresëlënës drejt demokracisë. Gjatë qëndrimit në Prishtinë ai është surprizuar nga një qytetar, Idriz Makolli i cili i shprehu mirënjohjen dhe i dhuroi një fotografi nga viti 1999 ku protagonist ishte Clark.

Read More

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ndodhet në stadiumin Uembli të Londrës, ku po shikon gjysmëfinalen e Europianit mes Anglisë dhe Danimarkës. Në stadium ai ka takuar edhe kryeministrin britanik Boris Johnson, me këtë të fundit që mbante veshur edhe fanellën e “Tre Luanëve”. Foton e ka postuar vetë Duka në rrjetet sociale, teksa thotë se po shijon një birrë me kryeministrin britanik.

Read More

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti thotë se varianti “Delta” i COVID-19 është 40% më i transmetueshëm në krahasim me variantet e tjera. Në një intervistë televizive se ndonëse transmetueshmëria mbetet e lartë, simptomat e këtij varianti janë më të lehta dhe nuk ka vend për frikë dhe panik. Por çfarë shenjash ka ky variant tek trupi i njeriut? Simptomat kryesore të variantit “Delta”, thotë z. Alimehmeti, janë dhimbje koke, dhimbje grykësh dhe rrjedhje sekrecionesh nga hundët. Mjeku pohon se ata që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës për COVID-19 janë më të mbrojtur nga variantet e reja. Ministria e Shëndetësisë…

Read More

Në seancën e parë përballë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjyqtari i Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi, u ballafaqua me një denoncim të ri, përmes së cilit ngrihen dyshime për fshehjen e një apartamenti të prenotuar në vitin 2014 në vlerën e 68 mijë eurove. Denoncimi iu bashkua ankimit të Komisionerit Publik për Ngresin, i cili kundërshton vendimin e konfirmimit të KPK-së për kriterin e pasurisë. Sokol Ngresi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve 2000 dhe punon prej vitit 2005 në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i…

Read More