Author: tirana

Policia italiane ka kryer një aksion kundër një shqiptari 37-vjeçr O.K, për shkak të së shkuarës së tij kriminale, të mbushur me vjedhje grabitje e mashtrim. Burri konsiderohet nga hetuesit të jetë një mashtrues serial. Rezidenca luksoze është regjistruar në emër të bashkëjetueses 36-vjeçare të shqiptarit, me precedentë për vjedhje. Po ashtu një depo maksimale industriale prej 520 metra katrorë është bashkangjitur pronës, zyrave dhe tokës së sekuestruar për një vlerë totale prej rreth dy milion euro.

Read More

Ministria ruse e mbrojtjes publikoi sot pamjet ku dy gjuajtësit e saj Sukhoi Su-30 shoqëronin nga afër avionin ushtarak transporues amerikan Boeing P-8 Poseidon, gjatë patrullimit mbi Detin e Zi, që sipas Moskës po i afrohej kufijve të hapësirës ajrore ruse. Autoritetet thanë se ngritën dy gjuajtësit kur në radarë u pikas objektivi që i afrohej hapësirës ajrore ruse. “Gjuajtësit identifikuan objektivin ajror si Boeing P-8 Poseidon dhe e shoqëruan mbi Detin e Zi”, tha këshilli i mbrojtjes. Avionët Poseidon kanë nisur shërbimin me marinën e SHBA në 2013, dhe kryejnë operacione kundër anijeve e nëndetëseve.

Read More

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi mori pjesë në Konferencën e Donatorëve në kuadër të titullit “Tirana – Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, e cila u organizua në ambientet e amfiteatrit pranë Universitetit të Arteve të Tiranës dhe bëri bashkë aktorë të shumë dhe donatorë për t’u njohur me programin dhe mundësitë e bashkëpunimit mes palëve të interesuara. Ministrja Kushi u shpreh se arsimi cilësor dhe punësimi dinjitoz janë sfidat më të mëdha për rininë. Për këtë po punohet fort për t’u ofruar të rinjve një të ardhme shumë më të mirë këtu në Shqipëri. Ajo tha se…

Read More

Një video po qarkullon në rrjete sociale ku shihet se si në Elbasan makina e policisë transporton hekura. Në video, duket efektivi, i veshur me uniform policie, që nënkupton se mund të jetë në orarin zyrtar të punës. Por, në vend që të shërbejë në funksion të sigurisë dhe rendit, ai nuk po patrullon me automjetin në qytet, por po mbush bagazhin me hekura. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Fushë Mbret të qytetit.

Read More

Konkurrentja e “Përputhen +40”, Shqipja ishte këtë pasdite e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”. Ajo rrëfeu historinë e saj të vështirë, mes dhunës dhe intrigave nga ish-bashkëshorti dhe familjarët e tij. Shqipja tregoi se vjehrri bëhej shkaktar i zënkave të saj me të shoqin. “Vjehrri vjen nga puna me disa shtiza dhe ja jep vajzës së vogël. Unë ja heq dhe i them se nuk janë lodra. Ai ia jep sërish, unë prapë ja largoj. Të tretën herë vjehrri i mori dhe ja dha. Unë i hodha nga korridori në bahçe, me idenë që kjo nuk është një lodër. E…

Read More

Italia ka shpërthyer në festë pasi mundi që të kalonte në finalen e Euro 2020. Tifozët në Cuneo festuan pas përfundimit të ndeshjes duke mos pyetur për rregullat e Covid dhe as për ligje. Dhe për shkak të thyerjes së rregullave ka ndodhur një aksident ku është përfshirë edhe një shqiptar. Ai ka përplasur një motor me dy pasagjerë dhe e gjithë ngjarja është regjistruar nëpër telefonat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, të cilët siç duken nga pamjet shokohen pas asaj që ndodh. Shqiptari po drejtonte një makinë tip Fiat Punto dhe teksa po kryente disa manovra në shesh…

Read More

Sallata jeshile është një nga ushqimet më të rekomanduara për shëndetin e njeriut. Ajo është e shijshme dhe shumë e pasur në vlera ndaj mjekët rekomandojnë konsumin e saj të rregullt çdo ditë. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për aspektet më të rëndësishme të mbjelljes së saj në kushtet e shtëpisë. Koha e duhur për mbjelljen e sallatës Stinët luajnë një rol domethënës në suksesin e rritjes së sallatës jeshile. Nëse e mbillni atë në pranverë, sigurohuni që ta bëni këtë me përfundimin e ngricave. Nëse zgjidhni dimrin, duhet të masni temperaturën e tokës dhe të siguroheni…

Read More

Gilberta Simoni dhe Ilir Lara janë konkurrentët e parë të “Për’puthen +40” që dolën dje nga programi çift. Dyshja e famshme tashmë për publikun shqiptar ishte sot e ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE” me Erjona Rusin dhe Flori Gjinin. Ata folën për planet e së ardhmes dhe treguan se çfarë do të bëjnë tani me përfundimin e rrugëtimit të tyre televiziv në programin e dashurisë. Kur Erjona i ka pyetur nëse do të martohen apo do të bashkëjetojnë tani, Iliri është përgjigjur: “Jemi duke u kuptuar dhe menduar për shumë gjëra. Jemi duke llogaritur se çfarë mund të bëjmë më…

Read More

Luana Vjollca i surprizoi dje të gjithë teksa lançoi koleksionin e saj të kapeleve dhe çantave të plazhit në bashkëpunim me “IXI Store”, “The Royal Jungle” (Xhungla Mbretërore). Ndërkohë që kategoria e parë “Wild Nature” (Natyra e Egër) u prit mjaft mirë nga fansat e personazhe të njohur të showbizit duke shënuar një tjetër sukses të autores dhe moderatores së “Shiko kush LUAN” dhe “Take Me Out Albania”, prezantuesja bukuroshe na tregoi sot se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, madje është thjesht fillimi. View this post on Instagram A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca) Ylli i ekranit…

Read More

Simone Inzaghi foli të mërkurën për herë të parë si trajner i Inter. Zikaltërit janë kampionë në fuqi dhe objektivi sipas tij është të mbrohet titulli. “Synimi është që të vijojë me suksese. Erdha te një ekip që ka fituar titullin që ka lojtarë të mirë dhe entuziastë. Takova edhe tifozët dhe më thanë që është një ekip që jep gjithçka në fushë dhe kështu do të jetë”. Trajneri i Inter tha se drejtuesit i kanë premtuar një ekip të fortë dhe konkurrues në çdo turne. Inzaghi foli edhe për synimin në kupat e Europës. “Synimi është që të kalojmë…

Read More

Festivali i Filmit në Kanë riktheu yjet në tapetin e kuq, ndërkohë që maskat mbrojtëse dukeshin histori e shkuar. Nuk kishte asnjë distancë shoqërore në tapetin e kuq, ndërkohë që rregulli për të mos u puthur u shkel që në nisje të presidenti i festivalit Pierre Lescure. Edhe drejtori i festivalit Thierry Fremaux, i cili kishte insistuar për këtë ndalim, e lejoi Bong Joon-ho ta përqafonte. Ndërsa shkëlqimi i festivalit është reduktuar këtë vit, teksa shumë festa janë anuluar, shumë yje të Hollywood-it, duke përfshirë Timothee Chalamet, Nicole Kidman dhe Matt Damon, pritet të tërheqin vëmendjen në Kanë deri në…

Read More

Në Tiranë, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, Arben Kraja, tha sot se arrestimet e dy grupeve të mëdha së fundi, për trafik narkotikësh me Italinë dhe abuzime fondesh në Lushnje, janë vetëm fillimi i punës së shtuar të SPAK në goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në një konferencë të përbashkët me përfaqësues të prokurorisë dhe qeverisë, ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, u bëri thirrje prokurorëve të dyfishojnë punën pas reformës në drejtësi dhe të shtojnë rezultatet në luftën me krimin dhe korrupsionin. Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, tha në konferecën me kolegë shqiptarë dhe diplomatë…

Read More